Deputeti kristiandemokrat, Mark Frroku, në një intervistë për revistën Klan, thotë se Jozefina Topalli i ka borxhe morale dhe monetare, pasi e ka mbështetur në fushatë.
–Zoti Frroku, prej kohësh keni pasur një përplasje me ish Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Çfarë ju pengon t’i kërkoni një falje për mesazhin e dërguar në adresë së saj? Duke marrë parasysh këtu se këtë jua ka kërkuar jo pak herë edhe vetë kryeministri, kreu socialist, Edi Rama.
Unë nuk kam asnjë lloj përplasje me ish Kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ajo që ndodhi mes nesh është diçka normale. Ajo bëri një akuzë në rolin e Prokurores në Parlament. Unë i ktheva një përgjigje më shumë si një mik i vjetër se sa si një parlamentar. Ndaj nuk kam asnjë arsye se pse t’i kërkojë ndjesë Topallit. Qëndrimin tim e kam bërë të qartë me kohë. Në mesazhin tim dërguar asaj, nuk kishte asnjë fjali kërcënuese apo fyese. Ndaj kjo çështje nuk ka pse të vijojë.
-Do të mbani këtë qëndrim edhe pse kryeministri po jua kërkon në mënyrë të përsëritur, duke ju paralajmëruar edhe me largim nga grupi parlamentar socialist?
Në fakt kryeministri ka të drejtën e tij sepse është kreu i mazhorancës dhe i koalicionit qeverisës. Në këtë aspekt, ka të drejtën e tij të bëjë sugjerimet që vlerëson. Ai kërkon të vendosë një standard të ri në jetën parlamentare, por unë e kam mbaruar shkollën me kohë.
-Nuk ndikon kjo çështje në qëndrimin tuaj në grupin socialist? Sikur nuk morët pjesë këtë javë…
Kam pasur angazhime të tjera dhe besoj se për këtë çështje nuk do të ketë ndonjë problem brenda grupit parlamentar socialist. Unë përfaqësoj një parti parlamentare. Jam deputet i Partisë Kristian Demokrate dhe kështu që gjërat janë të zgjidhura për mua. Unë jam pjesë e koalicionit, pjesë e maxhorancës dhe e grupit socialist njëherësh. Ndaj përderisa grupi socialist dëshiron që unë të marrë pjesë në këtë grup, unë do të marr pjesë patjetër. Në qoftë se ata nuk dëshirojnë atëherë është zgjedhja e tyre. Unë nuk do të marr pjesë pa dëshirën e tyre.
-Në mesazhin që i keni dërguar ish Kryetares Topalli, ju shkruani se ajo ju ka akoma borxhe nga fushatat e kaluara elektorale, si ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. Cilat janë këto borxhe konkretisht? Sa?
Në fakt ne të dy bashkë me Jozefinën, ajo si drejtuese e qarkut edhe unë si simpatizant, kemi punuar në vitin 2009. Normalisht ne kemi qenë në mbështetje të vazhdueshme të Partisë Demokratike në fushata të ndryshme elektorale. Ndaj dhe unë nuk e prisja një reagim të tillë nga Jozi, që të bënte ato komente që bëri në Parlament në adresë time. Ne jemi parlamentarë. Nuk jemi as policë, as prokurorë dhe as gjykatës dhe vetëm institucionet duhet të flasin për ato gjëra për të cilat ajo foli në Kuvend kundër meje. Ndaj meje ajo ka disa borxhe. Përfshirë këtu edhe morale edhe monetare dhe madje jo vetëm nga fushata e vitit 2009 por edhe më parë. Sigurisht që ato kanë qenë dëshirë e imja dhe asnjëherë të vendosura apo përcaktuara nga Jozefina. Janë thjesht sponsorizime që kam bërë unë nga ana e ime. Që kanë shkuar të gjitha në favor të Partisë Demokratike dhe specifikisht të fushatës që ka bërë Jozefina. Flas për vitin 2009 edhe më përpara sepse vazhdimisht ne kemi punuar për të djathtën.
-Nëse mund të na e sqaroni pak këtë pjesë, akuzën që ju bëri edhe ish Kryetarja e Parlamentit. Si është realisht e vërteta; pse përfliteni se keni çështje të hapura me drejtësinë belge për vepra të rënda penale, të bëra publike edhe nga një media e shtetit në fjalë?
Unë nuk kam asnjë përfshirje dhe asnjë çështje të hapur askund. Ndaj jam shumë i qetë dhe me një ndërgjegje shumë të pastër. Pastaj akuzat dhe vendimet i bëjnë institucione të tjera, nuk i bën Parlamenti Shqiptar por vetëm ata që janë të autorizuar ta bëjnë një gjë të tillë. Ndaj akuza të tilla nuk më shqetësojnë aspak, pasi unë jam shumë i qetë dhe nuk kam asgjë.
-Pas një mbështetje kaq të gjatë ndaj së djathtës, si ndiheni sot si deputet pjesë e koalicionit të majtë në pushtet? Cilat janë marrëdhëniet me PS-në?
Ndihem shumë komod. Natyrisht që duhet disa kohë që disa marrëdhënie të ndërtohen, duke qenë se jam i ri në Parlament, por bashkëpunimi, afrimiteti me kolegët po krijohen çdo ditë e më shumë. Përsa i përket anës institucionale, marrëdhëniet me liderin e mazhorancës janë shumë të mira. Në të ardhmen sigurisht që ne si forcë politike e koalicionit presim që marrëveshja që Partia Socialiste ka me aleatët, ajo e firmosur para zgjedhjeve, të zbatohet. Pasi ajo në fakt nuk është një marrëveshje me Mark Frrokun si individ, por është një marrëveshje me Partinë Kristian Demokrate të Shqipërisë. Kjo forcë politike nuk është vetëm Mark Frroku, por është një elektorat i tërë, i cili e ka provuar veten në 23 Qershor dhe ka dalë fitues. Çështja për të cilën flasim nuk është taksative. Partia që unë drejtoj deri më sot e ka kuptuar liderin e mazhorancës dhe të gjithë koalicionin. Por në vijimësi, në të ardhmen, sigurisht ne duam dhe duhet sipas marrëveshjes së firmosur, që të përfaqësohemi. Normalisht kur flasim për situatën aktuale kërkojmë që të përfaqësohemi në nivele të dyta. Përderisa nuk përfaqësohemi në nivele të para, atëherë patjetër duhet të përfaqësohemi në nivele të dyta. Dhe kjo duhet të ndodhë, pasi ne jemi një parti parlamentare, nuk është se jemi jashtë parlamentit. Në marrëveshjen e firmosur parazgjedhore mes partive të koalicionit është e përcaktuar qartë që një mandat deputeti i fituar nga partitë e koalicionit ka një post ministri. Pas konfirmimit të qeverisë ne nuk reaguam dhe nuk kemi pasur komplekse. Përkundrazi. Ne e kemi përshëndetur dhe e kemi mbështetur qeverinë. E vetmja gjë që kemi thënë është se ne duhet të jemi të përfaqësuar si parti parlamentare. Kjo sepse ne i kemi të gjitha kapacitetet dhe të gjitha mundësitë tona njerëzore, elektorale dhe çdo gjë tjetër. Dhe për këtë çështje nuk na kanë bërë një bisedë të dytë.
-Çfarë do ndodhë nëse një bisedë e tillë, e dytë, mes partisë tuaj dhe asaj Socialiste nuk zhvillohet edhe në të ardhmen? Pra nëse marrëveshja parazgjedhore nuk zbatohet dhe ju nuk keni mundësi përfaqësimi në nivelet e dyta?
Në politikë nuk ka pritje pa fund. Nuk do të ketë pritje pa fund. Do të ketë rishikim. Do të rishikohen marrëdhëniet.
-Ju si forcë politike, a i keni mundësitë të garoni të vetëm në zgjedhjet vendore të vitit 2015? I keni kapacitetet?
Patjetër që po. Jemi të gatshëm të hyjmë në garë edhe të vetëm. Ne e treguam në 23 qershor fuqinë tonë dhe jemi zgjeruar. Është ende herët të flasim se si do të veprohet vitin e ardhshëm, por garimi në zgjedhje do të jetë në varësi të situatës politike.
-Prej kohësh po përflitet për një bashkim të mundshëm të të gjithë demokristianëve, të ndarë tashmë prej kohësh në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo? A është bërë ndonjë hap para gjatë kësaj periudhe?
Në fakt është krijuar një Union Kristian Demokrat dhe është zgjedhur edhe kryetari që është, Zef Bushati. Ne realisht kemi tentuar që të bashkohet i tëri si spektër, por një gjë e tillë kërkon kohën e vet. Le t’ia lemë kohës se si dhe çfarë do të ndodhë. Aktualisht akoma nuk kemi një realizim, pra diçka konkrete por ajo që është e rëndësishme është se jemi në bisedime e sipër.
-Si do ta vlerësonit rolin e opozitës në këto muajt e parë në këndvështrimin tuaj si deputet i ri, por edhe si palë e kampit tjetër?
Në radhë të parë, mendoj se opozita duhet ta bëjë luftën brenda parlamentit. Së dyti, opozita po kundërshton sot gjëra që vetë as nuk ka denjuar t’i marrë parasysh. Normalisht që ka të drejtën e saj, por populli kërkon sot më shumë se kurrë konsensusin në Parlament, bashkëpunimin për vendin dhe mirëqenien. Ajo që unë vlerësoj se ka më shumë interes aktualisht, është që pozita dhe opozita duhet të gjejnë konsensusin në Parlament dhe vullnetin për të zhdukur njëherë e më parë monopolet në Shqipëri. Dhe mbi të gjitha të vejë nën kontroll pasuritë kombëtare që po zhvaten nga brenda vendit dhe jashtë tij. Bëhet fjalë për pasuri kombëtare që i përkasin Republikës së Shqipërisë, nëntokësore dhe mbitokësore që po zhvaten. Shumë shpejt, unë, Mark Frroku, do të bëj me dije disa nga këto zhvatje të pasurisë kombëtare që shkon jashtë dhe populli shqiptar varfërohet çdo ditë dhe familje me 7-10 persona jetojnë me 70 dollarë në muaj. Do t’i bëj shumë shpejt publike në Parlament sapo të mbledh të gjithë informacionin e duhur dhe të bëjë konsultat e duhura.
-Çfarë po ndodh me vëllanë tuaj, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj? Dikur u shprehët se do të dalë së shpejti pasi është i pafajshëm, ndërsa vijon ende qëndrimin në burg.
Ne, familjarët e dimë shumë mirë që vëllai jonë është implikuar aty nga segmente të caktuara. E them pa frikë politikisht për shkak të fushatës. Dihet që ai ishte kandidati në Qarkun e Shkodrës, jo unë. Ne kemi të gjitha provat dhe faktet që ai nuk ka asnjë lloj përfshirjeje në atë ngjarje. Pa përjashtim. Ndërkohë që policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë fakt dhe vazhdojnë ta mbajnë në burg. Ky është sistemi “alla shqiptar”. Unë jam shumë skeptik përsa i përket hetimeve dhe zhvillimeve ndaj kësaj çështjeje. Jam skeptik për formën dhe mënyrën e veprimeve dhe hetimeve nga policia dhe tashmë vazhdon edhe nga prokuroria. Për shkak të bujës së madhe që bëri në media dhe në politikë në Parlament, vëllai im po e vuan këtë. Asgjë tjetër nuk ka veç këtyre.

Ne rastin e pare k zt. Froku qe bashk me te vellain ka nje universitet skandaloz qe ka pa dhen diplloma qe nga 2011 edhe vazhdon e mashtron publikun. Universiteti Vitrina zt.Froku sa euro nxier edha sa dipllloma ka dhene???? Universiteti Vitrina zt.Froku perse eshte e rethuar si bunker??? Sa ndertesa te pa leje jane kryer brenda keti universiteti pa leje edhe sa nga ato godina qe behet mesim (me themele gomina nga cdo lloj makinash) permbushin standartin. Ne universitetin Vitrina zt.Froku yt vella me zt.Edmont Vlashaj nuk ishin qe na detyruan per protesta ndaj komisariatit Lamaj. Perse zt.Froku kerkohen pagesa shtese kunder drejt kontrates te kti insitucioni privat qe nuk ka ende akreditimin e as nje dege.Dega e mjekesise se pergjithshme zt.Froku perse eshte me korispodence te universiteti yt???? Sa petagoge te pa afte japin mesime dhenje ne godina qe pike ngrohje kane fuci me dru ekzistojne zt.Froku. UNIVERSITETI VITRINA RILINDJA FILLON ATJE
Paska universitet te quajtur VITRINA?
Emer interesant…
i pa fajshem qe mer aratine ne greqi? kam pershtypjen se edhe ti bashke me tet vella je i implikuar.
More ky Mark FRROKU, mos ka ndonje merak a peng per Jozefinen, e justifikon me borxhet e saj. Po ajo o Mark eshte e lodhur, ndaj ju mire e keni cilesuar -Grua e perdorur…jo vetem e perdorur, por e çartun, e kallur krejt….
z. M Frroku sa doli si lajm, ka ~ 600 lexime.
—
Berisha-Timoshenko ~ 1.500
Balla-dhendrri i Berishes ~ 1.100
Luli dhe Reizi ~ 3.400
Znj. Sadije Berisha ~ 4.000
—
Kr-minstri Rama – 300 (treqind)
ish-pronaret dhe Ligji – 375 (katerqind-e-shtatedhjete-e-pese)
Shembulli i Prodit – 877 (teteqind-e-shtatedhjete-e-shtate)
Burrelsi/Kamez/Tritol – 546 (peseqind-e-dyzet-e-gjashte)
—
DHE sensacioni s’na terheq (pra si justifikim hiqet) e as problemet me rendesi ne jeten e Shqiptarit/Shqiperise; por ky s’eshte qellimi i ketij posti.
***
Te gjithe ”bertasim” na e Hiqni (z) Berishen prej ketu.
Dakort.
Kush e lexon?
—
Si i merr “Famija” [z. B. gruaja, djali, e dashura e djalit, ish e shoqja e djalit, vajza, burri i vajzes, vajza e vajzes, etj…] kaq shume Lexime vec ne kete Gazete?
Te Tashmen e harruam, te ardhmen se diskutojme, ekonomi-ligj-rend-arsim-shendetesi prape JO, a di dikush te thote si ka mundesi nje Person i vetem te Marre Peng vemendjen e lexuesit, shikuesit, medias dhe te politikes, te nje Shteti te tere…?!
ne Vitin 2014?
—
Flm e perzemersisht.
Universiteti Vitrina eshte vitrina mw e qarte e qeverisjes shpellare te saliserbit dhe gjithe lakejve qe ka ushqyer e pronesuar duke vjedhur shqiptarwt dhe pasurite shqiptare.
PO TI MOS PRET NGA PS-JA TE TE NXJERRE VELLANE TE PAFAJSHEM OR MARK.
KETE FSHIJE ME GOME, VETEM GJYKATA DO TA THOTE KETE LLAF NE RAST SE ESHTE VERTET I TILLE.
E ka vrare A.Frroku dhe mbase ne makinen e rij ka qene dikush tjeter per te treguar qe ska qene ne vend ngjarje dhe jane takuar rruges. Ka plot marrifete o Frrok mafia. Sa per drejtesine Belge ti e di qe ata nuk flasin kot pasi ke kamerat e sigurise ne cdo ane atje dhe fytyra jote doli ne pah sapo u bere deputet dhe u bere publik duke u dhene mundesine te te identifikojne kollaj.
Frroku nuk rri dot ne Parlament. Nuk eshte vendi i tij aty. Se si i thone fjales ” Iriqi do ferre “, e ai atje e ka vendin te ferra, prane te vellait.
Hahahaha shife Frrokin me syze!!!!!!! Apo kur e shikoj qe ngre kartonin me Tom Doshin uuuuuuuuuu pika qe nuk i bie ati hale parlamenti….merre nga i pari deri tek i fundit sallam. Po nuke e kuptoni si leshojne ere kerme Jozefina me Bregun, po Berisha me ate pordhacin Paloqe ufffffff fare e keqe……shqipetare larg duart nga celbesirat.