SHËNIM: Dy protesta dhe (a)moraliteti i PD-së mes tyre

anazapta

Protesta e ish të përndjekurve politikë dhe ajo e këtyre ditëve, me protagonistë shoferët e furgonave 8+1, janë ato që më së shumti ia “heqin brekët” PD-së, duke e lënë për turp krejt cullak, në vetëdiskretitimin përsa i përket asaj ç`ka e konsideron të shenjtë: ligjin!

Të kujtojmë se ish të përndjekurit e potenconin fort, se nuk kërkonin as më shumë e as më pak, por thjesht e vetëm, zbatimin e ligjit nga ana e qeverisë, lidhur më afatet e dëmshpërblimit të tyre.  Dhe nuk ka hiç nevojë për të kujtuar një prej (mos)reagimeve më të padenja të Berishës e të tijve, që u përgjigjën duke thënë se protestën po e organizonin tek ish-atelieja e Kristaq Ramës!!!

Ishte një prej formave më tallëse dhe më injoruese që një qeveri u bënte, e kujt pra, shtresës që ka mëtuar se përfaqson gjithë këto vite. E tani, vijmë tek protesta e 8+1-shave. Qeveria thotë se thjesht po zbaton ligjin, një ligj që tek e fundit nuk është dhe i veti, për ç`ka protesta do ishte më e pëligjur duke kërkuar mosmiratimin e tij. Dhe kjo nuk kundërshtohet nga ata që protestojnë, duke dhënë të nënkuptuar që, për ca rrethana sociale, ta shkelin ligjin dhe për ca kohë. E në këtë front, është dhe PD-ja me gjithë ç`ka brenda, në një unison të verbër.

Pra, një parti që kërkon vijimin e shkeljes së ligjit. Ja pra, cili është (a)moraliteti politik i kësaj partie dhe lidershpit të saj. Mjaft të merret ky fakt për të kuptuar se ç`formë, peshë e rëndësi ka ligji në vizion e tyre të të qeverisurit dhe të të bërit politikë. Sjellja më e denjë opozitare që mund të bënte PD-ja në rastin e protestës së 8+1-shave, do ishte pranimi i faktit se vërtet ka një shkelje ligjore, shoqëruar me një paketë propozimesh nga ana e saj se si mund të rregullohej ky ngërç, me kusht që pasojat sociale të jenë sa më të vogla, pa qenë nevoja që, deputetë të saj, qeveritarë pa asnjë lloj nervi e ndjeshmërie për realitetin e përditshëm të mileti, të shndërrohen befas në të përgjëruarit e shekullit, me skena që opinioni i merr si lëndë e parë për të krijuar barsoleta, me në qendër vetë ata.    E.H.

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Shqiptare te ndershem, qe jeni shumica ne ate vend te bekuar, por me lidere te ndyre, eshte faji yne qe PD-ja, si nje parti e shpresave te medha, degjeneroi ne shkallen me te ulet te dinjitetit te nje partije, qe per nga monstroziteti, ja kaloi edhe ish PPSH-se.
    Eshte faji yne qe nuk vazhduam protestat, qe te hapeshin dosjet, per ata qe kerkonin te kandidonin, ne politike.
    Tani eshte shume vone, tani vetem shkrirja e kesaj partije te ndyre me njerez te ndyre, e shpeton te djathten e vertete, te ndryshoje spektrin politik, ne dobi te shqiptareve.
    Eshte paradoks te shohes dhjeramane te politikes se PD-se, te kerkojne te zbatohet paligjshmeria dhe kaosi, sic ndodhi me furgonat.
    Kjo parti tashme ka degjeneruar dhe ska demokrat qe ta shpetoje, prandaj demokratet e ndershem, te mendohen mire kur te marrin vendime, se me voten e tyre symbullur, kane instaluar bllokun blu, qe per nga permasat dhe pasuria, ja kalon me qindra here ish bllokut te kuq.

  • Kujtese e hidhet per Liderat e Udheheqjes Sindikaliste te furgoneve.
    Ndoshta ju prishet diten e Djele.


    Mu prap s’po me hiqet ka mendja i fakt tjeter:

    * Kur jemi ne lufte me opoziten (ate do ajo, rremuje/skandale sic e ka nisur)

    Kush i Kerkon Llogari Shtetit e Pushtetit?

    “kg-per-kg”, preferenca gjithmone tek ai qe Shpenzon Taksat e Fondet Publike, se te ai qe ka Celsat a Kashtes.

  • P.D jashte ligjit parti kundra interesave te shqipetareve…..eshte e lidhur me U.D.B jugosllave dhe po bene perpjekje per destabilizim te vendit,ideatoret Beisha..Basha

  • O komentues Xarti. Per cilat breke e keni fjalen, Ai eshte prostitute. Si i tille o ska fare ose i ka tanga…sa per sy e faqe…i jane bere shoshe…

  • I bej thirrje pjeses se shendoshe te PD temos mbeshtese symbyllas veprimet imorale te atyre qe duan te mbulojne zullumet ne kurriz te Shqiptarve.

  • TANI PER TANI POLITIKAN PA BREKE KEMI PARE VETEM EDI RAMEN NE PUBLIK. TE PAKTEN NE KETE PIKE ESHTE I VETMI, MOS JA HANI HAKUN. DERI TANI TE PAKTEN.

  • ..
    Nuk duhet ngaterruar PD me Sali Berishen.Ai eshte fatkeqesia e shqiptareve dhe e PD. Me vjen sh. Keq qe antaret e PD akoma nuk e Kane kuptuar rolin negativ te Sales,poor e besojne per the keen e tyre.

  • Taksistet para se te kerkojne “te drejtat e tyre”po e ve ne thonjeza se per kete rast s’skane te drejte po jane lakej te PD’se se Sali berishes me shoke, te zbatojne ligjet e shtetit. Ata si gjithe mjetet e trsportit urban, grabisin se pari pasurine e shtetit, me abuzimet e tyre,qw nga biletat dhe mos plotesimi kusheve qe duhen per sherbimin urban.
    Protestuesit duhet te dine pse dhe kur te protestojne.

  • Cilen te djathte perfaqeson PD? Ku ka te djathte ne PD ? C’fare i djathte, ishte SALI Berisha,ku babai kishte apo nuk kishte 5-6 dylum toke? Cilen pasuri mbrojti sali Berisha qe i kishin marr komunistet ? Asgje ? Me flamurin e se djathtes,shfrytezoi rastin per te grabitur pasurine e te tjereve,pra ne ndergjegje kishte kultivuar frymen e pushtetit per te vepruar lirshem si hajdut e jo si mbrojtes i pasurise se njerezve. Kete e trgojne edhe veprimet e tij. 1.Pranimi i ligjit per token ,qe u nda ne forme reforme agrare
    2. Pranimi i shkaterrimit te te gjitha veprave industriale,bonifikuese,arsimore e kulturore,gjoja se bente lufte kundra komunizmit,pra te luftonte veten e vet. ? Gabimi me i rend i popullit pasi zera kunder tij pati qysh ne fillim. Edhe tani qe mund ta quash te djathte mas pasurise qe ka ven,po prap nuk eshte i djathte se ate pasuri e ka ven me te vjedhur enuk ka dhembshuri, dhe eshet apo e blen pa ber pazar,pasi nuk e ka te trasheguar nga baba. Ne rastese e djathta do te jete ende ne doren e Saliut,Jozefines apo Palokes………. KURRE-KURRE-KURRE nuk kemi per te patur te djathte,,vetem ca sharlatan qe hiqen per te djathte ,po qe ne te vertet jane kusar e vrases.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *