Plagoset nga një plumb qorr në banesën e saj një 72-vjeçare në Kukës. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së diel në fshatin Osmanaj, ku e plagosur ka mbetur e moshuara me iniciale B. D.
E dëmtuara ka marrë një plagë në qafë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë ngjarje Komisariati i Policisë ka bërë arrestimin në flagrancë të 4 personave, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në një lokal pranë banesës së të moshuarës. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
