Policia vendore sekuestron edhe armën tip pistoletë “Crvena Zastava” me të cilën u krye plagosja e dyfishtë nga nënkryetari i komunës së Levanit, Eqerem Braçe, 49 vjeç. Burime zyrtare thanë se arrestuan zyrtarin vendor me akuzën “plagosje e rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”. Motivi i krimit ka qenë i dobët, një shkëmbim sharjes, kurse të lënduar mbetën B. A., 33 vjeç dhe i afërmi i tij i mitur K. A., 17 vjeç, banues në Levan, pa rrezik jete.
