Drejtori i Pёrgjithshёm i Policisё sё Shtetit, Artan Didi, pasditen e djeshme zhvilloi njё takim me shefin e Shtabit tё Pёrgjithshёm tё Guardia Di Financa, Luciano Carta, nё kuadёr tё tё cilit u evidentua bashkëpunimi i hershёm qё ekziston mes dy palëve. U diskutua për rritjen e masave në luftën kundër trafikut tё lёndёve narkotike dhe trafiqeve tё çdo lloji, si dhe rezultatet pozitive tё arritura gjatё kësaj periudhe. Gjithashtu u ra dakord që të vazhdojë patrullimi i detit mes dy policive për luftën ndaj trafiqeve.
