Kredia e FMN, Ahmetaj: Reformat po japin rezultat

redaktor

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar në një komunikim me mediat, se reformat e qeverisë Rama kanë filluar të japin shenjat e para të përmirësimit të situatës ekonomike në vend.

“Nisja e reformave të thella strukturore është vetëm fillimi i punës. Ne do vazhdojmë punën për tërheqjen e investimeve të huaja”, ka deklaruar Ahmetaj.

Duke konfirmuar edhe nisjen e programit me FMN-në, Ahmetaj ka ritheksuar angazhimin e kryeministrit dhe koalicionit qeveritar që të ndërtojë Evropën këtu.

“Programi me FMN-në do të pasohet nga hapa të tjerë për përmirësimin e klimës së biznesit. Rilindja e Shqipërisë ka filluar”, ka thënë Ahmetaj në deklaratën e shkurtër për shtyp.

Share This Article
2 Comments
  • Shenjat e para te permirsimit duhet ti ndjejne votuesit dhe ata te shprehen per to, e jo ti zotrote. Keto jane shenja pasigurie dhe paniku. Malli i mire shet veten thote populli.
    Bravo Ben magjistari. Magji guri zi…….

  • RILINDJA E SHQYPNISE NUK MUND TE VIJE ME FAZLLICIN E SALIUT!

    Ore ti ministri mburravec Ahmetaj nuk e ke marre vesh qe Fazllici nga Saliu ka kaluar tek Edvini dhe ministri Gjiknuri e ka strehuar ne shtepine e vet? Dhe media amatore shqyptare e paguar po hesht si peshk dhe po censuron shkrimet e nastradinit si Papa Piu Inkizitori qe u vuri gjethe fiku gjenitaleve te skulpturave te Milenaxhelos ne tere Italine? Po nga i pe ti shenjat e RILINDJES ekonomike o ministri qesharak Ahmetaj kur vendi shenon vetem regres ne prodhimin kombetar? Shiko grafiqet qe te jep nastradini ne kete faqe interneti dhe me pas fol per PARAJSA ekonomike si Enveri vite me pare dhe si Sali kohe me pare qe te kuptosh se ASGJE nuk ka ndryshuar ne trojet shqyptare per prodhimin elitar kombetar qe nga Koha e Qepes e Enver Hoxhes:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

    Prandaj edhe Edvini me Kokelopen e tij Ilir Meten po ja FAL interkonjeksionin me Kosoven Fazllicit dhe seksereve te tij te firmes mafioze Energoinvest, njesoj sic beri Saliu me projektin madhor te rruges Durres-Kukes.

    Prandaj edhe Edi Rama eshte futur ne Brimen e Miut dhe ka nxjere Gaxhoin e tij Gjiknuri per te mashtruar me llafollogji socialiste boshe njesoj si ne Kohen e Qepes te Enverit kur nga njera ane i shanin sa per sy e faqe titistet dhe jugosllavet dhe nga ana tjeter e kishin orientuar gjithe tregetine e jashteme me Jugosllavine armike. Kete kauze imorale ndoqi edhe Sali Berisha sepse e kishte mesuar tek Partia e Punes ne nje forme perfekte.

    Prandaj edhe Edi Rama nuk ndeshkon dot Sali Vrastarin dhe Sali Kusarin sepse gjasat tregojne se ka ndermend te veproje si AI.

    Prandaj edhe nastradini i ben apel BOSAVE te gazete me liberale ne vendin tone DITA te nxjerre ne faqe te pare debatin per diskutimin e aferes mafioze te linjes se interkonjeksionit me Kosoven, pasi kjo eshte nje ceshtje madhore per fatet e Vatanit dhe duhet te demaskohet urgjentisht nga media dhe shoqeria shqyptare, njesoj ose me shume se afera e Edvinit me LHL-te e Asadit.

    Degjoje nastradinin dhe HESHT me mire dhe prit dite me te mira per t’u mburrur o ministri Ahmetaj se na plaset shpirtin me keto mashtrime enveristesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *