Gjirokastër, 15 zyrtarë nën akuzë për ndihmat e invalidëve

anazapta

Shërbimi Social në Gjirokastër ka denoncuar 15 zyrtarë që do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen se kanë abuzuar me ndihmën ekonomike për personat me aftësi të kufizuar. Drejtoria Rajonale ka ngritur padi për kreun e Këshillit të Komunës Krahës, Sulo Llaka, si dhe për 14 anëtarët e Këshillit Komunal, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Pas ushtrimit të një sërë kontrollesh të ndërmarra në periudhën korrik 2012 deri në dhjetor 2013, u zbuluan 162 familje dhe 24 raste që përfitonin ndihmë sociale përmes statusit të invalidit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *