Deputetët informalë përfaqësojnë këtë dhembje

anazapta

Email nga adresa

[email protected]

Në protestën e shoferëve që kanë punuar në informalitet, pamë ligjvënësit Bode, Noka, Luçiano Boçi dhe Bumçi. Ligjvënësit elektorati i ka votuar për të sjellë ligje dhe reforma, për fuqizimin e shtetit ligjor. Këta sot na u paraqitën në mbrojtje të paligjshmërisë që ka vijuar me vite nën pushtetin që populli e largoi me votë në 23 Qershor. Një skenë krejt e pabesueshme: Ligjvënësit protestojnë kundër ligjeve që i kanë votuar vetë!

Publiku shqiptar ka pak kohë që mësoi të faktuar informalitetin që kishte instaluar në Shqipëri qeveria e Sali Berishës. Informaliteti fillon me pronën, me disa të ashtuquajtur të përndjekur politik, me të tëra sferat e ekonomisë, me drejtësinë, me arsimin universitar…. me gjithçka që pat mbuluar ai pushtet krejt informal.

Votuesit e 23 Qershorit, me votim plebishitar kërkojnë që ky informalitet të eliminohet, që demokracia të marri frymë lirisht. Pjesëmarrja e ligjvënësve demokratë në protestën e shoferëve tregon hapur se qeveria që iku, informalitetin e kishte metodë pune, nuk ishte aksidental. Sipas tyre, ligje le të ketë sa më shumë, zbatimi i tyre është fakultativ. Do të zbatohen ato ligje ose pjesë të tyre që dëshiron sundimtari, tamam si nën Perandorinë Osmane.

Reformat janë masa për të përmirësuar tërësinë e ligjeve dhe masave qe shëndoshin sistemin. Në mënyrë figurative, nëse sistemin e konsiderojmë njeri të gjallë, reformat janë operacione që eliminojnë plagët. Natyrisht, operacionet shkaktojnë një dhembje provizore të paevitueshme, por sistemi shëndoshet. Deputetët informalë përfaqësojnë këtë dhembje, duke luftuar energjikisht sistemin. Një veprim i tillë, po qe se ndodhte në një shtet europian me demokraci të konsoliduar, deputeti do të kalbej nga shkopi i policit europian. Ne kemi policë shumë të sjellshëm. Nuk ka asnjë shkelje ligji nëse një deputet protestues mund të hiqet zvarrë, me gjithë kostumin firmato që e ka krejt informal. Illo Foto

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *