Qindra protestues kanë dalë të martën në rrugët e Stambollit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Erdogan. Shkak i kësaj proteste të opozitës u bë denoncimi nga partia më e madhe e opozitës e një regjistrimi telefonik, në të cilin Erdogan i kërkonte të birit të largonte nga shtëpia dhe të fshihte një sasi të madhe parash.
Vetë kryeministri turk e ka dënuar publikimin e këtij regjistrimi audio dhe është shprehur se ai është një montazh i ulët i kundërshtarëve të tij politikë.
Regjistrimi, i cili nuk është verifikuar nga ekspertë të fushës, thohet se është një prej katër bisedave të regjistruara në 17 dhjetor, kur djemtë e tre ministrave dhe disa biznesmenëve të fuqishëm turq u arrestuan pas një hetimi lidhur me akuzat për korrupsion në shkallë të gjerë.
BBC thotë se ky zhvillim i fundit mund të kthehet në sfidë të vërtetë për Erdoganin, i cili ka 11 vjet në pushtet, ndërsa vendi pritet të mbajë zgjedhjet lokale në mars.

iyi
kush eshte ai budalla qe mbaka milionat e eurove ne shtepi? kush ka interes ti tregoje keto peralla? nje vend mik si turqia e cila na dha doren ne momentin kur sapo u cliruam nga diktatura duke na dhene ndihma dhe duke na lejuar te hyme pa viza ne turqi trajtohet ne kete menyre nga nje gazetar apo gazete bythshitur tek interesa te ereta dhe masonike te cilat per qellimet e tyre djallezore bejne propagande kunder nje vendi te lire dhe jo te varur ekonomikisht dhe politikisht duke shpifur dhe sajuar te tilla brockulla. turp i madh sepse demokracine e nje vendi e ben gazetaria dhe nje gazetari e varur con ne nje demokraci calamane e cila eshte aktualitet ketu tek ne.