Bingo! Djali që ka fituar orën këtë javë është… 25 vjeç. Kjo është mosha më e ulët ndër fituesit e deritanishëm në lojën me lexuesit tanë. Etjon Hoxha është një këpucar profesionist, djalë i një familje që e ka trashëguar këtë zanat në breza, Etjoni është i martuar dhe baba i një vajze 2 vjeçar me ermin Etna. Shtysa për të marr pjesë në lojën tonë ka qenë bashkëshortja e tij. Dhe kërkesa e saj ka patur një qëllim, Etjoni në datën 27 ka ditëlindjen (sot) dhe ajo i kishte kërkuar të dërgonte një mesazh në numrin e telefonit të vendosur në gazetë. Më fat se kaq nuk mund të kesh! 🙂
Etjoni na tregon se lexon më shumë gazetat sportive. DITA-n e blejnë prindërit e tij. “E marrin përditë në kioskën që kemi afër këpucarisë pranë Gjykatës së Tiranës – na tregon Etjeni. Ai është i sinqertë kur na thotë që lexon faqet sportive të DITA-s. “Por babi më thotë shpesh se vetëm ajo çka shkruhet në këtë gazetë është realiteti” – tregon ai.
Kthehemi pak te profesioni i këpucarit, i cili duket një profesion në zhdukje, por jo, Etjoni na tregon se nuk është tamam kështu. Keni besuar që këpucët shkojnë t’i riparojnë vetëm të varfrit? Etjoni na i hedh poshtë këtë ide: “Vijnë edhe njerëz të kamur me këpucë të shtrenjta. Nëse e blen një këpucë 200 apo 300 euro, atëherë të vjen keq ta hedhësh poshtë vetëm për një riparim të vogël që ajo mund të dojë – thotë lexuesi ynë i ri.
Pyetja se cili profesion i gris më shumë këpucët e kap pak gafil. Mendohet… “Ai që ecën shumë në këmbë” – thotë me të qeshur dhe pastaj shton: “Nuk është vetëm te profesioni, por edhe mënyra se si ecën njeriu. Nëse ecën keq, këpuca prishet shpejt”.

Gezohem qe fituesi eshte nje zanatci.Urime Etjonit.
Gezuar ditlindjen dhe mos ju ndaj rubrikes se sportit edhe mua aty me ke.
Urime per fituesin e javes.
Po nuk na the se me çfare diçiture fitoi , mor admin i dashur…..
Apo e keni sekret..??? :D:D:D:D
Shume e vertete. E vetmja e vertete! Pergezime!
Urime etjon dhe dëgjo? Lexuesve te “dita-s” riparimin e kepucëve t’ja u bësh pa para!
Kom frik se mos shkon me rregullu kundrat Mark Uku nen emrin tim, por i them djalit, pyete nga je, po qe malok sjom un.
Po cila eshte dicitura?
Cun simpatik, me vjen mire qe fitorja i koncidon me Ditelindjen 🙂
Dhe une dua te di te njeten: C’diciture solli Etjoni?
Pershendetje djalit dhe 100 vite te tjera te lumtura etjonit