Presidenti Barack Obama, është shprehur në mënyrë kategorikë kundër ndërhyrjes së ushtrisë ruse në shtetin ukrainas.
Sipas tij, ky është një veprim jo i domosdoshëm, pasi do të rrisë paqëndrueshmërinë e për pasojë do të sjellë destabilizim të mëtejshëm të gjithë vorbullës që është krijuar nga protestat në këtë vend.
Nisur nga ky arsyetim, më tej presidenti Obama u shpreh se, SHBA-të janë në masë të shqetësuara për lëvizjet e shpeshta që kanë pasur forcat ushtarake ruse në Krime.
“Helikopterë sulmues rusë dhe avionë ushtarakë transporti janë futur në Krime”, – deklaroi Yuriy Sergeyev (ambasadori i Ukrainës pranë OKB-së).
Ai e përshkroi aeroportin kryesor si të zaptuar nga forcat ruse. Zoti Sergeyev tha se kërkon mbështetje morale dhe politike nga komuniteti ndërkombëtar.
Kremili tha dje se, presidenti Vladimir Putin e ka diskutuar gjendjen në Ukrainë me kryeministrin britanik David Cameron, kancelaren gjermane Angela Merkel, dhe kreun e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Ndonje dite i vjen radha edhe Alaskes??
fare e keqe qe ku ju shkel kemba nuk mbin bari, guxoni dhe te akuzoni????????
ANALIZE : Problemi eshte : Nuk e di a po me kupton !
Kur Rusija ishte ne krize te thelle, vitet ‘ 90 daljen nga kriza ja besoi nje njeriu spijuni te rendomte te KGB qe nuk dihet ne se kishte mbaru ndonje shkolle. Ne rastin me te mire ndonje shkolle ushtarake. Akoma sot rri e ban xhudo e mundje klasike. E ka fute Rusine ne konflikte e mundet qe konflikti shperthen brenda ne Moske.
Kur USA huri ne krize 2008 daljen nga kriza ja besoj nje studenti te shkelqyer te Univ. Harvard z. Barak Obama. I cili jo vetem e nxori nga kriza ekononomike por edhe e largoi ngashume konflikte qe i kishte lene z. Bush.
Rusija ka nevoje per demokraci e te heqe dore nga konfliktet e pafundme.
Dicka per z. Putin, “shkolle ushtarake, xhudo e mudje klasike” eshte nje imazh i kultivuar me kujdes per tu dhene Ruseve ate qe duan “nje dore te forte ne pushtet” Putin flet Gjermanisht, Frengjisht, Tatar e se fundmi po meson Anglisht” Kur e pyeten si flet keto gjuhe, tha me modesti: Ne Gjermani kam jetuar, ndersa Fr/ T di disa fjale qe tu drejtohem me respekt ketyre popullatave. Lidhja Ruso-Gjermane ne kohen e Shroderit eshte merite e Putinit.
Ai (sic thonte Ruset) ka nje komande absolute te detajeve, eshte shume i qarte ne shprehi dhe mbahet si orator me autoritet ne shume subjekte. Putin eshte Jurist nga profesioni (jo spiun!) dhe me pas ka mbrojtur PhD ne te Drejten Nderkombetare, ne 1975. Bureokrat dhe teknokrat i regjur, duke kaluar ne shume detyra si rajonal edhe kombetare; ne ligj, energji, politike e ekonomi. Ne 1997 u be Kanditat Shkencash ne Ekonomi. Putin eshte Rusi Modern (jo i pire) qe i ktheu vendit nje pjese nga krenariae dikurshme, lufton krimin dhe korrupsionin, investon ne biznese kombetare, ri-ngriti ushtrine e ngelet partner serioz ne negociata. Sigurisht qe ka shume gabime (pare nga anet tona) zgjedhjet, probleme ne vend etj, por Ruset e duan.
Sa per z Obama… s’duket duket se e nxorri vendin nga kriza ekonomike as ka zhbere gabimet e Bushit. Ne fakt, per mendimin tim, duhet te heshte pak per Ukrainen e te jape “leksione per cfare pranohet e cfare jo” Ukraina eshte ne dere te Rusise, me lidhje shekullore, me shume Ruse etnike e probleme strategjike per Rusine. Obama duhet ta dije se me Rusine presioni s’eshte ide e mire, sic nuk eshte ndermjet Fuqive Berthamore. Askush nuk i jep dot mend Amerikes si te veproje me Kuben a Meksiken. Jane shume qendra konflikti ne bote, qe nga ai Sino-Japonez tek Indi-Pakistan; e Amerika nuk i mbulon dot te tera. Demokracia ne Konceptin Tone (perendimor) dhe ate Indian, Rus, Kinez apo Japonez jane te ndryshme dhe asgje s’do forcuar ne piken kur s’ban me.
Dhe po ti hyjme me thelle, tek “dy duar per nje koke” z Obama mos te harroje se Rusia eshte aleati me strategjik nda nje rreziku “katror” (islamiko-otoman, europiano qendror, japonez e kinez) … e kur bie Rusia…”Mongolet nuk mbahen me” Rusia do respekt dhe ndihme ne keto dite te veshtira, jo “arrogance dhe antagonizem”
Nga 46 milione banore qe ka Ukraina, 11 milione jane ruse. Pse te mos nderhyje rusi per ruset, kur amerika nderhyn per irakenet e afganistanet?
I ziu Obama, kam dashur ndonje here te jem
President i USA, sot jo.