“Jobs”, në prill në kinematë amerikane

anazapta

“Jobs” është filmi që i dedikohet themeluesit të gjigantit Apple. Filmi për gjeniun Steve Jobs do të prezantohet në Sundance Festival, i cili do të mbahet në Park City, në Utah, nga data 17-27 janar.

Filmi është në listën e atyre filmave që po priten me padurim nga publiku mbarëbotëror dhe do të shfaqet në festival mbrëmjen e 25 dhjetorit.

Ndërsa  në sallat e kinemave amerikane, “Jobs” do të mbërrijë në prill. Rolin kryesor e luan aktori Ashton Kutcher, ndërsa regjia mban firmën e Joshua Michael Stern.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *