FRD: Kodi Zgjedhor, produkt jotransparent i reformës PS-PD

anazapta

Pas PS-së dhe AK-së, edhe FRD ka reaguar  ndaj vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të ndarë territorin në 89 ZAZ.

Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, tha sot se Kodi Zgjedhor në të gjithë elementët e tij është produkt jo transparent i bisedimeve dhe marrëveshjeve midis dy partive të vjetra politike, PS e PD.

Ai theksoi se ky produkt dypartiak konsensual nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë ligji më i mirë i mundshëm dhe i nevojshëm për stadin aktual në Shqipëri.

“FRD bën publikisht përgjegjës kryesor kryeministrin dhe maxhorancën në qeveri për të gjithë problemtikën e përgatitjes dhe administrimit zgjedhor. Ata kanë përgjegjësinë kushtetuese, kanë deleguar dhe zgjedhur të gjithë hierarkinë e administrimit zgjedhor, kanë detyrime institucionale dhe administrative dhe kanë edhe mekanizmet e nevojshëm për garantimin ose cenimin e integritetit të zgjedhjeve të qershorit 2013”, tha deputeti Gazmend Oketa.

Share This Article
1 Comment
  • E keqja e Shqiperise eshte Berisha! Lerini ndasite e bashkohuni ,rezoni me pare kriminelin Berisha dhe pastaj shkoni ne zgjedhje te reja te ndershme,le te fitoje ai qe do te votoje populli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *