Ka provokuar akoma më shumë irritim një lajm sipas së cilit, pas hetimesh disamujore, janë ndaluar një administrator e dy menaxherë pikash karburanti, të akuzuar për abuzim në shitje, ose më qartë: për vjedhje të klientit, duke i shtënë në serbator më pak karburant sa ka paguar. Emrat e të ndaluarve janë dhënë të plotë, por kompanitë e karburanteve ku ata kanë punuar, janë dhënë vetëm më iniciale. Me pak mund e inteligjencë, ato mund të mësohen se cilat janë, por oponioni mbetet i habitur deri në nervozizëm, se përse nuk bëhen publikë qartazi emrat e kompanive, siç janë bërë së fundi publikë dhe emrat e të ndaluarve?! Eshtë një mesele kjo që vijon prej muajsh. Dhe pavarësisht reagimeve, qytetari e njëherësh konsumatori, privohet nga e drejta që të informohet se cili i ka futur duart në xhepa duke e vjedhur. Është një rast kur shprehja popullore “më mirë të të dalë syri sesa nami”, merr një vlerë të veçantë ndëshkuese, duke u ndryshuar vendet fjalëve: “më mirë t`u dalë nami sesa syri”, që do të thotë se konsumatori nuk kërkon ndëshkimin me “nxjerrje syri” të hajdutit – burg në këtë rast – por më shumë që t`i dalë nami, i zi sigurisht, si hajdut. Mirëpo ngjan sikur po mbrohet nga shteti! / E.H.

po spo mirete veshe kush na vjedhe shteti apo biznesmenete po me dukete se shteti se te sjell gaz ai bosi me 60 dollare toni dhe te shitete me kaqe sa shitete ketu nuk e di po i beni llogarite vete sa na vjedhin sic na vodhi CEZ dhe iku dhe sja mbajti njeriu te fliste e te kerkonte llogari pere vjedhjene dhe shkatrimin e atij pas sistemi qe kishim mjereshqiperine ce ka zene dhe cdo ta gjej
rilindjes vetem majen e bishtit i keni pare . peritni pritni se vetem fillimi eshte se do te dalin me keq se ai krimineli plak qe iku me lejen e ambasadorit amerikan dhe
te ilir kokmadhit , keta jane vzhdimsia e serjalit turko serbo grekafonise .
LIgjin e ka bere z. Sali Berisha i cili ne keto 8 vjet KURRE nuk ka nxjerre asnje emer hajduti, bile nuk ka bere as edhe nje kontroll (pervecse ku u be minister Dritan Prifti…Qe t’ja hedhesh fajin Rilindjes eshte e thjeshte…por nuk ka pare Shqiperia hajdute e qafire si Partia Demokratike…
Po perderisa i mbron shteti keta biznesmene… i bie qe jane te dy hajdute te xhepave tane.
Jane bere pale me njeri tjetrin. Ata vjedhin popullin e shteti i mbron duke mos treguar se cilet jane ata. Ne vend se ti ndjeke penalisht u fsheh emrin. Shkurt o popull thuhet SHTET SHKERDHATE