Skllavëroi femrat për prostitucion në Milano, arrestohet pas 16 vitesh

anazapta

I kërkuari për skllavërim dhe shfrytëzim prostitucioni nga Italia kapet i fshehur në shtëpinë e tij në Radostinë të Fierit. Fatos Dashi, 48 vjeç, u arrestua nga agjentët e Operacioneve Speciale të policisë vendore mëngjesin e ditës së djeshme, pasi informacionet në rrugë operative siguronin se ai gjendej në banesë. Burime zyrtare thanë se Dashi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej më shumë se 15 vitesh nga autoritetet e vendit fqinj dhe i dënuar në mungesë me 20 vite burgim. “Autoritetet gjyqësore të Milanos, Itali, kanë lëshuar në ngarkim të tij urdhrin e arrestit nr. 21/98 RE, datë 16 prill 1998, për veprën penale ‘skllavëri dhe shfrytëzim i prostitucionit’’, bazuar në Kodit Penal Italian”, thanë burime zyrtare. Mësohet se 48-vjeçari ka trafikuar nëpërmjet mashtrimit vajza nga Shqipëria dhe vendet lindore dhe më pas duke i mbajtur të mbyllura, keqtrajtuar, kërcënuar dhe terrorizuar, i ka shfrytëzuar ato për prostitucion kundrejt përfitimit. Policia sqaroi se Gjykata e Milanos Itali ka dhënë dënimin me 20 vjet burg në mungesë. Ndërsa u njoftua Interpol Tirana dhe ambasada për të nisur veprimet konkrete të komunikimit me Interpol Romën, me qëllim ekstradimin drejt Italisë të Dashit për të vuajtur dënimin. Po kështu pritet masa e arrestit në gjykatë për procedurë ekstradimi.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *