“Dy arsye madhore për të cilat duhet larguar Berisha”

anazapta

Dështimet në privatizimin e CEZ-it dhe Albpetrolit janë dy arsyet më të forta për të rrëzuar Berishën. Kryeministri në të dyja këto privatizime është i kapur, pasi ka përfituar shuma të mjame. Kështu shprehet deputeti socialist Erion Braçe.

“Sali Berisha nuk i jep “dum” krizave. Fare. Nuk e bën dot se është i kapur.

Nuk e zgjidh dot krizën energjitike (për turp të tij, shumë shqiptarë e kaluan vitin e ri pa drita)

Nuk vendos dot për CEZ Shperndarje. Nuk e bën dot se është i kapur. Thonë se mori hisen e tij kur shiti “rrjetin kombëtar të energjisë elektrike”, mori edhe më pas kur rreshtoi klientët e tij të fitonin deri në 50% nga CEZ dhe tani nuk bën dot asgjë. E kanë në dorë. Duhet të iki Berisha që të zgjidhet kriza.

E dyta, nuk zgjidh dot krizën e turpshme me privatizimin e Albpetrol (për turp të tij pasuria më e madhe e shqiptarëve është peng e një matrapazi banal).

Nuk vendos dot për tenderin e Albpetrol. Nuk e bën dot se është i kapur.

Thonë se blerësi bleu një pikturë me vlerë 100 mijë euro në një ankand bamirësie të gruas së tij vetëm 3 ditë pas vendimit të burrit kryeministër, që e bënte fitues në shitjen e kompanisë Albetrol dhe tani, nuk bën dot asgjë!

E kanë në dorë. Duhet të ikë Berisha që të shpëtojë pasuria më e madhe e shqiptarëve nga pengmarrja.

Ju dhashë vetëm dy arsye pse duhet ta largojmë Sali Berishën. Secili ka një arsye: papunësia, taksat, çmimet e larta etj! Shtojini dhe këto dhe thojeni me zë të lartë: do të largojmë Sali Berisha”, shprehet deputeti socialist.

Share This Article
1 Comment
  • More zoteri, Berisha duhet larguar edhe per nje aresye te trete, na eshte bere shum i merzitshem, na merr frika te marim ne dore telekomanden se kudo neper kanalet e Tv ai do te na cfaqet…….por ju Z. Brace, keni nje problem jo te vogel….figurat tuaja politike dhe sidomos kryesori juaj, jo vetem qe nuk te ngjall besim por perkunder………por me e keqja eshte se juve i keni edhe figurat e tjera te perlyera, jo sa Berisha dhe te tijte, por prap te perlyera……..dhe edhe ju do te beni koalicion me nje bande hajdutesh. ata te LSIs dhe kete do ta beni si edhe Berisha per te marre dhe mbajtur pushtetin qe mbahet ne kembe me parat e taksave tona……..po sikur tja lini njehere ketyre partive te vogla…..mendoi se do te jete me mire edhe perju se koha do tju pastroi nga keta te perlyerit……..me duket se ka ardhur koha qe Shqiperine ta drejtojne intelektualet e shqiprise se mesme……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *