Nuk kanë fund episodet e dhunës seksuale te femrat në Indi. Një vajzë 13 vjeçe ka denoncuar se është rrëmbyer dhe më pas është përdhunuar për disa ditë me radhë në Nagpur, ndërsa një 17-vjeçare është hedhur nga makina në Mumbai, sepse tre burra kanë tentuar ta përdhunojnë, pasi i kishin ofruar se do ta shoqëronin me makinë për një copë rrugë.
Ndërkohë më Indi vazhdojnë protestat që kërkojnë dënimin me vdekje të përdhunuesve. Gjithçka nisi në mesin e dhjetorit, kur një studente 23-vjeçare u përdhunua barbarisht nga 6 meshkuj në një nga autobusët e kryeqytetit Nju Delhi. Më pas vajza humbi jetën në spital.
Policia indiane në shtetin e Harianës ka nisur publikimin në faqen e saj në internet të fotove të rreth 2500 përdhunuesve të dënuar në 10 vitet e fundit.
