Tiranë, i sëmuri dërgohet me makinë funerali në spital

redaktor

Një 80- vjeçar në gjendje tepër të rëndë është dërguar pasditen e djeshme në urgjencën e Infektivit, jo me ambulancë, por me makinë funeralesh. Ngjarja e pazakontë ka habitur mjekët, të cilët jashtë kamerave shprehen se nuk u kishte ndodhur më parë të shikonin një skenë të tillë. Mjekët mohojnë zërat se i moshuari ka humbur jetën nga virusi AH1N1 duke shtuar se po trajtohet në reanimacionin e infektivit dhe se vuan nga sëmundje kronike. Nuk bëhen të njohura arsyet e këtij veprimi dhe emri i të moshuarit.

Share This Article
1 Comment
  • Cfare ka per tu cuditur, ka qene me afer kohes kur duhej kjo makine dhe ka bere ate qe duhej, ka transportuar te semurin. Duhej nje mjet per ta transportuar te semurin sa me shpejt dhe ajo eshte gjendur. Per gjithcka cuditemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *