Pse s’mbështetën grevën e të përndjekurve?!

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Ç’pret drejtësia shqiptare? Sali Berisha në Parlament, me të madhe u shpreh se me 5.000 vetë e bën pluhur Edi Ramën me qeverinë e tij. Jemi të habitur ne si popull i thjeshtë i këtij vendi, se kush na ka drejtuar deri dje. Paskan qenë njerëz të pafytyrë këta zuzarë, këta soj deputetësh. Vetëm përfaqësues të popullit nuk mund të quhen këta. Unë do t’i quaja nxitës të tritolit, nxitës të çdo gjëje të keqe që po ndodh këto kohët e fundit. Na bëjnë grevë furgonat dhe një politikë super e fëlliqur del dhe i mbështet në kundërshtim me ligjin. Furgona e taksi janë në të gjithë Shqipërinë rreth 2.500 dhe jo siç flet Berisha se janë 25.000 furgona. E ka fjalën dhe për furgonat me targa të bardha, se në kohën e Berishës ishte një shtet rrumpallë. Shohim në miting shofera furgonash nga Laçi, Fushë-Kruja, Durrësi, që parkohen në Tiranë për destinacionet Tiranë-Korçë, Tiranë-Vlorë, Tiranë-Shkodër. Ka shumë furgona të komunave që punojnë po të njëjtat linja, ka nga ata të komunave që punojnë në Tiranë taksi katër plus një. Mund të jenë mbi 300 që punojnë në Tiranë. Çdo qytet e komunë bën planet e veta se sa taksi u duhen dhe jo të japin pa limit dhe këto bëhen shumë të bezdisura për policinë rrugore dhe për taksitë e çdo qyteti. Këtë po bën qeveria aktuale, po rregullon gabimet e pafalshme të qeverisë Berisha. Tani Berisha u del në krah për ato që ka bërë keq gjatë qeverisjes së tij. E mbështesin këtë grevë për kapital politik. Përse nuk dolën deputetët e të djathtës të mbështesnin grevën e të përndjekurve politik, por i rrethuan me policë dhe nuk i linin të futej ujë për të pirë? Kanë kohë që këta soj politikanësh të ringrihen, jo me 5 muaj në opozitë, por më çfarë shohim, as për tre legjislatura këta nuk bëhen. Gëzim Kalaja ka 10 vjet që nuk e kam dëgjuar të mbështesë sindikatat e transportit. Çne, mos ky është mbështetës i të djathtës për sulm? P.Meçaj, Tiranë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *