Pas dy dështimesh radhazi, është zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në seancë ishte i pranishëm edhe vetë zyrtari i lartë vendor dhe shtatë të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”. Gjatë seancës ka pasur mjaft kërkesa të bëra nga avokatët e të gjithë të pandehurve, të cilët kërkuan pushimin e çështjes, me arsyetimin se Prokuroria e Vlorës ka shkelur procedurat gjatë hetimit. Avokati mbrojtës i Gjikës, Ardian Leka kërkoi pushim të çështjes për pavlefshmëri të hetimit. “Kanë kaluar afatet gjatë fazës së hetimit”, tha Leka, i cili u mbështet më pas edhe nga Gjika në mënyrë publike kur dha deklaratë. Megjithatë Gjika garantoi se ai do të jetë i pranishëm në çdo seancë që do zhvillohet në kryeqytet për të mbrojtur moralin e tij.
Jashtë seancës gjyqësore, kryebashkiaku Gjika deklaroi se bëhet fjalë për një proces fals, të montuar politikisht. Nga ana tjetër, i zgjedhuri vendor pretendoi se prokuroria ka pasur të gjithë kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet dhe jo ta zvarriste hetimin paraprak. “Në fakt, siç e shikoni, unë jam prapë në seancë çdo të hënë. Këto nuk ishin vetëm kërkesat e mia, ky është një proces i montuar nga prokuroria, prandaj unë jam në paqe me moralin tim, sepse e di si ka filluar dhe pse është hetuar në mënyrë skandaloze. Ky proces ka filluar 3-4 muaj para zgjedhjeve, e mesa duket janë nxituar, ka ngritur një akuzë prokuroria, por sot kërkon kohë. Kjo të skandalizon. Ka pasur shkelje të afateve të hetimit. Prokuroria nuk ka zbritur nga qielli, por është këtu për të bërë punën”, deklaroi Gjika.
Seanca e radhës është caktuar për të hënën e ardhshme, kur do të dëgjohen pretendimet e organit të akuzës. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka falsifikuar në bashkëpunim procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së së Vlorës, duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Në vijim këto dokumente dyshohet se i kanë “hapur rrugë” ndërtimit për dy pallate shumëkatëshe në qytetin bregdetar. Procesi nisi në Vlorë vitin e kaluar, por organi i akuzës bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë që dosja të transferohej në Tiranë pasi në qytetin bregdetar kishte shumë presion dhe kjo kërkesë u miratua.

edhe KY ESHTE NJE VLONJAT….sepse VLORA ESHTE QYTETI ME RRUGACE…HAJDUTE DHE TE PA-BESE I SHQIPERISE….VLONJATET DUHEN THERRUR NGA KOKA DHE DO VENE KOKE-POSHTE DHE NJE HU NE BYTHE