Për 13 vjet Joaquin “El Çapo” Guzman fshihej në malet perëndimore të Meksikës, ndërsa autoritetet kapnin ose vrisnin drejtuesit e çdo grupi që sfidonte kartelin e tij të konsideruar si “maja” e trafikimit global të drogës
Ndërsa historia e Guzman, i cili nga një fshatar i rëndomtë arriti të pozicionohej në listën e miliarderëve të revistës “Forbes” u kthye gati-gati në një legjendë, bindja e përgjithshme se ai ishte lordi i drogës më i fuqishëm në botë, e bënte atë më të kërkuarin, e njëkohësisht më të paprekshmin. Por vitin e fundit, autoritet filluan ta ngushtonin rrethin e të besuarve të tij.
Më 13 shkurt, një burrë i njohur me nofkën “19”, të cilin zyrtarët e konsideronin si shefin e ri të vrasësve të kartelit të Sianloas, u arrestua me dy të tjerë në qytetin bregdetar të Mazatlan. Katër ditë më vonë, një anëtar i rangjeve të larta të Sinaloas u kap së bashku me 4.000 tranguj dhe banane të mbushura me kokainë. Ndërsa nga mesi i javës së kaluar të paktën 10 “xhelatë” të organizatës u arrestuan.
Agjentët mësuan se Guzman, 56 vjeç, kishte nisur të zbriste nga malet e tij të izoluara, për të dëfryer në qytetet Culiacan dhe Mazatlan. “Ky ishte gabimi i tij fatal”, thotë Vigil një ish-oficer i DEA-s.
Duke punuar mbi informacionet e ofruara nga truprojat e Guzmanit, marinsat meksikanë depërtuan në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, duke shkallmuar derën kryesore. Ndërsa ata hynin me forcë në banesë, Guzman rrëshqiti në një kalim sekret, dera e fshehtë e të cilit ishte e vendosur poshtë vaskës në banjo. Shkallët të çelikut të çonin në një rrjet tunelesh të lidhura me kanalet e ujërave të zeza. Këto lidhnin gjashtë shtëpi të tjera në Culiacan.
Guzman iku në jug të Mazatlan. Ekipi i agjentëve amerikanë të DEA-s ngritën një bazë operacioni me marinsat meksikanë dhe u vunë në ndjekje të tij.
Të shtunën në mëngjes, mbretërimit të El Çapos i erdhi fundi ( dhe pa një të shtënë të vetme arme). Marinsat rrethuan rrugën e plazhit në Miramar dhe pallat 10-katësh me pamje nga Paqësori. Duke shpërthyer derën e një apartamenti në katin e katërt, ata kapën njeriun më të kërkuar të Meksikës.
Një banor që refuzoi të identifikohej tha se apartamenti ishte marrë me qira vetëm dy ditët e fundit. Guzman u kap me një femër të paidentifikuar, teksa të dy ishin ende në gjumë. U tërhoqën zvarrë nga shtrati, ndërsa mbi të shumëkërkuarin u ushtrua dhunë. Brutaliteti i operacionit u konfirmua edhe nga disa agjentë që morën pjesë në aksion.
Organizata kriminale e Sianloas u bë fokusi i shërbimeve të anti-drogës në Amerikë dhe Meksikë pas një varg arrestimesh, sidomos pas kapjes në korrik 2013 të “kokës” së kartelit të fuqishëm “Los Zetas”, Miguel Angel Trevino Morales. Kështu nën shënjestrën e tyre u vu “peshku më i madh” i mbetur ende në qarkullim.
Arrestimi i Guzman lehtëson shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se administrata e presidentit meksikan, Enrique Peña Nieto, ka reduktuar bashkëpunimin me SHBA-të kundër krimit të organizuar.
“Ky është, pa dyshim, suksesi më i rëndësishëm i administratës së Peña Nietos”, shprehet Raul Benitez, një ekspert i sigurisë në Universitetin Kombëtar të Meksikës.
Pas arratisjes nga burgu në vitin 2001, me një kamion që transportonte teshat e të burgosurve, Guzman jetoi nga pak kudo, në boshtin territorial Argjentinë-Meksikë, duke krijuar të ashtuquajturin “Trekëndësh të Artë”, një rajon malor të kultivimit të marijuanës në shtetet veriore të Sinaloas, Durangos dhe Chihuahuas.
Në vitin 2013, ai u shpall “armiku publik nr 1” nga Komisioni i Krimeve në Çikago, personi i dytë i konsideruar i tillë që nga “era e Al Kapones”./ Dorina Gjuzi


Po ne Shqiperi ka bosa te tille? Dhe sa jane? Ku rrine dhe sa para kane?Meksika eshte goxha shtet i madh dhe i fuqishem por i kap trafikantet me ndihmen e SHBA-se kurse ca spurdhjake si ne shqiptaret pretendojne qe ti kapin vete???!!APO ESHTE E PAMUNDUR SEPSE NUK KA BOS AQ BUDALLA QE TE ARRESTOJE VETVETEN
Bosi me i madh i droges ne Shqiperi ka imunitet politik; nuk do te kapet per 100 vjet.
Pse sa ka ndermend te jetoje ky Bosi?
Parlamenti ynë eshte plot me guzmanë. Kryeguzmani eshte sali shpellar berisha. Por nuk eshtë ne kërkim. Rilindja kërkon ta rilinde dhe kërkimi nuk bën pjese ne planet e saj. Vepron me planin guzmankatovica!?
Sa shume ja rrite vlerat o Pellumb?
bos droge pa mbeshtetje politike nuk ka por per politikane te arestuar nuk flitet, sa cudi demokracia funksionon gjithandej njesoj?