Tiranë, dy persona denoncojnë grabitjen nën kanosje

anazapta

Dy persona denoncuan grabitjen pas kërcënimit me armë nga persona të panjohur në kryeqytet. B. A., 19 vjeç, ka kallëzuar se në “Digën e Liqenit”, i ka dalë përpara një person i panjohur rreth 40 vjeç dhe nën kërcënimin e një thike, i ka vjedhur me dhunë celularin. Kurse F. A., 42 vjeç, ka kallëzuar se ka parkuar mjetin e tij tip “Ford” për disa minuta në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe është kanosur nga disa persona të panjohur dhe motive të paqarta, për të cilat po heton policia. 

Share This Article
1 Comment
  • Kriminelët sipas listave té saliut janë hedhur nê sulm. Qellimi,té thellojnë pasigurinë dhe pastaj të thërresin në skenë saliné! Anarkia baraz sali siguria!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *