Një denoncim i veçantë është bërë në Komisariatin e Elbasanit dy ditë më parë. Oficerët janë shtangur kur një 16-vjeçar ka pretenduar se ngacmohet seksualisht nga një i mitur tjetër në përpjekje për marrëdhënie homoseksuale. Policia tha se procedoi në gjendje të lirë A. K., 14 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, kur 16-vjeçari F. Ç., banues po në Elbasan, dëshmon se është ngacmuar seksualisht. Për ngjarjen po heton prokuroria.
