I nderuar lexues! Beteja e Kosovës u zhvillua në Fushën e Kosovës, në afërsi të Prishtinës më 15 qershor 1389 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe një koalicioni të krishterë, kryesisht ballkanik. Osmanët kishin vazhduar me pushtimet e tyre duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Për sundimtarët e Europës juglindore po bëhej e qartë se vërshimi osman nuk mund të përballohej me forcat e tyre të veçuara. Të ndodhur përballë një armiku të përbashkët, princërit, mbretërit e fisnikët shqiptarë, serbë, bullgarë e rumunë i fashitën mosmarrëveshjet duke krijuar një koalicion antiosman. Beteja u zhvillua ndërmjet 100.000 ushtarëve osmanë dhe 40.000 luftëtarëve ballkanas. Përfundoi me fitoren e osmanëve.
