Çelen kurse të Gjuhës-shqipe në Universitetin e Selanikut

anazapta

 Bashkëpunimi institucional në fushën e arsimit të lartë siguron çeljen e kurseve të gjuhës shqipe edhe pranë Universitetit të Selanikut. Konfirmimi është bërë gjatë një vizite të zhvilluar në Selanik nga rektori i  Universitetit të Tiranës, Dhori Kule dhe drejtues të fakulteteve të tjera shqiptare ku është aprovuar çelja e kurseve të gjuhës shqipe në Universitetin Publik ‘‘Aristotelis’’ të Selanikut. Tashmë në këtë universitet do të hapen kurse të gjuhës shqipe për të gjithë studentët grekë apo të nacionaliteteve të ndryshme. Për këtë qëllim një lektore nga Universiteti i Tiranës do të asistojë në mësimdhënien e këtyre kurseve. Sipas burimeve zyrtare të UT-së, kjo marrëveshje do të ketë një impakt domethënës mbi përhapjen e gjuhës shqipe, por edhe në forcimin e lidhjeve të studentëve me orgjinë shqiptare me vendin e tyre të origjinës. Në këtë takim u ra dakord edhe për zhvillimin e një simpoziumi shkencor, referuar kryesisht tri temave specifike si: “Ekonomi, Civilizim dhe Edukim”. Negociatat dhe përpjekjet e Universitetit të Tiranës për promovimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe do të vazhdojnë më tej për mundësinë e përfshirjes së kësaj lënde edhe në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të Selanikut. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *