Finalet janë në prag, Brazili nuk ka sulmues

anazapta

Botërori është në prag, por kur na ndajnë vetëm katër muaj nga starti, trajneri i Brazilit, Felipe Skolari, ende nuk ka gjetur një numër 9 të denjë për fanellën e pesë herë kampionëve të botës. Për këtë arsye, trajneri pohon se mund të ketë ende shanse për ish-sulmuesin e Interit, Adriano, i kthyer në vendin e tij prej kohësh, pa mundur të shkëlqejë. Skolari është gati ta thërrasë përsëri nëse lojtari me nofkën “Perandori” do të tregojë se është kthyer sërish në një futbollist të vërtetë, larg skandaleve të jetës së natës. “Nuk kemi një titullar fiks, si Ronaldo më 2002”, tha Skolari. Ai nuk e përmendi me emër Adrianon, por pranoi ekzistencën e presionit nga media dhe tifozët për ta parë sërish sulmuesin me fanellën e Brazilit. Ish-sulmuesi i Interit, pas eksperiencës negative me Korinthians dhe Flamengon, kërkon rikthimin me fanellën e Atletiko Paranaenses, duke shfrytëzuar mungesën e përkohshme të një lideri të zonës si Fred, që ende nuk është në momentin e tij më të mirë. Në fund gjithsesi, ashtu siç ndodhi dhe në Kupën e Konfederatave, i përzgjedhuri mund të jetë sërish Zho, ish-sulmuesi i CSKA-s së Moskës dhe Manchester City-t, që i duhet të demonstrojë se është ende një nga elementët më të mirë të Atletiko Mineiros.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *