Seksioni Kundër Krimeve ndaj Pronës, ka bërë të mundur dje ndalimin e të shpallurit në kërkim Altin (Elis) Mehja, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. Gjykata e Rrethit, në bazë të vendimit të dhënë, ka caktuar në mungesë për të dyshuarin, masën e sigurimit “arrest me burg”, për veprën penale të vjedhjes me armë. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhje me armë” dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
