Çfarë s’kemi parë e dëgjuar këto 23 vjet të gjatë pluralizmi në Shqipëri. Në ‘90-n njerëzit ishin të shastisur nga ai izolim i gjatë dhe i tmerrshëm, prandaj dhe nuk mendonin shumë gjëra. Çfarë u thuhej ne e besonim, mbase nga padija apo mbase dhe nga shpresa që ushqenim veten për një jetë më të mirë, pasi kështu na servirej. Na u tha që ne kishim arritur gjënë më të shtrenjtë në botë që çdo njeri duhet ta ketë, “lirinë”, dhe ne e besuam dhe shpresuam që tashmë fati i Shqipërisë do të ishte në dorën tonë dhe se ne do të vendosnim për të sipas interesit të përbashkët. Ajo që ne nuk kishim menduar ishte se kush do të na udhëhiqte. Duke qenë se ajo çfarë pamë ato ditë ishte krijuar nga studentë që protestonin për të drejtat e tyre, duke parë dhe pafajësinë e studentëve, e besuam. Por cili ishte përfundimi? Ne të gjithë përfunduam për një kohë shumë të gjatë të braktisur, zhvatur, poshtëruar, nëpërkëmbur nga ajo klasë politike që ka ardhur me trumbetimin që Shqipëria do të jetë një parajsë në Evropë dhe se ne do të jemi pjesë e saj.
Për kaq shume vite jemi mashtruar nga Partia Demokratike që vetëm demokracinë e këtij vendi nuk mbron, por ku e ku të zhvatë edhe këto vite nga buxheti i këtij shteti. Sot dëgjuam që kryetari i emëruar i saj kërkon…. zgjedhje të parakohshme!. A ka më qesharake se kjo ish-qeveri, qe e quan veten opozitë që u shpartallua si mos më keq në 23 Qershor me 1 milion vota? A nuk duhet ta mbyllte gojën kjo opozitë të paktën për 6 muaj deri sa të mos dilnin më të palara, vjedhje, zhvatje të këtij shteti që nuk i funksionon as Prokuroria, as gjykata dhe asnjë gjë? Ne e dimë që kjo opozitë nuk ka moral dhe këtë e ka vërtetuar në 100% të rasteve, kur ka dashur të politizojë protestat e qytetarëve që kanë dashur të mbrojnë interesat e tyre apo dhe me rastin e protestave të shoferëve të furgonëve ditën e djeshme.
Që një opozitë të bëjë për vete popullin e saj, duhet pikë së pari të luftojë për një kauzë të drejtë dhe të ligjshme, por çdo ditë e shikojmë që mbron paligjshmërinë. Një opozitë që mezi pret një shpërthim tritoli, një vrasje apo një aksident që të bëjë konferencën e saj për shtyp me lloj-lloj fytyrash të njohura e të panjohura. Po kush na e ka sjellë këtë gjendje që zor se do të marri drejtim për një vit? Opozita e sotme që kishte një çast njerëzish të korruptuar në shkelje flagrante me ligjin dhe të lidhur me gjithfarë lloj njerëzish, ku secili mundohej të këpuste nga një “copë”. Përpara se të bëni deklarata të tilla o humbësit e mëdhenj të politikës, konsultohuni me ekspertë të fushës dhe jo me militantë që shprehin dëshirat e tyre.
Letër e nënshkruar
Fatjon Zyka

Fatjon Zyka: Dua te ju pyes per dicka po ne se je burre thua te verteten.Se per ke ke votuar dihet e nuk do ju pyes.Ju personalish a keni marr para per te votuar.
Po ka. Nje ish – opozite qe po qeveris si te ishte ne opozite. Nuk jam aq i sigurt se ato 1 milion vota qe shpalos me kaq patos i kane rezistuar kohes, sidomos me prockat e fundit te qeverise dhe me valen e papunesise qe ka mbuluar vendin.