Manchester United dhe Borusia Dortmund do të kërkojnë të vazhdojnë tendencën pozitive të skuadrave udhëtuese që u shfaq javën e kaluar, teksa do të luajnë kundër Olimpiakos dhe Zenitit në Champions League. Më e lehtë duket për skuadrën angleze, ndërkohë që gjermanët kanë shumë probleme me formacionin, për shkak të dëmtimeve të lojtarëve të rëndësishëm. Skuadra e Jurgen Klopit humbi në Hamburg të shtunën, ndoshta e përqendruar te ndeshja në Rusi, pasi në kampionat është shumë prapa. Verdhezinjve do t’u mungojnë Gundogan, Subotiç, Blaçikovski dhe Bender që do të qëndrojë jashtë dhjetë javë, ndërsa Humels është në dyshim. Reus e Levandovski janë kthyer nga dëmtimet e lehta dhe pritet të luajnë. Problem mund të përbëjnë edhe temperatura e ulëta, të cilat rritin rrezikun e dëmtimeve. Në Pire të Greqisë, United kërkon të sigurojë kualifikimin duke fituar përballë vendasve që tani nuk kanë më Kostas Mitroglu, i shitur te Fulham në merkaton e janarit. Edhe pse ka hasur shumë vështirësi këtë sezon, trajneri i anglezëve, David Moyes, nuk fshihet dhe tregon synimet për triumf në Champions, duke injoruar formën e kampionatit, ashtu si Liverpuli më 2007. Nga ana tjetër, trajneri i grekëve, Michel, paralajmëron “Djajtë” se nuk do ta kenë aspak të lehtë në fitojnë në “Karaiskaqis”, ku tifozët vendas dhurojnë përherë një atmosferë shumë të nxehtë: “Do të luajmë me të njëjtin entuziazëm si deri tani. E respektojmë Manchester United, por nuk i druhemi”.
Zenit – Borussia Dortmund
Zeniti është skuadër mjaft e fortë para tifozëve të vet, ndonëse seksionet e ultrasve në stadium do të jenë të mbyllur. Ka bërë disa përforcime për sulmin, ndërkohë që Dortmund ka shumë probleme në mbrojtje, me disa mungesa të sigurta e disa lojtarë në dyshim. Edhe pse gjermanët shihen si favoritë të basteve, me 1.85, një fitore e vendasve nuk është surprizë dhe ia vlen të provohet, me koeficientin 4.3. Një bast i mirë është edhe gol/gol, kuotuar me 1.6.
Basti: Fiton Zenit, 4.3. Gol/gol, 1.6
Olimpiakos – Manchester United
Olimpiakos luajti shkëlqyeshëm në grup, por në janar shiti Kostas Mitroglu, golashënuesin kryesor, çka e ul shumë rrezikshmërinë. United nuk shkëlqen në kampionat, por ka lojtarë ekspertë dhe do të japë gjithçka në Champions. Fitorja e anglezëve kuotohet me 2.2, ndërkohë që nuk pritet të ketë shumë gola.
Basti: Fiton United, 2.2. 0-2 gola, 1.65

Forca Olimpiakos!!!