Ku po shkon Shqipëria?

anazapta

E djeshmja ka dëshmuar vazhdimisht se nuk mund të vësh bast të sigurt për atë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen me politikën shqiptare dhe vetë Shqipërinë. Çfarë duket e sigurt sot, kthehet në të kundërtën e saj nesër. Megjithatë, “The Economist Intelligence Unit”, një agjensi e njohur britanike, e ka bërë një gjë të tillë. Ka vënë “bast” me parashikimet e saj për të nesërmen e Shqipërisë. Duke nisur me bindjen se Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në qershorin e këtij viti, se reformat e pritura nga qeverisja e re e majtë e vendit kanë shumë gjasa të jenë të suksesshme, se Lulzim Basha do ta ketë të vështirë të krijojë figurën e liderit të PD-së, se Sali Berisha do vazhdojë të jetë një figurë e dorës së parë në atë parti dhe se Ilir Meta do të vazhdojë të jetë Kingmaker-i i politikës vendase.

Raporti bën një numër parashikimesh për të nesërmen e vendit, raportet e reja politike të krijuara mbas zgjedhjeve të 23 qershorit dhe ndryshimit të ngjyrës së qeverisjes dhe trendin e ekonomisë vendase, të parë dhe në plan rajonal.

Në pjesën e parë të raportit ofrohen të dhëna të përgjithshme për vendin, të cilat shkojnë që nga shënjimi i sipërfaqes së vendit, numri i popullsisë sipas censusit të fundit të vitit 2011 e deri tek monedha lokale e festat zyrtare. Plot 11 të tilla. Madje duke theksuar edhe se nëse dita e festës zyrtare bie të shtunë ose të diel, një tjetër ditë pune bëhet pushim në javën pasardhëse.

Në kapitullin “Struktura politike”, thuhet se Shqipëria ka miratuar me referendum në 22 nëntor 1998 Kushtetutën e re të saj, e cila ka hyrë në fuqi një javë më pas, në 28 nëntor.

Përmend numrin prej 140 deputetësh, zgjedhjet e mbajtura më 23 qershor 2013, datën 15 shtator 2013 si ditën kur u konstituua qeveria e re e koalicionit PS-LSI dhe jep emrat e gjithë kabinetit qeveritar, të Kryetarit të Kuvendit dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Më pas ofrohen të dhëna të përgjithshme për ekonominë për katër vitet e fundit, nisur me GDP-në e ndryshimet e saj në vite duke nisur me 2009-n.

Specifikohet se peshën kryesore të GDP-së e zë agrikultura me 17.8 për qind, industria me 10.1 për qind e më pas ndërtimi me 9.7 për qind e transporti me 5.1 për qind. Gjithë shërbimet e tjera zënë një peshë specifike prej 24.3 për qind. Totalin e eksporteve shqiptare në masën 35.7 për qind e zënë mineralet, karburantet dhe energjia elektrike dhe po këto zëra, zënë dhe shumicën e importeve me 20.9 për qind. Shqipëria eksporton gjithashtu tekstile dhe këpucë, kryesisht produkte të industrisë fasone në masën 29.1 për qind, materiale ndërtimi, përgjithësisht çimento, ushqime, pije të ndryshme dhe duhan. Makineritë zënë vendin e fundit në listë me vetëm 3.6 për qind të eksporteve dhe vendin e dytë në listën e importeve me 18.4 për qind.

Eksport-importet e Shqipërisë, si destinacion të parë kanë Italinë fqinje, Spanjën, Kosovën dhe Turqinë vetëm eksportet e Greqinë, Kinën dhe Gjermaninë importet. Këto të dhëna janë siguruar për “The Economist” nga një numër burimesh të ndryshme dhe të pavarura, nga Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave dhe burimeve të tjera.

 

SITUATA POLITIKE

“Qeveria e re e cila ka marrë 83 mandate parlamentare nga 140 gjithsej… ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, krahasuar me qeverinë paraardhëse”, shkruhet në raport. “The Economist” analizon se kjo shumicë ka mundësi të qarta për miratimin e më pas dhe zbatimin në praktikë të legjislacionit për një sërë reformash, që përfshijnë luftën kundër korrupsionit, efikasitetin e administratës publike, rritjen e pavarësisë të pushtetit gjyqësor dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Por gjithashtu, edhe shpejtimin e procesit të integrimit në BE.

Sipas raportit, në krahasim me të shkuarën, e ardhmja e reformave duket optimiste, por problemet shumë komplekse me korrupsionin gjerësisht të përhapur, mund të krijojnë megjithatë, pengesa në zbatimin e tyre.

 

RAMA, META, BERISHA, BASHA

Katër personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare përmenden me emër në raport, nëpërmjet një CV-je të shpejtë dhe domethënëse. I pari, Rama, një nga dy aktorët kryesorë të shumicës së re qeverisëse, vizatohet me disa linja të shpejta. Është interesante të shihet se The Economist vë re, para së gjithash, profesionin fillestar të Edi Ramës dhe formimin e tij si artist përpara se të bëhej pjesë e politikës. Sipas tij, Rama i provoi aftësitë e tij politike si një kryebashkiak i suksesshëm i kryeqytetit, Tiranës, kur përgjatë tre mandateve radhazi, 2000-2011 “realizoi ndryshime spektakolare…”, vëzhgimi britanik nënvizon se, ndryshe nga Berisha në partinë e tij të cilën e drejtoi me dorë të hekurt për më shumë se dy dekada deri në dorëheqjen e tij, Rama e ka fituar pozicionin drejtues në PS duke u ndeshur me një mori sfidash përballë të vjetërve në parti. Në vitet e fundit, përmendet se ai ka konsoliduar grupin e tij në lidershipin e PS-së dhe e ka rrethuar veten me një brez të ri politikanësh dhe aktivistësh, një pjesë të të cilëve i ka thirrur edhe si anëtarë të kabinetit qeveritar.

Raporti e përmendi kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI-së, si aleatin strategjik të PS-së në qeverisje. Ilir Meta quhet si një ish-kryeministër socialist, i ndarë nga PS-ja në vitin 2004 kur themeloi LSI-në dhe konsiderohet si një nga shkaqet që socialistët patën dy humbje të njëpasnjëshme elektorale. “Meta e rifitoi (në vitin 2013) pozicionin e tij si ‘Kingmaker’, një rol të cilin ai e mori që mbas zgjedhjeve të vitit 2009.” Raporti konsideron se Meta do të kërkojë që qeveria e tij të trajtohet si partner i barabartë në koalicion. “Kjo mund të krijojë edhe tensione në gjirin e koalicionit.”

Ndërsa duke gjykuar lidershipin e opozitës, humbja elektorale e së cilës shënoi edhe fundin e një epoke 22 vjeçare me dorëheqjen e zotit Berisha, raporti parashikon vështirësi në krijimin e figurës së liderit nga pasuesi i tij, zoti Basha. Basha shihet si një politikan me eksperiencë që ka mbajtur portofolin e tre ministrive të ndryshme në qeveritë e drejtuara nga zoti Berisha. “Ish-lideri Berisha do të mbetet një figurë influente dhe me të gjitha gjasat do të jetë ai që do të udhëheqë zotin Basha në përpjekjet për të rikthyer popullaritetin e PD-së.”

 

MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE

Raporti kujton se integrimi evropian është një prioritet i politikës së jashtme shqiptare. Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në prill të vitit 2009, por për tre vjet Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se “Shqipëria nuk ka qenë gati për të marrë statusin e vendit kandidat.”

Shënohet fakti se në vitin 2012, Shqipëria kreu një reformë elektorale dhe juridike që u pasua nga përmirësimi i rregullores së Kuvendit dhe ligji për administratën publike, çfarë ishin pika kyçe në kërkesat për integrimin evropian të vendit.

Një vit më pas, zgjedhjet e përgjithshme të vëzhguara nga ndërkombëtarët, u konsideruan të mbajtura sipas standardeve evropiane, një gjë e tillë solli si rezultat final rekomandimin pa kushte të Komisionit Evropian në progres raportin për Shqipërinë, të tetorit 2013, në të cilin rekomandohej dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipëri-në. “Ministrat e jashtëm të BE-së në mbledhjen e 17 dhjetorit pranuan me shumicë rekomandimet e komisionit, por vendosën për një shtyrje të dhënies së statusit deri në qershor të vitit 2014, duke kushtëzuar atë me progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ne presim që Shqipëria të bëhet një vend kandidat i BE-së në mes të vitit 2014”, paralajmëron raporti i ‘The Economist’. Megjithatë, Shqipërisë i nevojitet të plotësojë edhe pesë kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian, përpara se të nisë bisedimet për pranimin në BE. Këto kushte lidhen me reforma të mëtejshme që lidhen me administratën publike, gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshi dhe të drejtat e komunitetit rom.

Shqipëria do të vazhdojë të forcojë lidhjet e ngushta me Kosovën. Sipas raportit, Tirana zyrtare e ka distancuar veten nga nacionalistët që kërkojnë “Shqipërinë e madhe”, bashkimin e popullsisë shqipfolëse në rajon në një shtet të vetëm.

 

EKONOMIA

Gjendja ekonomike quhet trashëgimi e vështirë; me një rritje të ngadaltë të GDP-së në dy vitet e fundit, 2012-2013. Shënohet rënia serioze e mbledhjes së të ardhurave fiskale gjatë vitit elektoral, vit gjatë të cilit, deficiti buxhetor shpërtheu. Nënvizohet fakti që PD nuk kishte ripërtërirë marrëveshjen me FMN, që skadoi në 2009 dhe fakti tjetër që borxhi publik ishte rritur në vitet e fundit. Përkundrejt këtyre, qeveria e re ka përqafuar një strategji afatmesme për uljen e deficitit buxhetor dhe reduktimin e borxhit publik duke kërkuar dhe ndihmën e FMN-së. Ndihma nga FMN konsiderohet e nevojshme në kushtet kur eksportet shqiptare dhe remitancat e emigrantëve shqiptarë nuk parashihet të rriten.

Raporti e konsideron si një përpjekje për ta bërë më miqësor imazhin përpara investitorëve të huaj propozimin e bërë në mesin e tetorit të vitit të kaluar për zgjidhjen përmes bisedimeve bilaterale të mosmarrëveshjeve me grupin CEZ, të cilit ju hoq licenca e operimit në Shqipëri nga qeveria Berisha. CEZ ka kërkuar arbitrazh ndërkombëtar në maj të vitit 2013. Raporti jep gjithashtu konsiderata për politikën fiskale, monetare dhe rritjen e pritshme ekonomike. Rritja anemike e vitit 2013 shihet e lidhur edhe me recensionin në eurozonë dhe sidomos me problemet e Italisë dhe Greqisë, dy vendet me të cilat Shqipëria është partner i ngushtë ekonomik. I gjithë raporti është një pasqyrë e asaj që pritet të ndodhë në Shqipëri në këtë vit. Ai ka një rëndësi kritike sepse në një mënyrë apo një tjetër, është dhe një guidë e besueshme edhe për investitorët e huaj, por dhe për marrëdhëniet bilaterale të Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë. Mbetet të pritet sesa ai do të verifikohet në praktikë.

Share This Article
7 Comments
  • pabesi dhe eksperte injorante nese nuk zhvillohene zgjedhje demokratike dhe vendine ta udheheqin vertete ata qe votone poplli kure nuk behete shqiperia dhe keto qe thote ky i ka te detyruara nga vendi i tije qe mbane gjalle armikune dhe hajdutine nume 1 te shqiperis damir fazllicin qe ketu ka pabesi veteme verdikti i popullite dhe zbatimi i ligjite po besoje te keta anglez baballarete e botes qe dhe shqipaeria jone te behete si anglia se qe te jeshe 8 vite ne pushtete dhe ta shkatroshe vendine tende dhe te vrasesh popullin tende pa asnjelloj faji dhe te jeshe me ne politike dhe parlamente dhe vazhdone ta mbashe penge vendine tende kjo nuk lejohene pa pyeti bene vaki kjo ne angli pra keta vendosene te jene ne keto poshte qe jane e nje tavoline te pabese qe komandohete nga anglia dhe amerika

  • ne shqiperi komandojne shqipfolsit dhe jo shqiptaret keta shqipfoles te mbeshtetur fuqishem nga kongresmen amerikan dhe ambasador te zgjellur sic i zgjedhe tipi sali ne amerike e kan marre peng demokracin dhe ekonomin shqiptare prandaj keta rrine ne pushtet dhe ja delegojne pushtetin njeri tjetrit her ate qendrore dhe ate lokale , prandaj eshte e kot qe me voten e lire te nderrojme pushtet politik dhe ate ekonomik , pra keta me pushtetin politik qe e sigurojne ne tavolin nga ambasadori amerikan dhe nga klika europjane per mos tu prishur me ameriken nuk ndikojne ne sistemin shqiptare te diktuare nga ambasadori amerikan aleati yne strategjik per te mire te shqiptareve na e kan lene kete sistem qe keta shqipfoles po e mbajne penge ekonomin shqiptare qe te ushqejne disa kongresmen amerikan ne amerike se atje po te kapen duk ngrene taksat e tyre te rrasin brenda sic ja bene atij gurvenatorit te obames qe deshte te shiste ate postin apo dicka e tille , prandaj , keta kongresmen perkrahin keto lloj politikanesh sic eshte shqipera , se ketu villet shum kollaj dhe , nje pjes e madhe e pasurive te ati vendi shkojne ne xhepat e ketyre kongrsmenve amerikan nga pasuria e shqiptarve qe jane pa buk ne token e te pareve , prandaj kjo situat do te vazhdoje per deri sa ati vendi nuk i dalin per zot popullata atoktone .

  • Lorenc je i madh por nuk e di cfare shperblimi te dha Edi pas 8 viteve lufte kunder gjithe atyre barboneve te PD-se. Ishe analist luftarak i se majtes dhe pse i vetem ndonjehere mes gjithe atyre analisteve te Pd-se ,serish triumfoje. Suksese!

  • GDP- ja nominale per fryme te populltates eshte treguesi kryesor per ekonomine e nje vendi. Ky tregues nuk ka ndryshuar ne vendin tone qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes, megjithe inflacionin dhe rritjen e cmimeve ne tregun boteror te produkteve kryesore qe prodhon dhe shet Shqypnia ne tregun Boteror: Energjia elektrike, kromi dhe nafta. Me fjale te tjera kjo do te thote se ne sa pozite miserbalel gjendet PRODHIMI shqyptar, qe duket me se miri nga faqja e internetit me poshte:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

    ku jane paraqitur tre grafike te GDP-se per fryme: USA, BE dhe Shqypnia jone pa fat. Me nje tregues prodhimi nominal 3800 USD GDP per fryme ne vit kalendarik vendi per vitin 2012 vendi yne renditet ne fund te shteteve mjerane te Botes ku popullta e shtyn diten me 2-3 USD ne dite te ardhura ose me kuptueshem me 2-3 mije LEKA te vjetra ne dite duhet te jetoje cdo shqyptar ne shtetin e xhungles qe i ka siguruar politika jone kombetare. Kur do te ndryshoje situata? Pergjigja eshte fare e thjeshte dhe ate ja jep nastradini sepse Lorenc Vangjeli nuk e thote ne shkrimin e tij dacibao ne revisten JAVA:

    Situata do te filloje te ndryshoje kur grafiku i GDP-se te filloje te rritet perpjete dhe t’i afrohet grafikut te BE-se dhe SHBA-s dhe kur Edi Rama do te filloje te mendoje si te RILINDE prodhimin shqyptar me TVSH te larte dhe te heqe dore nga RILINDJA E 29 nentorit te ZI dhe LANC-et kriminale te Enver Hoxhes qe mbollen MURTAJEN bolshevike ne trojet tona dhe frenuar zhvillimin ekonomik te vendit si te gjitha shtetet e tjera te Botes Demokratike.

  • Shqiperia po shkon ne rrugen qe shqiptaret e enderruan me thirrjet, E duam Shqiperine si gjithe Europa.
    Por problemi i Edi Rames, eshte se ai eshte shume i lexueshem ne aksionin e tij per te ndertuar nje Shqiperi europiane e demokratike.
    Dhe pse eshte i lexueshem, Saliu dhe sallinjte e kane kuptuar se cfare i pret ne nje te ardhme, jo shume te larget dhe per kete po perplasin kembet, sa munden, duke dale edhe hapur fare ne kundershtim te ligjit,qe gerthasin se kerkojne te mbrojne nga antiligji Rama.
    Rasti i furgonave, duke dale hapur kunder ligjit qe vete kane miratuar, kur ishin ne pushtet, tregon friken e madhe qe keta dylbere te demokracise, kane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *