Familja Bekam blen vilën e stilistes stilistit Xhani Versaçe në Miami Beach, për 60 milionë dollarë.
Vila madhështore ku stilisti u vra 16 vjet më parë nga një i sëmurë mendor është ndërtuar në vitit ’30, ka pamje nga deti, pishina, 10 dhoma gjumi dhe një sallon me sipërfaqe 250 metër katror.
Vetë stilisti e bleu vilën në vitin 1992 për 10 milionë dollarë dhe e ristrukturoi duke investuar në të edhe 33 milionë dollarë të tjerë.
Në vitin 2000, manjati amerikan Peter Loftin, dështoi në tentativën për ta kthyer në një hotel luksi. Në vitin 2012, vila u nxor në ankand, por nuk pati blerës.
Ajo tashmë do të ketë një pronar të ri, futbollistin britanik, David Beckham, i cili së bashku me të shoqen janë miq të afërt të motrës së stilistit, Donatela Versaçe.





Pse është ndarë mbrapsht kjo botë. Versaçe i siguroi milionat nga ca lajthitje mode, dhe ky tjetri pse e gjuante topin bukur. Hajde merri vesh punët e perendisë që i përkëdhel disa e i torturon të tjerët.
Haha Shkembi i Kavajes, i ke rene pikes !
David Bekami bleu vilen e Versaçit, shume te tjere blejne biletat e David Bekamit.