Në fundin e gushtit të disa viteve më parë, shoqërova vajzën time, Rean, në udhëtimin e saj të regjistrimit në universitet jashtë vendit. Do të ishte edhe hera e parë kur do të ndaheshim fizikisht pas një jete që çdo mëngjez e çdo mbrëmje na kishte gjetur bashkë.
Mbrëmja e ditës kur vajza hyri bashkë me të tjerët në konvikt, ndërsa unë qëndrova në një dhomë të vogël hoteli, ka qenë mbase më e vështira që kam kaluar. U gdhiva zgjuar prej kthetrave të një pasigurie që më merrte frymën. Më dukej sikur nuk kisha bërë mjaftueshëm për atë ditë, kur ime bijë do ikte nga duart e mia; sikur nuk i’a kisha dhënë të gjitha këshillat; sikur nuk isha treguar kujdesur për t’u siguruar se porositë e mia kishin zënë vend; sikur e kisha lënë befas të pambrojtur, vetëm, fillikat, në mes të rrugëve të botës…
Orët e natës kaluan mbi rreshta që i shkruaja, i fshija, i rishkruaja, mbi një letër meraqesh të nënës, meraqesh të peshperitura ne veshet e fëmijës qindra here qyshse kishte lindur e deri atë cast kur ishim ndarë, vetëm para pak orësh dhe Rea, më e gjatë se unë, më kishte përqafuar si të ishte ajo më e rritura mes të dyjave, duke më thënë, “Rri e qetë mam, do jesh gjithnjë krenare për mua!”.
Duke qenë mirënjohëse për ftesën që më keni bërë, nuk gjeta mënyrë më të mirë për ta nisur këtë fjalë timen, se sa të ndaja me ju episodin e mbylljes së kapitullit të parë të jetës sime me vajzën, dhe hapjes së një kapitulli të ri, përgjatë të cilit jo vetëm kam fituar një shoqe të ngushtë, po edhe kam mundësinë të shoh përditë se sa fort e rëndësishme është që, ai kapitulli i parë të zhvillohet nën dritën e vlerave të marra prej neve vetë nga nënat tona, gjyshet e sotme të vajzave e të djemve tanë.
Drita e atyre vlerave e bën prehrin e nënës dhe të gjyshes, oborrin e parë dhe më të pastërtin për mirërritjen e mendjes e të zemrës së një fëmije; oborrin e zërave më të pazëvendësueshëm dhe të shijeve më të paharrueshme; oborrin ku mbillet e kultivohet me dashurinë më të thellë thuajse gjithçka korret më tutje, në rrugën e rritjes e të pavarësisë së fëmijëve tanë. Por erdha sot këtu për të ndarë me ju edhe bindjen se ne, si vajza e gra, na takon që çka kemi marrë e kemi dhënë në atë oborr ideal, ku merr trajtat e veta themelore edukata e njeriut, ta përçojmë kudo ku mundemi e ta mbrojmë si të mundemi, kurdoherë që e shohim të nevojitet apo të cënohet rretherrotull nesh.
Piktura e madhe e jetës sonë sot ka gjurmët e punës së admirueshme dhe historitë e suksesit të shumë mësueseve të përkushtuara, mjekeve të devotshme, sipërmarrësve kurajoze, artisteve të talentuara, eksperteve të ligjit, ekonomisë, shkencës, pse jo edhe guximtareve të politikës, të cilat cdo ditë e kanë një betejë dhe sfidë më vete brenda betejës e sfidës së kategorisë së tyre, vetëm e vetëm sepse janë gra, vetëm sepse janë vajza.
Po në të njëjtën pikturë, nuk është aspak e vështirë të gjesh vrraga dështimesh të mëdha e njolla humbjesh aspak fatale, por rrjedhojë e zbehjes së vlerave dhe këputjes së lidhjeve mes oborrit ideal, prehërit të nënës e të gjyshes, dhe mjedisit të një realiteti ku shpesh e më shpesh harrohet se asnjë mirëqenie e qëndrueshme materiale nuk mund të krijohet në shoqëri, duke i braktisur ato vlera e lidhje të brendshme.
Dhe nuk besoj se mund të lexohen ndryshe përveçse si pasoja të kësaj braktisjeje në turravrapin për përfitime të shpejta, që padyshim shumë shpejt e thellon hendekun përditë e më të madh mes pakicës e shumicës, të gjitha shprehjet e shpeshtuara të dhunës fizike apo verbale në harkun e këtyre viteve; shprehje të përsëritura kaq rëndom sa tanimë lajmet e kronikës së zezë nuk bëjnë prej vitesh dallim nga filmat aksion të konsumit të përditshëm.
Lejomëni të citoj Madeleine Albright kur thotë: “Edhe kur ligjet në letër janë të drejta, realiteti në shtëpi apo në disa komunitete mund të mos jetë i tillë. Ka dhunë në familje, vrasje, divorce apo martesa të detyruara… Disa këto i quajnë kulturore, por unë mendoj se janë kriminale dhe secila e secili prej nesh është e detyruar, i detyruar të kontribojë në dhënien fund të këtyre situatave.”
Ka shumë shqetësim dhe debat sot për krizën ekonomike, krizën financiare dhe në tërësi një krizë sistemike që rrezikon mirqënien e familjeve shqiptare. Të kuptohemi, nuk është ky një shqetësim vetëm në Shqipëri, por thuajse në të gjitha vendet e kontinentit tonë dhe përtej tij. Kaq e vërtetë është kjo sa duket sikur sheh lajmet dhe debatet e trazuara të të njëjtit vend, kur kalon me pultin e televizionit nga një shtet fqinj në tjetrin, apo nga një vend i BE në tjetrin. Në brendinë e këtij shqetësimi duket sikur vlon një e vërtetë e pathënë dot deri në fund, por që lidhet me vlerat, me një moment të historisë sonë kur duket sikur e gjithë bota po bëhet dhe e afërt sa një ekran telefoni, ndërkohë që njëkohësisht gjithçka po lëviz vrullshëm në një drejtim të paditur për individin. Sidomos për prindin. Dhe me siguri shumë posaçërisht për nënën – pa llogaritur këtu gjyshet e shkreta që e ndjekin urtesisht të lebetitura gjithë këtë transformim hutues.
Nuk mund t’i lejoj vetes asnjë nxitim për të thënë gjëra që janë jashtë mundësive të mia, aq më pak pastaj për të nxjerrë konkluzione mbi këtë temë kaq të komplikuar që ka përfshirë shoqërinë, institucionet, politikën në këtë fazë të historisë sonë si banorë të kësaj bote, por pikërisht si grua e si nënë, nuk besoj se e teproj po të them se kriza jonë, qoftë edhe thjesht këtu në Shqipëri, është sa ekonomike aq edhe morale, sa një krizë financash aq edhe një krizë vlerash, sa një krizë e institucioneve aq edhe një krizë e shoqërisë.
Sepse unë besoj që nuk ka rritje të qëndrueshme ekonomike, nëse liria nuk ka moral të vetin konkurencën, meritën dhe solidaritetin; nuk ka financa më të forta nëse kush duhet të paguajë nuk paguan, ndërsa kush paguan duhet të paguajë edhe për ata që s’paguajnë; nuk ka institucione më të dobishme nëse shoqëria nuk e refuzon gjuhën dhe sjelljen paralizuese të urrejtjes në radhë të parë tek konsumatorët e debatit apo ndërveprimit publik.
Sot dhe prej shumë vitesh cdokush, pavarësisht moshës, gjinisë, dijes apo mosdijes, pavarësisht çdo përkatësie a simpatie politike, i vuan pasojat e gjuhës dhe sjelljes së urrejtjes së konsumatorëve të debatit publik, ndeshet dhe mbushet me energji negative që po deformojnë deri në tjetërsim kulturën e bashkëjetesës mes nesh, shkurajohet deri në humbjen e shpresës dhe i adaptohet një kulture cinizmi që hedh poshtë çdo qëllim të mirë, në një mjedis ku triumfon indiferentizmi e qesëndisja ndaj gjithçkaje e gjithkujt.
Eshtë shumë larg meje çdo tundim për t’u dorëzuar përpara të keqes apo qoftë edhe përpara përshkrimit të së keqes si një dominante e patjetërsueshme e realitetit tonë të sotëm, ku nëpërkëmben rëndom vlerat e atij oborrit ideal me të cilin e fillova fjalën time. E vërteta është se kur shoh pas nuk e kam të vështirë të gjej se sa shumë gjëra të mira kanë bërë njerëzit e zakonshëm, apo edhe të tjerë, të jashtëzakonshëm, në këtë vend. Ndërsa kur shoh përballë, kur ju shoh ju të gjithave, nuk e kam të vështirë të besoj se me pak më shumë vetëdije e përpjekje të përbashkët, gratë dhe vajzat e këtij vendi mund të bëjnë për këtë shoqëri atë që nganjëherë duket fatkeqësisht e pamundur; mund t’i japin oborrit të përbashkët të Shqipërisë atë pakëz nga drita e oborrit ideal të prehërit të nënës a të gjyshes, që lypset për të bërë hopin cilësor në shoqëri, ekonomi, institucione.
“Mos mallko errësirën po ndiz një qiri”, thoshte nënë Tereza. Padyshim një qiri nuk e mund gjithë errësirën, po na ndihmon të jemi të dobishëm duke mos e shtuar peshën e errësirës me mallkimet tona kundër saj. Dhe jo vetëm kaq, po na ndihmon të kuptojmë se ç’dritë mund të bëhet në oborrin e madh të Shqipërisë, nëse secili ndez qiririn e vet të vogël të vlerave e të mësimeve të marra në oborrin ideal të fëmijërisë së vet, në prehërin e nënës e të gjyshes.
*Nga aktiviteti i sotëm Simfonia e Jetës

Ka lezet dallohen njerezit me kulture qe vine nga familje me vlera.
Jo si hajdutja e Berishes me ankande ku bisnesmenet detyroheshin te paguanin per te bere bisnes
Duket qe Rama me te tijte jane te vendosur per te rregulluar kete vend
Problemi eshte qe ky vend eshte i shkaterruar ne ate pike sa eshte e veshtire dhe nuk ke ku ta fillosh nga e para.
Te pakten fjalimi publik, mesazhet dhe gjuha ka nderruar
Shpresojme qe te tjerat te vijne ngadale ngadale
Zoti e ndihmofte Shqiperine. Ajo ka me ne fund nje kryeminister qe ndoshta nuk eshte perfekt por qe e meriton fjalen NJERI! Ai dhe zonja e tij rrezatojne miresi dhe dashuri. ky eshte mendimi im, respekte Dita
Grande Linda
Grande Rama
Piu Grande Rama, nese Arrestohet Krimineli Sali Berisha.
Sakte Miri! Bravo
O shoqe Linda, te lutem thuaj shoku Edi, karrigen e more: tani a ka mundesi me ju fut puneve per te cilat u zotove apo do te ece edhe ai nen shembullin e salistanit me shoke?
Zoti Rhani, ju e dini shume mire se me grate e politikanve dhe te futbollisteve zakonisht merret shtypi “people” e jo gazeta si e juaja qe e konsideron veten serioze!! Lerini keto budallalleqet tani! Edhe shoku Enver, qe tipat si sala e edi si lejonte as te futeshin per ti pastruar banjon, nuk me linte te hapesha keshtu neper gazeta!
haha o nexhi thengjil i mbuluar
Qytetari! Vizion nene.
O Marko, dakord ore dakord, qytetari dhe vizion nene…
Por….
Zonja Rama! Shume mire e ben qe e respekton familjen shqiptare, por si do eci perpara ky vend kur krimet e Salinjve bejne MUU dhe kriminelet nuk ndeshkohen???
Zoti Rama
Fillo dhe lidhi nje nga nje ata te gjykates se larte qe te vene vete ata laro pastaj te pohojne se cfare I kane bere ketij populli. Se ne qofte se nuk ben kete e ke te humbur betejen se nuk ka si shpjegohet ndryshe qe Imami, Taci me familje dhe me se fundi dhe (doktor) Mezi jane kaqe te gezuar qe do shkojne para “drejtesise ” shqiptare???
Kultura ne cdo cast ka fituar, mbi antikulturen, sado qe jane munduar shume njerez qe vetem kulturen se njohin, te zbatojne ligjet e xhungles.
Eshte ekonomia, ajo qe sjell edhe dhunen, ne familje, ne shoqeri, prandaj duhet punuar ne cdo cast, rritjen e nivelit te jeteses, duke hapur vende pune.
U solidarizova me ate baba, qe protestoi duke gjuajtur me veze nje minister, u solidarizova me te, se nje prind e di se cdo te thote te kesh, nje djale te papune, qe ne cdo cast, mund te bjere pre e krimit te rruges.
Njereziz i ben te mire puna, prandaj zonja Rama, kerkoni tek burri juaj qe punesimin, ta kete detyren kryesore, se nga punesimi i shoqerise shqiptare, vjen edhe suksesi i nje qeverie.
A ka ndonjë Çil, ndonjë Çim, ndonjë Çan apo ndonjë Çup të Salih Shpellarit që të mund t’i verë në gojën e pistë të Saliut këto fjalë kaq të ndjera?
mese njerezore e ralle ne pacavuren politike shqiptare ,njerezisht njerezore ,paci fat edi e linda
Tani, punësimi prioritet apo drejtësia dhe ndëshkimi?
Qytetrimi do te thuash mbi barbarine..
Deri nga mesi me cuditi pak ky shkrim, ngjante si “rrefim ekzistecial” se sa artikull i zakonshem. Ne fund e kuptova … ishte-bashkebisedim gjate nje aktiviteti publik. Me preku sinqeriteti i kesaj zonje. S’kam moter e as vajze per te kuptuar marredheniet “me zemer”, por imagjinoj sa e veshtire eshte per prindin, sidomos te raport me VAJZEN. Pershkrimi “nena vetem tek dhoma hotelit” e vajza “qe ka dale ne jete”, eshte sh. i ndjere. Thuhet: nese do te dish karakterin e nje personi, shihe si sillet me Femijet e tij/saj.
Lexoj cdo jave nje autor, qe ka nje “cep ekzistencial” ne nje reviste te njohur. Per shume arsye: ka shkrim fin, eksperienca pa fund (sot thote kur po pija me Norman Mailer e neser, kur takova JFK) gjithmone i pa-predikueshem e t’shoh cfare skandali do beje tani. Asnjere nuk pajtohem ne idete dhe menyren si e sheh ai boten, por ka gallate kur lexon postuesit poshte artikujve te tij; kush do e abuzoje me shume, e si do e bejne kete rradhe. Ja rekomandoj nje shoku …dhe shpertheu: lexon ate idiot, konservativ-ekstrem, qe s’la njeri/ kombesi pa share? Pse? I them te gjitha arsyet…nuk u bind. Pse – nuk me besohet se lexon ate njeri – dua nje arsye me te mire. Mendohem pak e me kujtohet…kur gati po ftohesha me te, lexoj nje pjese qe me preku pa pase: Nje dite kish vendosur t’mos fliste per vete, pershkruan se si nga dritarja e guzhines ne New York permbi 20 vjet shihte djalin e komshiut duke u rritur. Qe nga cerdhja ne Universitet, provimet, si pruri te dashuren e pare ne shtepi, etj.Aty e pashe qe ky njeri ka zemer e ndjenje te thelle, shumica e asaj qe ben, e te qenit kontravers (sic) eshte me teper nje rol, qe te tjeret presin nga ai. Shokut tim, kjo ju duk me bindese.
Bashkohem me artikullin “dhuna ne familje” eshte nje fenomen mizor; jo se do zhduket ndonjehere por organet shtetrore duhet t’jene me aktive e te ndihmojne nenat/femijet ne nevoje. Femra per nga natyra ka dhembshurine, dashurine e vetsakrificen; qe asnje mashkull se arrin. Nje Shoqeri e pa-afte te mbroje Femren ne cdo nivel, familje/pune e kudo, eshte e destinur te rrije peng e mentalitetit agresiv, qe gjithmone kalon ne regresion e kosto te larte sociale. Ne cdo epoke e civilizim ne bote, zhvillimi ka qene ne perpjestim te drejte me te drejtat dhe kujdesin e treguar per vlerat e femres.
Krahasoni postimet e Saliut dhe shqipen e perdhunuar te tij, me rreshtat e zonjes Rama, shikoni se si edhe presja eshet ne vendin e vet, nje kujdes qe mund ta kene vetem njerezit qe kane dashuri dhe pergjegjesi per cka perfaqesojne.
Jam i bindur qe vetem duke lexuar kete shkrim, ndyrashet qe kane vrare e vjedhur, ndihen morracake. Ani pse mund te kene miliarda ne llogari bankare
Morrashët as e ndjejnë as e kuptojnë këtë gjuhë të fisme, ata kuptojnë vetëm gjuhën e majekrahit.
“Mbrëmja e ditës kur vajza hyri bashkë me të tjerët në konvikt, ndërsa unë qëndrova në një dhomë të vogël hoteli,…” Mund te na e kishe kursyer ketu, nuk lexova me tej…vajza me studime jashte shtetit dhe dhoma e vogel e hotelit. Dhomat e vogla pa yje jane nje ferr …me te vertete nuk e lexoj dot shkrimin…
Qofshin te nderuara te gjitha Nenat e Gjyshet, qe rrezatojne dashuri e miresi!
Jane fjale zemre, te sinqerta per te gjithe nenat qe mundohen dhe sakrifikojne te rrisin femijet, e qe me pas behen gjyshe per te rritur femijet e femijeve te tyre.
Deshira e madhe e jona eshte ta shohim Shqiperine te ndryshuar, per femijet tane qe te rriten e te punojne ne vendin e tyre. Te kontribojme te gjithe, me durim dhe force, duke ndare te miren nga e keqja, per nje te ardhme me te mire te brezave qe vine.
Nena eshte me e madhe sesa bota.Rrofshin nenat tona bujare dhe te dashura,ato qe ankohen pak dhe sakrifikojne shume.
Ne koken dhe shpirtin e kemi plot me helmin dhe balten qe ka shperndare ne venat tona berishizmi.
Ndaj e kemi kaq te veshtire te pastrohemi dhe te besojme tek njerezit qe flasin qarte dhe thjeshte. Kemi harruar te jemi njerez. Sa ligsht e ka goditur ky qelbesire e pandeshkuar shpirtin dhe moralin e ketij populli. Trishtim 🙁
Çifti Rama ka stil eshte i kohes eshte qytetar .Nena dhe babai i Edit jane njerez te thjeshte qe nuk i kan bere keq askujt. Kurse matane zhulsi, antiplumbi valixhja drurit, alieni qe nuk nginjet me pushtetin edhe kur e lyen ate me gjak. Neveri
Nepermjet ketij komenti dua te uroj gjithe grate, nenat e dashura dhe te shumevuajtura shqiptare, qe gjithe jeten ia kushtuan families dhe rritjes e edukimit te femijeve te tyre. Ato nena qe kane bere aq shume sakrifica per femijet e tyre. Ato qe u dhane bekimin femijeve te tyre te shkonin ne emigracion per nje jete me te mire. Ato nena qe, per hir te se ardhmes te femijeve, lane atdheun e tyre dhe u enden vendeve te botes duke sakrifikuan aq shume. Uroj qe te gjitha nenat shqiptare kudo ku jane: Gezuar Festen e Nenave, paci nje jete me te mire ashtu si gjithmone e keni merituar!
Pershendetje
Livia, Australi
Moderatoro
Nuk e ndihmon dot Ramen duke censurue komentet qe thone te verteten.Jeni te mjere ju dhe Rama.Vetem per prind dhe familje Rama nuk flet dot.Dielli me shoshe nuk mbulohet.
Ore ened puka, o i pa fytyre edhe ketu gjete me thene dicka te keqe per ramen??
Po kjo zonja nuk ka fol per poltik por per nenat shqipetare,mor ndyresire,
por ju klyshat e sales keshtu jeni qe te gjithe te ndyre.
Vetem nje gje harroj Linda Rama ne kete bashkbisedim , nuk falenderoj Berishen qe ne cdo momente ja permende familjen e Edit, dhe nga ana tjeter Berisha ka harruar ta kujtoje nene dhe babin e tij, kurre nuk i ze ne goje PSE ????
O pukjon prej Shkodret.
Ma kno iher at kongen e pukjonve,
kina pallate edhe hale
kina uzina e fabrika,
hej lum si na qi jetojm npuk.
Ja kom harru llafet, po ka qen kong me u dhi tu qesh.
Ti pukjono ke hy gabim ktuna, vrdho o pukjon ke Fahrija i 55 se agjitacion e propagandes, hajde se ktu o gazet per qytetar jo per shpellar.
E kina njonin me bo qyfyre sa mos me na morr msysh, kina Mark Ukun, prij Onglije, na del dhe na tepro, tjezer katunar shpellar, mvje keq, skina ven, jon te gjitha te xonme.
Hej tpast baca ty prej puke.
O njerez, keta jane te kamur dhe rrojne mire, ne te gjithe jemi ca te mjere qe na ka mbetur vetem ndershmeria dhe zbrazja neper forume. Po nuk pati drejtesi as fjalimi me i ndjere, nuk me ben te leviz as gishtin.
Kaq!
Emri i Linda Bashës, në mujet e fundit është përfolur shumë për konflikte interesi, qindra miliona lekë të pajustifikuara, akuza të ardhura në fillim nga familja Berisha e më pas të shndërruara në një listë prej shtatë pyetjesh të formuluara nga Partia Demokratike. Nuk di a ka asht dhan pergjigja per keto. Dita mos e censuroni
tershana, Linda e ka tregu edhe nje here qe eshte nje intelektuale e mirefillte,nje njeri me diapazon te gjere ,nje njeri qe pa ofenduar di te shpegoj shpifjet dhe mashtrimet e sales dhe te pjelles se tij,tani ashtu si LINDA le te na shpegojne milionat zonja argita qe i ka nga djersa e ketij populli,,,,, kush i ka lene pasuri asaj ftyre djegures ne Tirane qe nuk ka lene gje pa zaptuar.
Shqiperia duhet tu kthehet QYTETAREVE – sa me larg Shpellaret e VICIDOLLIT!
KESHTU DUHET TE JET NJE NEN KETO VLERA TE TRASMETOJ TEK FEMIJET E VET BRAVO
Z. LINDA!
Nje pershendetje boll e bukur, e me e rendesishmja se u duk si nje oshetime qe del nga shpirti i nje nene. Te kujdesemi te mos ta prekim zemren e nje NENE, shpirtin e nje gruaje me dhune.
Dhuna vetem deformon.Nena te tilla ka boll ne Shqiperi, prandaj edhe mesazhe te tilla jane sot te nevojshme.Shpresojme qe te kemi sa me shume Nena te tilla me bote dhe vlera shpirterore qe induktojne besim.Paci fat!
Qe eshte nje intelektuale, dakord, por qe me te shoqin Edi Ramen menaxhojne parate e fituara, me zgjuarsi, por me hile dhe kjo dihet per shume njerez. Linda eshte e zgjuar dhe me Gjushin e Durresit menaxhojne edhe fondet e investimeve nga Fondacioni Soros. Po eshte fjale embel dhe e zgjuar, i lumte, dhe di edhe te shperbleje ata qe e ndihmojne dhe nuk ndihen. Po kudo ndodh keshtu.
O MIMOZA, FONDET E SOROSIT NE NJE VIT JANE SA NJE FIRME E RAMES NE SHKRESEN ME TE LODHUR.. E KUPTON CA DUA TE THEM? NUK KA NEVOJE TE VJEDHI NJE GRUA KRYEMINISTRI DUKE U MARRE ME SOROSIN, NESE KA NDARE MENDJEN TE VJEDHI…
PO RAMA NUK ESHTE NGA ATA.
E sakte ,keto qe keni perjetuar ju zonja linda jane ndjenjat ,deshirat dhe mendimet e cdo nene qe kane perjetuar me femijet e tyre.,Ne kete rruge kane kaluar shume nena dhe femije.. Persa I perket kontributeve sociale po ashtu eshte cdo femer ,grua dhe nene mendon dhe vepron si ju . por…….. realiteti ne shqiperi ,problemet sociale jane tjeter jane shume me te veshtira se si e mendoni ,dhe e shprehni ju. jetojme ne nje ego maskiliste ne veshtiresi financare dikush qe eshte perpjekur si ju ka stopu sepse eshte perballur me veshtiresi me te medha, me papunesi dhe kur perfshihesh nga pasiguria ekonomike ke gjithshka . vuajtje , semundje, perbuzje, ndjen largimin dhe kthimin e kurrizit nga gjithshka qe e ke menduar se kane qene njerezit dhe miqte me te afert te tute etj fillojne problemet sociale Brenda familjes etjera e tjera qe do te nje kapitull te tere me shkrujt. do te prefereoja qe dhe te drejtohesha juve zonja me leter te beheshim dhe bashkebiseduese me disa pjese te grave dhe femrave per keto probleme dhe do ishte mire per te qene ju iniciatorja e ketij projekti,sepse mendoj qe keto shoqatata e tjera jane vec per perfitim material respekte dhe nga nje grua e thjeshte po intelektuale por me nje pervoje tjeter me te ashper se e juaj nen me tre femije ekonomiste me deshiren pere shkollimin real te femijve, me deshiren qe femijet te marrin nga jeta ate qe u takon dhe nepermjet veshtiresive do te doja qe ju ta lexonit komentin tim dhe ndoshta te komunikoja dhe me ju thjesht per ate qe u shpreha me siper .ju faleminderit per gjithshka qe shprehni
“Me mba pak kopilin sa te shaj ate kurven” eshte deviza e mbijeteses se salarinjve tane qe i kemi duartrokitur.Te gjithe jemi produkt i varietetit te fares se mbjelle dhe mejdidsit ku jemi rritur, nepermjet urtesise e miresise apo duke u ngerdheshur e bertitur,duke fyer e shpifur.Nuk perben asnje rrezik ne vetevete nje karakter i rrenuar, si i Salariut te shprishur edhe kur ne krye te pushtetit eshte ngjitur, por kur i shkojne pas turmat duke u zvarritur dhe vjedhesit e hajdutet perfitojne duke i njohur atij meriten,jemi duke perligjur, mjerimin, padrejtesine dhe friken.Ne keto vite tranzicioni kemi jetuar trgjikomedine dhe cirkun prej klouneve tane qe drejtuan politiken. Nje ze i bute, i nje nene te ditur, ne shkrimin me siper,na josh e na ngroh shpirtin, qe na e kane shembur, na e kane gerryer ngerdheshjet e gjemimet e kryekatilit.
Per sipershkruesin “Une” !
Ne shtepine e te varurit nuk oermendet litari, ne lagje kemi nje te semure jo per faj te vet por per mosdije te mjeksise dhe kur ndonje i thote o budalla ai i pafajshmi i kthehet: O rrot kujt i thu budalla ti.
Edhe Zonja LINDA nuk ka pse ti permendi prinderit saliut kur ai vet si permend ahere kuptohet me mire ajo shprehja e POPULLIT: Mo mir kishim bo nji M…T t’modh e ishin knoq pulat e mahalles se sa t’bom tyyyyy!!!!!!!!!!!!
Lavdrosh:Nuk kam as gje me z Rama po servilizmi juaj politik me nxiti ti themi dy fjal.Me qe paska te gjitha kto vlera pse nuk e perballoj martesen e pare,mire se Rama ka martesen e pest e nuk ka pse te diskutohet.
Ihshalla e ben njeri Ed Ramen kjo Linda Rama ( Basha ) apo Linda Basha ( Rama ), s”ka rendesi mbiemri pozite-opozite.
Nuk ka cti beje asnji gje Linda sps burrat shqiptare jan te gatur nga natyra nder shekuj te jene te eger inatcor ne kete mes bej pjes dhe un.edhe pse qo goca Tirones osht e mecme perpiqet te na sjelli nji imazh te ri per grate shqiptare.
te lumte EDI RAMA qe ke dit me zgjedh per grua dhe jo ate tjetren,por kjo eshte me kulture dhe e din te gjithe qe kjo rrjedh nga nje familje TIARANASE me kulture RRIFTE EDI RAMA QE KA ZGJEDH PER GRUA LINDA RAMA,por jo si Sali Berisha qe ka per grua nje serbe,kjo eshte nje grua qe i dhimbsen femijet jam shume dakorte me thenien e kesaj zonje te madhe LINDA RAMA
keshtu kjofsh gjithe jeten tende me be te mire per gjithe kende,lumte EDI RAMA qe tre ka ty per grua dhe jo ate RUDINA MAGJISTARIN qe nuk diti ta menaxhoje kete burre te mire.
Nje Zonje e vertete qe meriton respektin tone dhe nje grua e denje per Kryeministrin, te lumte Linda respekte.
Njerze qe me kulturen e tyre te zgjatin jeten e te rritin besimin tek e nesermia.Sigurishte ka te drejte Edi qe thote me ka trasformuar Linda.
Kur nisnin diskutimet me perjetimet nga vuajtjet e jetes se tyre te perditshme me vjen nder mend vargu i pare te Recitali i Malcorit te Migjenit. Te kuptohemi nuk po kerkoj heroin e vuajtur, por nuk dua leksione mbi krizen ekonomike nga njerez qe krize konsiderojne edukimin e femijeve ne perendim apo ne cilen zone te Bllokut do jetojne. Ky lloj PR po behet i lodhshem.
respektet me te medha per LINDA RAMEN dhe per RILINDJEN
bravo shoqja nexhmije. je e modhe!
Te nderuar komentues, Artikulli ka marre shume bravo dhe respekte prej jush. A mund te ma spjegoj ndonjeri se ku do te dali zonja Rama me kete tregim letrar kaq emocional?
Gjyshja ime thoshte fukarallek-maskarallek. Ne nje shtet ku nga 2,5 mil. – 1,5 milion diskutojne buken e gojes, populli ska vende pune dhe eshte i mbushur me borxhe, qe qeverite marrin per te jetuar ne standarte te larta, e per te cuar femijet te studiojne jashte, qe shumica e shqiptareve nuk i sheh as ne ender
Natyrisht qe preheri i gjyshes dhe i nenes eshte nje ngrohtesi dhe pasuri e jashtezakonshme, por sa femije ne Shqiperi kane fatin te shijojne keto te mira? Po te numerojme pak prinderit qe punojne gjithe diten ose largohen se nuk ushqejne dot femijet? Po femijet jetime te shume te vrareve? Po ata qe kane emigruar dhe nuk i njohin fare prinderit dhe gjysherit e tyre?
Morali i kesaj bisede eshte i vlefshem vetem per VIP-at, por edhe shumica e tyre fatkeqesisht nuk e kuptojne kete moral, se trurin dhe ndjenjat e tyre i ka erresuar pasurimi, karriera, perfitimi, imoraliteti. Shqiperia ka marre plage te renda, kemi gjera shume me te rendesishme per te bere dhe drejtimin e presim nga qeveria, e cila na detyron te punojme per te paguar rrogat e krimineleve qeveritare.
Po perse i bajni ditirambe bashkeshortes se monstres Rama qe asht njeriu ma i keq ne Tirane dhe ne politike, ma monstra qe do njoh historia jone politike keni me e pa dhe ka marre gjoja nje gru t’urte Tironese qe dhe kjo ban si p.d.raste!!!!!!!!!!!!!!Asnje pune nuk din me ba vec zgerdhihet si kurvat !!!!!!!!!!!
Kjo grua nuk di te flase dhe jo me te shkruaje korrekt dhe letrare, dhe ju komentues plaset duke i bere levdata dhe nderime. Zonje grua kjo nuke shte, qe di ti rregulloje llafet mire per te mbuluar ato perfitimiet e medha qe ka bere ne vite te tere, po per kete eshte shume e zgjuar, ja ka marre doren mire. Semundje e bute eshte. Aman mos publikoni me shkrimet e kesaj se u lodha shume ta lexoja dhe te kuptoja thelbin e saj, por me erdhi per te vjelle, hipokrite grua eshte shume pak te thua. Me se e studiovi jashte shtettin vajzen, me parate e kujt? Te sajat apo te baba SOROS-it…pse se shpuri ne universitetin e Tiranes si te tjeret dhe te mos mallenxheheshe aq shume ne ate dhomen e “vogel” qe pretendon ajo, apo ne vilat e saj qe po nderton, etj, etj, etj…..edhe pak kohe dhe ta degjoni si do shtohet pasuria e saj dhe sa shpejt, do tja kaloje edhe Monikas Kryezezas…..ketu do jemi. Aman syleshe ngelet.
Edhe ju lutem mund ta mesoni kete grua te flase dhe te shkruaje gramatiken korrekt, si psh, flaje si “meraqesh” apo “qyshse” nuk ekzistojne dhe nuk duhet te ekzistojne ne fjalorin tone, dhe jane teresisht gabim. Goxha intelektuale qenka!!
Nuk marr mundimin te lexoj pjesen tjeter te artikullit te saj. Kur isha ne shkolle me mesuan qe edhe gabimi me i vogel, qofte edhe aksidental ne te shkrojtur dhe ne gramatike ne Resume-ne time, do me kushtonte vendin e punes dhe te shkolles. Kurse kjo grua eshte skandal ne rrefimet e saj, me goje apo me shkrim.