Pse kështu, zoti Meidani?

anazapta

Me siguri që Ju e dini atë, që i ndjeri president i Francës Fransua Miterrand, pasi dorëzoi detyrën e presidentit, shkoi direkt në kryesinë e Partisë Socialiste të Francës dhe u tha që tani jam anëtar i partisë.

Po ju zoti Meidani, çfarë keni bërë? Për mendimin tim, ju keni punuar në dëm të Partisë Socialiste, nga e cila fituat shumë, që si intelektual, nuk keni dhënë ndonjë kontribut të veçantë në këto momente të vështira të demokracisë në Shqipëri.

Ju shkruani vazhdimisht vetëm në një gazetë të blerë. Mua më kujtohet që në një sezon pushimesh në Himarë, gazeta “Panorama” jepej falas dhe kur unë kërkova të blija një gazetë tjetër, më thanë: “shko bli në Dukat gazeta të tjera.”

Ju, si ish-sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe si ish-president i zgjedhur nga Partia Socialiste, duhet të mos bënit oportunistin dhe të arrinit deri tek mendimi që Edi Rama të japë dorëheqjen si kryeministër. Kritika dhe mendime të tilla jepen në forumet e partisë, ku ju keni të drejtën dhe detyrën t’i bëni ato.

Doja t’ju pyesja zoti Rexhep: si shpjegohet që dy prof.doktora në fushën e fizikës, të katapultoni në këtë mënyrë nga Partia Socialiste, në të moderuar ose kundër saj, siç bëri z.Kastriot Islami, të cilit iu errësuan sytë nga ambicia prej një feudali dhe ra në prehrin e Sali Berishës, pa marrë parasysh dëmin që ky i fundit i ka bërë Shqipërisë?

Ju zoti Rexhep, si nuk e vratë mendjen për funksionet e larta që iu dhanë djalit tuaj në një periudhë të shkurtër, në kohën kur qindra e qindra kuadro shumë të aftë qenë të papunë?

Unë që po ju drejtohem me këto radhë nuk jam anëtar i Partisë Socialiste, por simpatizoj të majtën, megjithëse jam i prekur nga konfiskimet e pasurisë në vitin 1946.

Ndryshimet demokratike i pritëm me shpresë, por në Shqipëri u punua mbrapsht, pushtetin e morën barkoshët dhe aventurierët. Për këto arsye, edhe revoltohemi e shprehim mendimin tonë.

 

Letër e nënshkruar

Skënder Dusha

Share This Article
8 Comments
  • Xhepi ka kohe qe ka dale ne mejdan. Lereni ne marezine e tij familjare dhe individuale. Ka disa arsye qe nuk varen aspak prej tij qe e shtrengojne fort ne kete pozicion. E para fakti qe eshte baxhanak i djalit te Hysni Kapos dhe se pas kapos ka qene mjek personal Sali Berisha i cili klanit kapo deri me sot nuk i preku asnje fije floku, ( shikoni edhe pinjollin ne media te kesaj familje Bushati, djali i vajzes, qe dridhet e sperdridhe e shkon perseri tek prehri i saliut. Xhepi i a ka pa hajrin ketij nepotizmi. E dyta, se Berisha i a punesoi debilin e tij, dhe i dha nje pune qe nuk ka qene dhe nuk eshte aspak i afte ta bej edhe sot. Dhe e treta se xhepi i perket krahut te tosit te nenes qe ne prapaskene leviz sipas fijeve te ish kryesocialistit. E katerta, me problematike per vete xhepin ka te beje me faktin se ky mejdan u caktua ne katershen qe ngriti dhe konstrukturoi Ramizi per ecurine e mbrojtjen e sistemit ne prag te rrezimit te tij se bashku me xhuvelin e blushin. Kur gelltit diku nje luge çorbe te prishur pa tjeter qe duhet ta vjellesh ate.
    Tung

  • Me pelqen analiza e mesiperme per Mejdanin, Ne kend veshtrimin tim ,duke e ndjekur neper shtyp ,kur shkruan e ku shkruan ,me duket njeri i vpgel qe sa me shume kalon koha ai zvogelohet e me shume . Pyes veten gjithmone ,pse ??? ai u vleresua nga partia social. me shume se sa i ka dhene ai asaj nder kohe qe ,tani po e “gerryen ” me ndergjegje kete parti ,prap pyes : pse e ben ,pse eshte bere i vogel por edhe i zi si Kaci ???

  • Nuk i heq asnje presje komenteve tuaja. Xhepi pa kontribute u be president. Gruaja e diti vete se ç’beri me korrupsionin. Keq me vjen Xhepo po kaq pa karakter nuk te dinja, kur dhe e d8i qe djalin nuk e ke tamam. Shume mori me teper nga çmeritonte, i trashe eshte. Turkoshak hesapi.

  • Hajde XHep hajde me duket se ke rrjedhur fare nga trute,por PS te beri te njohur more merhum,se dhe kur ishe President ishe si kukull Saigoni.Rri urte mos trego prralla,qe nuk I duhen askujt,ose shko e merr teseren e Sali rrumpalles,se dhe ti je tu dal rrumpallhane.

  • Jam dakort qind per qind me artikullin e z. Skender Dusha ! Mejdani dhe Kaci , nje binom
    bajge ! Sikur te ishin vetem keta dy plehra ! Oh sa felliqesira ka nxjerre Shqiperia keta 23
    vjet ! Keta kane qene pikerisht te zgjedhurit ”koka,, te Ramiz Alise ! O tempora o mores !

  • Xhepi mbahet mend si president vetem per dy gjera :
    1- Per diten e Veres qe festohet ne Elbasan me 14 mars !
    2- Dhe per bollokumet e Elbasanit ! Dhe asgje tjeter !
    Nje mendimtar ka thene : ” sikur aksiomat te preknin interesat e njerezve , me siguri keta do
    t’i pergenjeshtronin,, ! Edhe Xhepit iu preken interesat se i hoqen djalin na puna dhe prandaj
    tash kerkon ky fare ”trimi,, qe Edi , sipas tij, te jape ”doreheqjen,, -me qellim qe te vije ne pushtet
    banda e Saliut e te fute ne pune djalin e tij ! Por kjo zoti Xhepi s’do te ndodhe kurre ! E ke humbur
    davane ,prandaj shko e bashkohu me. Kacin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *