Vrau protestuesit në rrugë, urdhër arresti për ish-presidentin ukrainas

redaktor

Ukraina ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar Viktor Janukoviç, duke e akuzuar atë dhe zyrtarë të tjerë për vrasje masive të protestuesve. Ministri i Brendshëm në detyrë, Arsen Avakhov e njoftoi urdhrin sot në një deklaratë të bërë në Facebook.

Ministri i brendshëm në Detyrë tha se Janukoviç është parë për herë të fundit në rajonin prorus të Krimesë, por vendndodhja e e saktë e kreut të rrëzuar të shtetit nuk është e qartë.

Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton shkon sot në Ukrainë, për takime me udhëheqësit e rinj të përkohshëm, të cilët synojnë që vendi i tyre të ketë lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Zyra e Ashton tha se vizita e saj në Kiev përfshin diskutime mbi mënyrat se si Bashkimi Evropian mund të ndihmojë në stabilizimin politik dhe ekonomik të Ukrainës.

Dje, Kryetari i parlamentit Oleksandr Turchynov, aleat i vjetër i ish-Kryeministres Julia Timoshenko, u ngrit në postin e presidentit të përkohshëm të vendit, pas një votimi në parlament:

“Përparësia jonë është kthimi në rrugën e integrimit evropian ku edhe filloi beteja. Ne na duhet të kthehemi në familjen e vendeve evropiane dhe të kuptojmë rëndësinë e marrëdhënieve me Federatën Ruse, të gatshëm për të ndërtuar marrëdhënie të një partneriteti të ri e të drejtë të fqinjësisë së mirë,” tha zoti Turchynov.

Turchynov ka premtuar krijimin e një qeverie të re deri të martën dhe ligjvënësit kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 25 mars.

Në Ukrainë ka një ndarje të thellë mes atyre që janë për të favorizuar marrëdhëniet me Evropën dhe atyre lidhje më të ngushta me Rusinë. Presidenti i rrëzuar Janukoviç hoqi dorë nga mbështetja për një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në nëntor, duke shkaktuar protesta që çuan në largimin e tij nga posti.

Ndërkohë, protestuesit anti – qeveritarë vazhduan të qëndrojnë në kampin e tyre në Sheshin e Pavarësisë të Kievit, me gjithë votimin e parlamentit për të rrëzuar presidentin Janukoviç gjatë fundjavës.

Share This Article
4 Comments
  • E po nuk jan si ketu frikacak e (DELETED) si puna e edi rames. . Po si e ka nisur lepuri rama nuk e ka te gjat ne ate karike ku hypi. Jojo nuk e ka te gjat.

  • Saliu urdheroi berishianet e vet, te mbajne 1 minut heshtje per te vraret ne Ukrahine? Ups.
    Diten kur fillon parlamenti e keshilloj Edi Ramen te mbajne 1 minut heshtje per te vraret e Gerdecit dhe te vraret e 21 janarit.
    Besoj se ngjarjet jane identike me ato ne Ukrahine, po te shtojme edhe Cernobilin.

  • Krimineli mban heshtje,Ky maskara gjithmone cfare ben vete, e nderon edhe me 1 minut heshtje,,ska faj , ka te Drejte,Janukovic Vrau Ukrainas njerezit e Kombit te vet, dhe duhet te Arrestohet, Sali berisha Vrau Shqiptar ,dhe keta nuk jane Bashkekombas te Saliut , Saliu eshte Serb ,dhe Serbet na kane vrare gjithmone , dhe ne si popull Frikacak dhe pa Dinjitet dalim dhe mbrojme edhe pasurite qe na kane grabitur,Popull i Dhjere ndaj edhe Kurvat e Sllobodankes na Vrasin e na presin.

  • Semundja e frikes nuk i eshte ndare part.soc,qe nga koha Fatos Nanos.Do durojme edhe teatrin e Berishes,qe pikellohet per te vraret ne Ukraine, ndersa 30 te vraretne Gerdec dhe bulevard,mu para dritares se zyres,jane horra bulevardi,puciste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *