Vëllai dhe nipërit e varin në litar te fadroma, por del një videolojë

anazapta

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku shfaqej një burrë rreth të 60-ve, që tërhiqej zvarrë nga tre të rinj me litar të lidhur në bel dhe qafë, që më pas e varin te kova e një eskavatori pse i kishte sharë, ka alarmuar policinë e Beratit. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë dhe video është hedhur në “Facebook”. Mediat e transmetuan si një ngjarje kriminale, pasi aty thuhej se ishte një varje për shkak se burri i kishte sharë. Por në verifikimin e kryer pasditen e djeshme, rezultoi se burri i varur në litar është K. Tafa., 62 vjeç, banues në fshatin Arrëz të rrethit Berat. Kurse personi kryesor që e ka lidhur me litar dhe ka qenë ideatori i videos është Neritan Tafa, 42 vjeç, banues në fshatin Arrëz, vëllai i 62-vjeçarit.

Dy personat e tjerë që marrin pjesë në situatën e lartpërmendur janë Danjel dhe Anxhelo Tafa, djemtë e Neritan Tafës. K. Tafa është i punësuar te firma e inerteve të Neritanit prej 20 vitesh dhe ata kanë menduar të bëjnë një video-lojë, duke inskenuar një varje në litar për shkak të fyerjes. “Pas verifikimeve rezultoi se nuk kemi të bëjmë me vepër penale”, tha policia. Gjatë marrjes në pyetje, të dyja palët dëshmuan se gjithçka kishte nisur si një lojë, për t’u argëtuar më pas në rrjetet sociale. Dhe në fakt para se ta varin, dallohet në video se 62-vjeçari lidhet në mes të trupit, që të mos dëmtohej në pjesën e qafës, ku kishin vendosur një lak të improvizuar.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *