Për japonezët thuhet se karakterizohen nga ca norma, rregulla e virtyte, që kur njihesh me to, sa nuk të vjen të ulërasësh e të kërkosh me të madhe një integrim… japonez! Përshembull thuhet se në Japoni sistemi arsimor starton nga morali më tepër se sa nga dijet, në funksion të pasjes më parë të njerëzve të denjë moralisht, e më pas me angazhime e produktivitet pozivitiv në sipërmarrje të ndryshme. Thuhet se ndër njerëzit më të paguar janë pastruesit e rrugës, një akt që e shenjtëron higjenën e pastërtinë. E sa e sa të tjera, që për ta e popuj si ata, jo të pakët dhe në Europë, janë krejtësisht normale; ndërsa për ne futen tek kapitujt “çudira nga bota” .
Po ne, për çfarë njihemi, për çfarë dallohemi?! Çfarë na karakterizon në sferën e marrëdhënieve, të bashkëjetesës urbane e komunitare?! A jemi njerëz që njihemi si punëtorë, korrektë, të ndershëm?! Gjatë viteve të komunizmit, linja ideologjike e plazmimit të krenarisë kombëtare, ishte e mbushur me vetëmburrje për popull të besës, të mikëpritjes, të luftrave për liri, të burrnisë dhe grarisë së burrëruar, por, sikur të ish diçka subkoshiente, asnjëherë nuk u potencua nëse ne ishim punëtorë e të ndershëm, dy komponente të fuqishme që japin bereqet në jetën e një populli. E sot, jemi në pikën kritike të diskutimit mbi atë nëse ç`set vlerash trashëgojmë?!
Cilat janë ato që në karakterizojnë e janë tipike tonat?! Për çfarë dallohemi nga të tjerët në pikëpamje të virtyteve?! Sigurisht që kemi e posedojmë të tilla, duke mos dashur të biem në një nihilizëm të pështirë. Bashkëjetesa fetare është një prej tyre. Por fjala është për të tilla veçori pozitive që do na nxirrnin nga një lloj mjerimi, sa shpirtëror aq dhe material, sa individual aq dhe komunitar, sa rural aq dhe urban, sa kulturor aq dhe politik, sa konceptual aq dhe ndjesor. Kush ka menduar se ne, mund të bëhemi një ditë shtet e shoqëri që të bie era emancipimin e dinjitet, pa patur librin e moraleve tona si popull, thjesht ka gënjyer, si veten e si ata të cilëve ua ka përçuar një vizion e shpresë të tillë.

mendoj se baza per nje shoqeri te shendosh fillon tek besimi te zoti,nuk po citoj fete sepse gjithsekush beson me menyren e vet.e dyta mendoj se eshte dashuria qe duhet te ushqejme per njeri tjetrin dhe jo duke shfaqur telenovela ku nuk meson gje tjeter vec se si tja fusim njeri tjetrit.dhe pastaj mund te diskutohet se sa punetor jemi apo gjera te tjera. filloni nga vetja ju si gazetari apo televizione te propagandoni keto gjera dhe ndryshimi pozitiv i shoqerise do te vihet re menjehere.
Si mund te emancipohemi ne si popull kur Ju si gazetare qe renditeni ne ajken e intiligjences shqiptare shkruani ne favor te ekstremizmit fetar…???
Thuhet e cfare nuk thuhet per keto njerez, e prape e thena s.ka fund. Ka pak popuj me me shume klishe e pothuaj te gjitha s.qendrojne.
Sidoqofte ne na mungon organizmi e pergjgjesia publike, E nersermja eshte nje koncept qe s.na shqeteson shume. Si dhe pastertia. Si dhe civiliteti qytetar.
mire do ishte. Po eshte sh lart Japonia o maestro Hoxha
VR !!! Virtyti ynë më i madh o ermir djali është se keto 23 vjet kemi vënë plehrat te na qeverisin? Dhe kur te qeveris plehu pleh bëhesh. Ka 23 vjet që flet vetëm antimorali! Më thuaj a ka folur dhe ka qeverisur morali një herë te vetme? Më thuaj një emër për të gjithë 23-vjetët? Pasi ta thuash fillo kërko “moralin japonez” te ne. Për një gjë jam i sigurt,-ka virtyte morale te shqiptarët por nën qeverisjen e antimoralit e te antivirtytit nuk e ngre dot kokën! Ja thyejnë!?
Po c’bashkejetese fetare thoni? Ja fusin kot te gjithe ata qe flasn per kete term. Ketu ne Shqiperi, nuk ka fe. Njuk ka patur asnjehere fe. Shqiptaret nuk kane besuar asnjehere tek feja. Me thoni se sa % e shqiptareve ndjekin ritet fetare? Sa mbajne ramazan 30 dite? Sa mbajne kreshem 40 dite?