Katër persona të kërkuar nga drejtësia për mashtrim dhe vjedhje u arrestuan dje në kryeqytet. Policia tha se Shefmir Kurti, 42 vjeç, banues në Paskuqan, kërkohej prej 31 janarit 2014, me masë “arrest në burg” për mashtrim nga Gjykata e Elbasanit. Kurse Erjon Tauzi, 34 vjeç, ka qenë po me këtë masë sigurie prej dy ditësh dhe për të njëjtën akuzë, sikurse dhe Shaban Berliku, 42 vjeç, banues në Yzberisht. I fundit u prangos Veli Meçi, 18 vjeç, i dënuar me 3 muaj burg nga Apeli Tiranë për vjedhje
