Një denoncim jo i zakontë është depozituar në policinë vendore. Një banor i fshatit Ponçestë të këtij rrethi dëshmoi se i kishin vjedhur gomarin dhe më pas ia kishin shitur në Pazar. Policia nisi hetimet dhe identifikoi të dyshuarin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Ponçarë të Devollit, që do hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ka ndodhur më 17 nëntor 2013, por dje policia zbuloi autorin. Sipas E. Z., kafsha pasi është vjedhur, u gjet e shitur në pazarin e fshatit Rov tek një banor tjetër.
