Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e djeshëm katin e tretë të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë. Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur evakuimin e menjëhershëm të nxënësve dhe mësuesve, duke i shpëtuar nga flakët që shkrumbuan të gjithë katin. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në shkollë. Nuk raportohen nxënës të lënduar, ndërkohë polica po punon për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht mendohet për ndonjë shkëndijë elektrike.
