Rakipi: Prokurori i Përgjithshëm, viktimë e politikës

anazapta

Nisur nga refuzimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të kthyer në gjyqësor ish-Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, për ish- kryeprokurorin Arben Rakipi, sjellja e politikës ndaj zyrtarit kryesor të akuzës nis nga mënyra se si ai zgjidhet. “Mënyra se si zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm është tërësisht një mekanizëm politik, i cili pastaj krijon pasoja brenda sistemit, në varësi të influencës politike ose jo të titullarit të saj dhe njëkohësisht ka edhe pasoja, të cilat konsiderohen përsëri politike, në çastin kur ai largohet nga puna. Kjo, në varësi si të pëlqyeshmërisë së prokurorit përgjatë ushtrimit të detyrës së tij ashtu edhe pasoja që mund të ketë krijuar në vende ose subjekte të caktuara. Në varësi të kësaj, i kthehet restoja, në kuptimin e trajtimit të tij në një vend pune, të cilin ai e kërkon”,tha Rakipi për TCH.

I njohur si rasti më tipik që tregon fatin që kanë kryeprokurorët në Shqipëri pasi prej vitesh është në fuqi një vendim i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizon dekretin për shkarkimin e tij nga detyra, zoti Rakipi thekson se për të mos lejuar më politikën të shkaktojë pasoja të mëtejshme në figurën e Prokurorit të Përgjithshëm, duhet ndërhyrë në ligjin për Prokurorinë.

“Them sot, pas kaq viteve, them se mënyra e të zgjedhurit të Prokurorit të Përgjithshëm është defektoze, sipas meje, i nënshtrohet tërësisht vullnetit politik, për të mos shkuar më tej me pazare që bëhen në prag ose para emërimit. Prokurori i Përgjithshëm, ashtu si çdo karrierë tjetër duhet të jetë një karrierë që gjeneron nga brenda sistemit”, tha Rakipi. Me përjashtim të ish-prokurorit të Pergjithshëm Alush Dragoshi, që vijon të qëndrojë brenda sistemit të prokurorisë, të gjithë të tjerët i janë përkushtuar profesionit të avokatit e disa prej tyre edhe leksioneve në shkollën e Magjistraturës, sikurse zoti Rakipi, i cili mendon se ndryshe nga paraardhësit, për rastin ‘Ina Rama’, ligjvënësi i ka kryer rregullimet e nevojshme ligjore. “Ligji i sotëm është ligj i qartë që Prokurori i Përgjithshëm kthehet në vendin e punës që ka patur, ose në një vend të ngjashëm me të dhe nuk besoj se ka ekuivoke në kuptim. Çështja e interpretimit dhe zbatimit në një rast konkret, është një çështje që del përtej parimeve”, tha Rakipi.

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Alush Dragoshi dhe i vetem trim ne lufte , tropojani i PPSH-se , i S.B . dhe PD-se , F.N.e PS-se , universal sahanlepires si nga vendi .

  • po pra …boni kushtetute persmari, qe mos ta luj sumen asnji .pse bohet ligji…..nga 5 vjet….25 vjeti ene maliqi ene ligji. per sjellje te mire bo 2 vjet , te cojne ene me leje ne shpi,

  • Sa per mbare i vika Arben Rakipit viktimizimi i kryeprokuroreve.Faji gjithmone behet qyrk dhe nuk do kush ta veshe.
    Nese zoti Rakipi dote na tregoje rastin e ndonje prej ketyre mender-prokuroreve te cilet NUK e kane perdorur kete derexhe te politike per te bere pasuri per veten e tyre,atehere une do t’i jap te drejte ta vare kerraben e pergjegjesise vetem ne porten e mender-politikes.
    Une ,personalisht nuk njoh ndonje zyrtar te “drejtesise” shqiptare me integritet dhe qe te jetoje me djerse te ndershme.
    Keshtu qe rrathet vicioze zoti Rakipi le t’i konsumoje ne nahijen e tij ose me ndonje nahije handikapatesh; jo ne ate te publikut shqiptar qe ka 23 vjet qe rropatet nga nahija kriminale e Rakipit dhe kurverimi,non-stop, i saj me vullnetin e mender-politikes.

    • Lora e ke gabim, eshte politika qe ben ligjet, ky Arben Rakipi, kur ishte kryeprokuror, i coi disa thirrje Berishes, per tu paraqitur, i coi dhe policine per ta marre me zorr, por ishte politika e djathte-komuniste dhe e majte-komuniste, qe sdonte te gjykoheshin politikanet dhe perfundimi e shkarkuan, per ta zevendesuar me Dhori Sollakun.
      Jane shqiptaret qe gjithmone bejne zgjedhjen e gabuar ashtu sic bene edhe me 23 qershor, duke ivfutur Rames si pyke, Ilir Meten.
      Politike dhjeramane sic thua edhe ti, eshte politika shqiptare.

      • Nuk e zgjodhen meten shqiptaret,i nderuar HB;e zgjodhi vete E Rama
        si korrektim te FAJIT te tij te 15 prillit 2008-te(fill pas Gerdecit) ,qe hodhi ne ere Kushtetuten e shtetit te shqiptareve.
        Sa per A.Rakipin,e kam vene re edhe ne komente te tjera besimin tuaj per te.Eshte puna juaj.
        Personalisht kam bindjen se para nje kryeprokurori dinjitoz duhet te shurrose edhe me trimi.Per mua institucioni i Kryeprokurorit eshte me i fuqishem (ne ligj) se e tere qeveria.TUNG.

        • Ne nje shtet ligjor eshte ashtu sic thua ti Lora, por a kemi patur shtet ligjor? Edhe tani qe po mundohen te bejne shtet ligjor, dalin Kala e goxhajt si te pavarur, ne mbeshtetje te antiligjit.
          Kur nje prokuror a gjykates e ve apo e heq nga puna politika, harroje shtetin ligjor Lora.
          Tung edhe ti.

  • Jo more zoti Rakipi, jo. Nuk eshte Prokurori i Pergjithshem viktime e politikes – sic ju thoni – , por eshte Kryekurve e politikes. Po ti e di vete me mire kete se e ke ushtruar vete kete detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *