Ekstremi i djathtë dhe zgjedhjet evropiane

redaktor

Zgjedhjet evropiane që priten të zhvillohen nga 22 maji deri më 25 maj, në 28 vendet e BE-së do të çojnë drejt kutive të votimit rreth 380 milionë evropianë, të cilët do të përcaktojnë drejtimin politik që do të marrë Unioni. Këto janë zgjedhjet e para legjislative, që prej ratifikimit të Traktatit të Lisbonës më 2009, të cilat do të mundësojnë gjithashtu dhe zgjedhjen në mënyrë indirekte nga qytetarët, të Presidentit të Komisionit Evropian. Një ndryshim ky, i gjykuar, se do të krijojë një ndërgjegjësim më të lartë tek qytetarët dhe mund të ndikojë në rritjen e nivelit të pjesëmarrjes në to.

Këto zgjedhje, do të zhvillohen në një klimë të dominuar nga kriza ekonomike e zgjatur në kohë, e cila ka influencën e saj të ndikimit mbi imazhin e unionit, si edhe konsiderimi konstant i zgjedhjeve evropiane, si zgjedhje të rangut të dytë, të cilat gjenerojnë sistematikisht një abstenim të fortë. Besimi i publikut ndaj BE-së, ka rënë në nivelet më të ulëta historike të saj. Eurobarometri i fundit (EB 79) shfaq një rekord rënie, në shifrën 31%, të nivelit të besimit të qytetarëve evropiane ndaj BE-së.

Ekonomia, po mbizotëron skenën e fushatave politike me dy strategjitë kryesore, të polarizuara midis dy kampeve më të rëndësishëm politikë. Përballimi i krizës ofrohet në një plan strategjik: midis një Europe që kërkon mbajtjen e politikave të masave shtrënguese ekonomike (qendra e djathtë); dhe një Europe që favorizon shpërndarjen e shtrëngesave fiskale në një periudhe më të zgjatur në kohë, për të përmirësuar shpenzimet, besimin, rritjen dhe zvogëlimin e papunësisë (qendra e majtë).

Aleancat, përplasjet ideologjike dhe pragmatizmi i politikë-bërjes në grup

Ekstremi i djathtë në Europë, po përpiqet të organizohet, me synim krijimin e aleancave për të bërë të mundur krijimin e një grupi parlamentar, pas zgjedhjeve evropiane. Për të realizuar këtë, ato duhet të mbledhin 25 deputetë, nga 7 kombësi të ndryshme.

Mbledhja e Vjenës, më 15 nëntor 2013, mes 7 partive nacionaliste ekstremiste (Fronti Nacional francez, Partia për Lirinë Austriake, Interesi Flamand i Belgjikës, Demokratët Suedez, Partia Nacionale Sllovake, dhe Lega Nord – Partia për Lirinë holandeze nuk mori pjesë, por është shprehur pro pjesëmarrjes në grup )  u krye në këtë kuadër, për përpilimin e strategjive ndjekëse, në lidhje me fushatën e zgjedhjeve evropiane dhe mundësinë e krijimit të një grupi parlamentar pas zgjedhjeve. Unifikimi i qëndrimeve në nivel evropian, përfshinte tematika si imigracioni dhe zgjerimi i BE-së.

Partia e Frontit Nacional në Francë (FN), e kryesuar nga Marine Le Pen, një parti nacionaliste dhe ksenofobe ka deklaruar aleancën e saj me Partinë e Lirisë holandeze (PVV), e kryesuar nga Wilders, gjithashtu një parti e ekstremit të djathtë, nacionaliste dhe anti-islam.

Ndonëse FN dhe PVV, kanë shpallur aleancën mes tyre, duke u përpjekur të mundësojnë krijimin e një grupi parlamentar menjëherë pas zgjedhjeve, boshtet ideologjike që përfaqësojnë nuk shtrihen në të njëjtën linjë kohezioni, duke ngritur pikëpyetje, se si mund të arrijnë të funksionojnë në këtë aleancë.

Fronti Nacional, pavarësisht zbutjes së imazhit politik që është përpjekur të kryejë Marine Le Pen, vajza e nacionalistit Jean Le Pen, mbart në vetvete një imazh të fortë antisemit. Ndërkohë, PVV holandeze mbështetet nga financime dhe donatorë pro-izraelit. Por, përplasjet në linjën ideologjike shkojnë edhe më tej, ku të dy partitë kanë qëndrime ekstremisht të kundërta mbi disa pozicione sociale, FN është profilizuar si homofobe, ndërsa PVV një nga pikat pse e refuzon Islamin është pikërisht cilësimi që i bën, si një religjion anti-homo. UKIP-i britanik, pikërisht për shkak të përplasjes ideologjike, nuk pranoi bashkëpunim në një aleancë, duke shprehur distancimin dhe mospranimin e të kaluarës antisemite të FN-së.

Problematika në pasjen e një kohezioni ideologjik, shtrihet dhe ndaj partive të tjera nacionaliste, bashkëpunimi përtej disa pikave të përbashkëta, konsiderohet si një element i vështirë, sepse tërësia e programit të tyre ideologjik, krijon përplasje (si psh. nacionalistët austriak me ato slloven, apo gjermanët me polakët).

Ndonëse në terma ideologjikë, këto aleanca kanë probleme kohezioni, madje duke shkuar edhe më tej, si në rastin e Wilders, ku ky bashkëpunim mund të dëmtojë imazhin që ai ka në elektorat, duket se, ka një logjikë pragmatiste, që funksion mbrapa kësaj fasade aleance.

Kjo logjikë shtrihet si në thelb dhe në formë.

Synimi kryesor i aleancës FN dhe PVV, është ndikimi politik në debatet e Strasburgut dhe Brukselit. Por, studimet mbi funksionimin e grupeve në PE, theksojnë se grupet populiste janë karakterizuar gjithmonë nga një kohezion në nivele të ulëta, në krahasim me partitë e tjera. Kjo do të thotë se, historiku i funksionimit të tyre ka treguar se, ato, jo gjithmonë kanë votuar në të njëjtën mënyrë, pikërisht për shkak të përplasjeve ideologjike si edhe mungesës së organizimit. Gjithashtu, këto grupe rezultojnë të kenë përpiluar më pak raporte dhe opinione.

Por, nëse një grupim i ri do të mund të formohet nga këto parti nacionaliste dhe euroskeptike, pavarësisht diferencave ideologjike, ato mund të bien dakord të bashkojnë votat në çështje që i konsiderojnë të përbashkëta, siç mund të jenë politikat e imigracionit dhe integrimi evropian.

Nëse ky grupim i ri, bashkon votat me ECR dhe GUE/NGL, influenca e tij mund të jetë më e konsiderueshme sidomos në lidhje me vendimet, që prekin financimet dhe buxhetin. Nga ana tjetër, ky lloj i ri votimi, vlerësohet se mund të ushtrojë presionin e tij në grupet kryesore politike (PPE, S&D, ALDE), të cilat janë të detyruar të bien në kompromis për çështje të caktuara, në mënyrë që të mund të përballojnë grupimin e votës euroskeptike.

Ndërsa për sa i përket anës teknike, nëpërmjet këtij grupimi, përfitohet akses në të mira materiale, si staf më i gjerë, hapësira zyrash më të konsiderueshme, më shumë fonde për aktivitete publike (fushatë, konferenca, debate, etj). Përfitime procedurale, si zgjatje e kohës së marrjes së fjalës në seancat plenare, caktimi i një raportuesi, etj.

Sondazhet paraprake, garë e ngushtë midis dy kampeve kryesore

Zgjedhjet evropiane mbartin një fokus më të madh në gjashtëshen kryesore që përfaqëson thuajse gjysmën e vendeve në parlament, Gjermani, Francë, Britani, Itali, Spanjë, Poloni. Logjika e funksionimit të dhënies së votës nga ana e qytetarëve, ka treguar vazhdimisht një tendencë ndëshkimi ndaj qeverive në pushtet. Me përjashtim të Gjermanisë, ku koalicioni qeveritar i sapozgjedhur, vlerësohet se, do t’i lihet paraprakisht koha e nevojshme për qeverisje, dhe me përjashtim të Italisë ku qeveria e majtë shfaq një tendencë të lehtë fituese, në vendet e tjera të gjashtëshes, pritet ndëshkim i qeverive në pushtet.

Në Francë, që prej disa muajsh socialistët e Hollande, po përballen me shifrat më të ulëta të mbështetjes së elektoratit të tyre, çka përkthehet në një humbje të konsiderueshme gjatë këtyre zgjedhjeve. Në Britani, sondazhet tregojnë një humbje të koalicionit qeveritar konservator dhe liberal demokrat, duke bërë që konservatorët të mund të kalojnë në vend të tretë pas UKIP dhe Partisë Laburiste. Në Spanjë, qeveria e djathtë parashikohet të humbasë, gjithashtu edhe në Poloni, parashikohet një goditje për partitë e qendrës së djathtë në qeveri.

Konkluzionet e sondazheve paraprake tregojnë, se pritet të zhvillohet një garë e ngushtë, midis dy kampeve dominuese të Parlamentit Europian.

Gjithsesi, sondazhi i fundit i kryer nga ‘PollWatch 2014’, shfaq një epërsi të lehtë të grupit Socialist dhe Demokrat me rreth 29,4%, e përkthyer në 221 vende në PE, kundrejt PPE-së me 26,9%, konkretisht 202 eurodeputetë. Po sipas të njëjtit sondazh, grupi liberal ALDE, projektohet të marrë 64 vende, grupi i ekstremit të majtë GUE/NGL 56 vende; të gjelbrit/ EFA 44 vende; Konservatorët dhe Reformistët Europianë (ECR) 42 vende; ekstremi i djathtë (EFD) 30 vende.

Sipas parashikimeve të sondazhit, nëse ekstremi i djathtë formon një grup në PE që përfshin Frontin Nacional francez, dhe Partinë për Lirinë të Wilders në Holandë, mund të arrijnë në 38 vende duke dyfishuar në këtë mënyrë, prezencën e ekstremit të djathtë në PE.

Por, situata nuk është dhe shumë e qartë sipas sondazhit, pasi nëse Lëvizja e Beppe Grillos në Itali (me qëndrim euroskeptik dhe anti-BE) pritet të fitojë deri në 18 vende, nuk dihet ende se kujt grupi do t’i bashkohet, apo nëse nuk do të bashkohet fare me asnjë grup.

Ndonëse sondazhi parashikon humbje të lehtë të PPE-së dhe Liberalëve, partitë kryesore tradicionale, pritet të dominojnë sërish legjislaturën me 70% të përfaqësimit të tyre. Por, në ndryshim nga herët e tjera, Parlamenti Europian, mund të ndjejë edhe peshën reale të një ekstremizmi të grupuar, që mund të ushtrojë influencën e tij politike, nëpërmjet strategjive që imponojnë ideologjitë përkatëse. (im.ta)

Share This Article
15 Comments
  • DUHET TE KETE MBARUAR TASHME KOHA E EKSTREMIT TE DJATHTE NE EVROPE.

    Duka patur parasyshe qe partite e djathta paten nje diskretitim te madhre gjate luftes se dyte botrore si rezultat I mbeshtetjes qe I dhan Nazifashizmit duke bashkepuanuar me te, ato reformuan programet e tyre ne favor te ides Keisjane. Ato borametri I tyre politik dhe ekonomik rreshqiti majtas. Me ket menyre ato regjeneruan partite e tyre duke marre shume nga program I se majtes.Kjo teori dhe praktik u dha mundesi atyre qe te penetrojen ne rrugen demokratike dhe nje pjes edhe te ekstremit te Djathte te kamuflohet ne keto rruge per tu nshfaqur ne forma te ndryshme ne te ardhmen.
    Po ashtu edhe partite e majte edhe ato u reformuan duke hequr dore tersishte nga teoria Marksiste dhe duke u bazuar tek ekonomia mikes si baze kryesore e zhvillimit te ekonomise evropiane.
    Ne ekonomin Mikse pati nje perparsi te madhe ku kesaj inisiative I sherbej edhe rrevolucioni industrial ose sice e quanin ata rrevolucioni I trete.
    Duke punuar ne kete rruge partite e majta arriten qe Evropen ta ringjallin ekonomikishte madje madje vitet 1970 kjo periudhe u konsiderua periudha e “ e “mrekullis ekonomike “lulezimit ekonomik”Me vone keto vite u konsideroheshin si si “30 vitet e lavdishme Periudhe e kohes se argjente” dhe viti 1960 te” kohes se arte.”
    Me ardhjen e partive te djathta ne pushtet keto vitet te fundit gjendja ekonomike ne ter evropen pesoi nje renje te ndjeshme.Kjo eshte karakteristik e partive te djathta te cilet gjithmon ne qeverisjen e tyre kerakterizohen nga kriza te medha ekonomike.
    Nje krize te tille e perjetoi e pare Greqia , dhe pastaj edhe vendete tjers si Anglia .Itali, Gjermania diri ne njefare shkalle dhe shume vende te tjera. Megjithq Gjermania ne programin e saj Demokristian huazon shume majtas ku dhe ngarkesa e e Gjermanis Lindore e frenoi disi.
    Sote evropa eshte ne prage te recensionit ku nje pjes e madhe e keture vendeve gati ju nenshtruan nje recesioni te tille. Si Geqia dhe Spanje nje kohe te shkurte Portogali e etje.
    Duke pare kete gjendje duket qe borametri zgjedhore kete radhe do te shkoj majtas.Kjo do te jet nje fitore e madhe per vete Evroipen. Te majte kane experience ne drejtimin e vendit megjithse edhe at kane hequr dore tersishte ne ekonomia Mikse gje qe do ta rendoje dhe do te veshtersoj rritjen ekonomike. Per te dalur nga kjo gjendje eksperienca evropeine ka treguar se ekonomia Mikse eshte ekonomia me productive ne rritjen ekonomike kjo praktike tashme nuk don komente pasi ka dhen frutat e saje.
    Pore kjo eshte e veshtire te fute per vet faktin se qeverit me ekonomi te lire e ken me te lehte dhe jen me komo ne qeverisje.
    Nje problem tjeter I m,adhe qe duhet te jete ne qender te vemendje eshe edhe ceshtja e seriozitet te zgjedhjeve pas ne disa vende partite e djathta ken shkelur ligjin duke vjedhur votat.Menyra e vjedhjes se votive ne keto vende kalon pa problem pasi atyre(te majteve) ase qe u shkon ndermende nje problem I tille. Duka pasur parasysh se nje pjes e unjonit vjen nga vendte e lindjes nje fryme e tille edhe munde te iterferohet ne forma te ndryshme edhe ne ato vende ku jane me demokraci te konsoliduar.
    Ndonjeri do te me konsideroj lajthitje per kete mendim pore kjo ekziston potencialishte edhe atje ku nuk e mendon. Rreziku I shkeljes dhe dhunimit te Demokracise eksiston ne cdo vende e ne c`do kohe.!

    • Koha e extremit te djathte s’ka filluar akoma ne Evrope. Ndoshta eshte momenti te themi qe Partite e Majta dhe sidomos extreme I majte kane marre te tatepjeten prej 20 vjetesh dhe akoma jane pa arritur ne piken e tyre me te ulet kritike. Nuk pranon me qe vendet e tyre te behen bahce te atyre qe duan te shskaterrojne kulturen e zakonet e nje vendi. Nuk mund te pranohen te vine si emigrante myslimanet e Botes e te kerkojne te ngrene Xhamira me minaret e te kendoje Hoxha tre a mos me shume here ne dite. Nuk mund te pranojne qe te vine emigrantet te punojne nje vit e te dalin ne asistence e te marrin pagese pa kontribuar plotesisht. Jo or Ali nuk ka e nuk do te kete perparim pa te djathte extreme. Bile nese Shqiperia do te duhet te kete begati I duhet te kete nje Parti te tille por jo sa per sy e per numer, por te vertete. E djthta do te triumfoje lum miku

  • gjithe keto budallalleqe qe shkruhen por asnjehere nuk shkruhet per mos funksionimin e ketij bashkimi te menderes .eshte shkateruar ekonomia politika e te gjitha vendeve te unionit dhe gazetaret nuk permendin faktin nese duhet te vazhdoje ky union ,nese duhet te vazhdoje kjo katrahure?

  • BE nuk eshte katrahure mor tanino, apo mendere siç e quan zotrote, faktin qe propogandohet se fajin e ka BE per shkaterrimin ekonomik apo politik te vendeve te saj, sic e quan ti, eshte pasoje e propogandes politike te brendshme te ketyre vendeve, apo me sakte politikaneve qe justifikohen ne elektorat, se fajin per krizen dhe problemet i ka gjithmone BE dhe asnjehere vete ato 🙂

  • Kam votuar disa hete si shtetas perendimor dhe gjithmone kam votuar te djathten, kete here do votoj te majten, derisa te djathte te tipit Sali, jane po aq hajdute sa ai.

  • ketu tek ne jane po ato politikane qe kane qene dhe te siguroj qe edhe ne europe vazhdojne te jene po ato, por me ndryshimin qe kur ishin me vete per popullin kishte pune dhe deri diku mbarevajtje zoti kel.ndersa sot gjendja eshte e mjerueshme.duhet te jesh shume naiv per te mos e kuptuar kete.

    • Qenkerke me sa duket dhe ti nostaligjik nacionalist 🙂 rikthim te BE-se aty ku ishte, nuk mendoj se kjo do te ishte zgjidhja me e mire. Bashkimi gjithmone ka bere fuqine 🙂

  • Po perfitoj nga rasti t’i bej thirrje bashkeqytetareve tane ne emigracion qe te votojne te majten europiane nese duan qe nje dite te bukur ta shohin vendin ne Unionin Europian 🙂

  • Eshte imperativ qe e kerkon koha ardhjen e TE DJATHTES EKSTREME ( qe eshte ne fakt E DJATHTA E VERTETE ), Per shume arsye. Me kryesorja se Evropa po pushtohet pa lufte nga emigracioni i pa ligjshem dhe politika sot nuk i ndalon dot. Duhet e DJATHTA E VERTETE qe te beje Evropen e evropianeve e jo te afrikaneve.

    • Lali, kur europianet ja msyne Afrikes para 500 vjeteve, nuk i moren leje vendasve, ti pyesin a te vime apo jo dhe sot afrikanet po ja kthejne reston europianeve, spo i pyesin fare, vetem gjejne nji varke a skaf dhe i hyjne me zorr Europes, duan apo sduan te djathtet ekstreme.
      Biles eshte kjo e djathte ekstreme qe dikur i mori jashte deshires se tyre, duke i marre si skllever dhe sot realiteti eshte ndryshe, ke afrikane, arabe, qe edhe stregjysherit i kane lindur ne France, Spanje, ke afrikane qe gjysherit i kane lindurne Britani e Hollande.
      Ska te djathte apo te majte ekstreme, qe ta ndale kete, prandaj lideret e botes sot, qe jane te ndergjegjshem, po synojne qe te sigurojne te cojne mirqenien, atje ku varferia eshte ulur kembekryq.

    • E djathta ekstreme kur te vije ne pushtet do te heqi qafe te gjithe cjane emigrante perfshi edhe shqiptaret qe e votojne ngado qe jane, me shpresen se ekstremi do heqi me ne fund afrikanet. Ne France lepenistet jane te gjithe kunder cfaredolloj rrace perveç francezeve, ne Hollande Wilderistet te njejten gje biles jane anti-islam agresiv, ne Belgjike Vlaams Belang kerkon te njejten gje. Europa sipas tyre eshte vetem per racen e bardhe europiane dhe me fe kristiane, pra aspak myslimane.

      S’ behen hesapet, thote populli pa hanxhine 🙂

      • Emigranti llogjika jote eshte e sakte, por ne qoftese behet edhe njehere nje lufte globale.
        Por edhe ne rast se shperthen nje lufte boterore, ku nuk diskutohen me ligjet per te drejtat e njeriut, perseri Europa tashme eshte e pushtuar.
        Franca sot llogaritet e zeze tashme edhe Gjermania eshte e mbushur plot, jane mbi 5 miljone turq, jane ndoshta e kane kaluar miljonin ruset, polaket, ballkanasit, afrikane, qe po ti marrresh te gjithe, bejne mbi 10 miljon, Britania gjithashtu, cdo dite po behet me e zeze, ku indianet, pakistanezet, afrikanet, jane me miljona.
        Ndryshon gjendja ne vendet e lindjes, qe jane akoma te pastra etnikisht.

        • Flas cfare ato aspirojne ne programet e tyre, se sa do ja arrijne kete veshtire ta percaktosh, por qe kriza ekonomike dhe gjendja aktuale duket se po i ndihmon te rrisin perqindjet e tyre te mbeshtetesve.

  • Te nderuar komentues! Vereni veten ne vend te francezit, italianit apo anglezit nje moment dhe kuptoni se te huajin nuk e do kush dhe vetem e DJATHTA RADIKALE ( apo EKSTREME ) mund ta c’liroje Evropen nga llumi i huaj. Imagjinoni nje cast te vijne mijra marokene e siriane ne Tirane e gjetke, te rrine ne qender grupe-grupe per pune, te shtojne kriminalitetin, vjedhjen,prostitucionin, te martohen me shqiptare e te lindin hibrite shqiptaro-afrikane, te banojne prane nesh e te shkollohen ne banga me femijet tane. Besoj pastaj do ti japim te drejte italianit apo francezit te votoje shpetimin nga pushtimi i heshtur ilegal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *