Elbasan, bie nga skela, vdes punëtori 21-vjeçar

redaktor

Një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi konsiderueshme teksa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, në zonën e ish-Metalurgjikut. I riu Enea Muço ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital. Sipas policisë shkak i aksidentit është mungesa e kushteve teknike në punë. Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor që nisi verifikimet për kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *