Elbasan, 6 të arrestuar për trafik armësh

anazapta

Policia e Elbasanit arrestoi në orët e vona të natës 6 persona, në kuadër të operacionit “Liqeni”.

Ata akuzohen për trafik të armëve luftarake. Të ndaluarve iu kapën 2 pistoleta dhe iu sekuestruan 2 automjete.

Të arrestuarit janë Armand Musollari, Elton Çela, Andi Balliu, Florenc Balliu, Ervis Nostimi dhe Astrit Musollari.

Burime policore thonë se hetimet janë shtrirë në zbulimin e fijeve të rrjetit kriminal.

Që prej ditës së diel në mëngjes, në disa qytete ka nisur një operacioni i gjerë për të goditur trafikim e armëve, eksplozivëve, lëndëve narkotike dhe kapjen e personave në kërkim.

 

Policia e Shtetit aksion në disa qytete, 49 të shoqëruar

Policia e Shtetit, që prej mëngjesit të ditës së sotme, ka vënë në zbatim një plan masash me objekt kontrollin e ambienteve dhe personave të evidentuar për krime të rënda, armëmbajtje pa leje dhe të dyshuar për vepra penale lidhur me eksplozivët.

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 640 forca policore të Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, Tiranë dhe Fier.

Strukturat e policisë të përfshira në këtë operacion po ushtrojnë kontrolle të befasishme bazuar në informacionet e grumbulluara për persona të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Po ashtu kontrolle po ushtrohen dhe në akset rrugore me pika kontrolli të lëvizshme, si dhe në ambiente të personave të dyshuar.

Në kuadër të këtij operacioni, deri në këto momente nga strukturat e Policisë së Shtetit është ushtruar kontroll në 164 ambiente të ndryshme, si dhe janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme 49 persona.

Gjatë kontrolleve të ushtruara dhe masave të marra nga strukturat e policisë është bërë i mundur sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe të armëve të ndryshme, përkatësisht janë sekuestruar: një sasi prej rreth 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroine,  është sekuestruar sasia prej rreth 700.000 euro,  janë sekuestruar 4 armë zjarri tip kallashnikov, 2 armë zjarri pushkë, 1 armë zjarri snajper 4 armë zjarri pistoleta, një pajisje për prodhimin e eksplozivëve, 2 granata, një sasi lëndë narkotike marijuanë, së bashku me një presë për presimin e lëndës narkotike marijuanë

Sipas policisë, aktualisht po vijojnë shërbimet sipas planifikimit, duke bërë kontrolle të njëkohshme dhe të befasishme në zona të ndryshme.

Këto kontrolle do të vazhdojnë me intensitet dhe gjatë ditëve në vijim, me synim parandalimin e ngjarjeve dhe kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve të veprave penale, personave të kërkuar, si dhe të personave që mbajnë armë apo eksplozivë. / ORA NEWS

Share This Article
6 Comments
  • Shum mir kan ber .ne njerzit e thjesht e puntor qe marim paran me djers e pun.nuk ka asnje problem perkundrazi per keto kontrolle mir ben policia

  • i bini popullite ne qafe atij hallexhiut qe ushqehete me drogen se ate pune na la kjo kohe e poshter se bosate e politikes si gjen gje qe vodhene dhe zhdukene djersen e populite qe punoi e u roptua pere 50 vite dhe minjte e politikes 91 e deri me sote e shkatruane e e vodhene e spo i gjene gje

    • Ka patur nje shtepi publike sic thote parafolesi, por emri “zog i zi” nuk i referohet organit seksual, por per faktin e thjeshte sepse tek hyrja e kesaj shtepie ka qene nje skulpture e vogel, nje zog i zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *