Pentagoni në dietë, ushtria amerikane kthehet në nivelet e viteve ‘30

anazapta

Ministri i Mbrojtjes, Çak Hagel, propozon ridimensionimin më drastik të forcave të armatosura amerikane në 74 vitet e fundit

Reduktim numerik i ushtrisë në nivele të ngjashme me ato të para Luftës së Dytë Botërore, eliminimi i një flote ajrore, mbyllja e bazave ushtarake dhe riformatimi i programeve detare.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Çak Hagel, paraqiti dje projektin e tij në Pentagon, një javë para prezantimit të tij nga presidenti Barak Obama në Kongres, në lidhje me propozimet e qeverisë për buxhetin 2015.

Hagel deklaroi se “forcat e armatosura” duhet t’i përshtaten realitetit të bilanceve dhe përgatitjes për t’u përballur me kërcënime më pak të parashikueshme dhe më shumë elastike. “Po riorganizohemi për t’u përqendruar në sfidat strategjike të së ardhmes: qendra të reja pushteti, teknologji të reja dhe në disa aspekte një botë me kërcënime më të mëdha për Shtetet e Bashkuara”.

Sipas planit të ministrit, ushtria amerikane duhet të kalojë nga 522 mijë trupa në 450 mijë. Gjithashtu në rend të ditës është mbyllja e disa bazave të avionëve “A-10” dhe aeroplanëve spiunë “U-2”. /D.Gjuzi  

Share This Article
3 Comments
  • SHBA PO BEHEN ME PRAGMATIKE

    Obama me ne fund e kuptoi se LEKAT e amerikaneve jane me te vlefshme se gerxhet e Afganistanit plot me talebane debile, te cilet nuk i ka neneshtruar ASKUSH ne histori dhe ka vendosur qe terrhiqet me nder nga idea fikse e Paqes Boterore me forcen ushtarake.

    “Ne djall te shkojne keta debile, te cilet jane si bubureca parazite ne kete Toke, pse te vriten djemte amerikane me keto insekte me fytyre njerezore?” ka pyetur Pentagonin Presidenti Obama dhe ka marre menjehre vendimin e duhur.

    Le te shpresojme se nuk ka menduar njesoj per shqyptaret kur vendosi te disllokoje LHL-te e Asadit ne Shqypni me ftesen e Edi Rames.

  • Çdo ushtar i misioneve luftarake amerikane paguhet me 1000 dollarë në ditë,ndersa i misioneve ndihmëse diku te 800 usd/ditë. Një batërdi e vërtetë për nje buxhet. Pale te futesh në kalkulime naftën,vajgurin e avionëve,shpenzimet logjistike etj.etj. Nje jave luftë gjate pushtimit te irakut i kushtonte shba 2miliard usd ? Masa të arsyeshme por të shohim çdo thonë manjatet fuqiplote te industrisë militare??? Ata bëjnë ligjin në shba!?

  • te dalesh ne mbrojtje nje ushtrie pushtuese eshte njesoj si te mbrosh gjermanine e hitlerit. te ofendosh ata njerez qe po sakatohen perdite nga bombat dhe plumbat duke perfshire gra dhe femije te bejne vertet si paske pseudonimin nastradin? mendoj ti kesh shkruar nga injoranca ato gjera se nje njeri normal perdor llogjiken perpara gojes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *