Çfarë ishte Traktati i Fëslaut?

anazapta

 I nderuar lexues! Traktati i Fëslaut ishte një traktat i fshehtë i lidhur në vitin 1867 midis Serbisë e Greqisë në Fëslau (afër Vjenës). Traktati parashikonte fillimin e luftës kundër Turqisë. Në kuadër të luftës kundër Turqisë, palët nuk lanë pa përmendur rëndësinë e Shqipërisë dhe rolin e shqiptarëve, pozita e të cilëve konsiderohej thelbësore, për shkak se zinin krahinat e ndanin pjesët greke e serbe të Turqisë Evropiane. Në bisedimet që i kishin paraprirë lidhjes së Traktatit, Serbia kishte kërkuar veç Kosovës edhe Shqipërinë Veriore, ndërsa Greqia, veç Maqedonisë donte të merrte edhe Epirin, ku përfshihej edhe Shqipëria Jugore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *