Një aksident në autostradën Tiranë-Durrës ka shkaktuar dy të plagosur. Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Marikaj. Një mjet tip Benz dhe një maunë janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Identiteti i të plagosurve nuk është bërë ende i ditur, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
