Ka gurgulluar nëpër website lajmesh një info e ardhur nga Presidenca, ku thuhet se kreu i Shtetit, Bujar Nishani, do mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, por që do e shkel pak ligjin duke ftuar në “mejdanin” e diskutimit për tritolin kërdibërës, edhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Nishani ka dhënë një argument për këtë, sipas së cilit, puna e do – pra situata e rëndë – që të jenë pjesë e analizës dhe Basha, afërmendsh duke e klasifikuar situatën të ngjashme me kushtet e një lufte, ku ca rregulla paqeje zhvlerësohen. Por kjo është çështje ekspertësh ushtarakë, që përcaktojnë varësisht situatave se ç`rregulla e ç`urdhëra nuk ja vlen të zbatohen, kur preken ekstremet e një konflikti.
E duket se Presidenti ka menduar si një Ushtarak në këtë rast, ndonëse kritikët e tij kanë tentuar ta ulin gjithnjë në gradë, duke e konsideruar thjesht një “kapter” politik, i vetëdënuar për të qëndruar gati-tu me grushte tek të qepurat e pantallonave, para “gjeneral” Berishës. Aspekt tjetër dhe jo pak i rëndësishëm i kësaj meseleje tjetër presidenciale, është se Basha, për të cilin Nishani po shkel ligjin, është vetëshpallur së fundi si një korife i Ligjit dhe i Kushtetues, duke i patur si “gjymtyrët” kryesore të çdo ligjërimi politik. E pra, është një provë e rëndë kjo për Bashën, se si do reagojë, se si do i përgjigjet ftesës së Presidentit. Nga njëra anë, kjo ngjan dhe si një mesazh cinik i Nishanit, se për tritolin përgjegjësi ka dhe…Basha!

Nishanlliu te therrase vetem Berishen dhe t’i lutet te heqe dore nga tritoli,duke e ‘.bindur,,
se tash nukjemi me ne vitet 90-te por ne 2014 ! Dhe t’i recitojne nje strofe te Don Kishotit:
-ketu prehet don Kishoti,
-ish aq i mire dhe aq i zoti,
-boten mbrapsht desh ta kthente,
-dhe me USHTE ta mberthente !
ahahaha sa ironik po aq dhe qesharak ky titull me mire te bejne nje orgji se partia e ketyre plerave i ka ne DNA poshtersite …
Po c’te fuse Nishani???
Ky eshte i kapur me material detyrimi dhe te dy keta po ja fusin Rames.
Hajde c’vete, Fazllici nuk rri dot pa informacion.
Tundu o Rame, TUNDU!
Ftesa per Z.Basha eshte tentativ e mjeruar per te demostrua pushtetin presidencal te Autorit te fteses ose porosi nga Tutori i Presidentit.
Ka nje dicka qe stonon ketu.
Sa here lexoj Siguri Kombetare truri ma perkthen ne Angl. “National Security” dhe mendon: sa fjale e rende eshte dhe sa qesharak te ben perkthimi i drejte. Siguria Kombetare. LE TE JAPIM DY ARSYE, te paren shpejt-e-shpejt, pse kjo nuk qendron.
1. Siguri Kombetare. Shqiptaret si KOMB jane ne 4 shtete kufitare (Mal i zi, Kosove, Maqedoni dhe Serbi) e per asnje pakice ne keto vende ne nuk mund te garantojme Siguri. a) se kemi ate mundesi/force. b) real-politika, e interesa te paleve me te forta se ne, nuk la lejojne te perzihemi. Kosmisioni i Sigurise Shteterore mund te jete me i sakte, sado pompoz duket (shpjogoj me vone)
P.sh. Britania, nje fuqi berthamore e me sistem te ndryshem Politik nga i yni, nuk e perdor termin Siguri Kombetare, por ka nje “grupim te kabinetit” qe quhet COBRA, (cabinet office briefing rooms- cobr) qe hyn ne aksion ne raste krizash nderkombetare, krizash regjionale, incidente dhe probleme me vend kur duhet manaxhim ndermjet agjensive te ndryshme.
1. National Security – Siguria Kombetare
________________________________
(kur lexon Z Braho e z Nishani, … jemi bere gazi i botes, te pakten ti veme pikat mbi I)
Ky eshte nje koncept Superfuqish (!) i lindur ne Amerike pas L2B, qe bazohej ne fuqine ushtarake, kalon me pas ne nje doktrine te zgjeruar, duke shtuar anen ekonomike te shtetit. Nga perkufizimi, te kete Siguri Kombetare nje shtet bazohet ne:
1) Sigurine Skonomike
2) Sigurine ne Burime Energjitike
3) Sigurine ne Mjedis (ambjentalizem)
Siguria Kombetare, si koncept nuk eshte thjesht ndermjet Shtetesh por dhe faktoreve jo-konvencionale: a) kartelet e droges b) korporatat nderkombetare c) organizatat jo-shteterore d) fatkeqesite natyrore dhe e)ngjarjet qe sjellin shkatrrimin e ambjentit.
Siguria Kombetare arrihet me ane te 5 faktoreve:
1) Fuqi Ushtarake,
2) Fuqi Ekonomike
3) Fuqi Politike
4) Projektim Force
5) Diplomaci.
Sociologu dhe shkencetari i politikes Harold Laswell, e thjeshtezon:
” dallimi me i qarte i Sigurise Kombetare eshte; te jesh i lire nga ndikimi i fuqive te huaja”
Ndersa nje profesor i Harvarditne 1990, e perkufizon keshtu:
“Siguria Kombtare…eshte kapaciteti per te kontrolluar kushtet e brendshme dhe te jashtme, qe Opinioni Publik i nje komuniteti beson se jane te domosdoshem per t’ju gezuar vete-vendsojes ose autonomise, zhvillimit dhe mireqenies”
Se fundmi te degjojme nga Kollegji iMbrojtjes se Indise, me shume per kuriozitet dhe jo te pyesim, se e kemi ne te njejten gje:
“Siguria Kombtare eshte nje perzierje e pershtatshme dhe agresive e pjekurise dhe qendrueshmerise politike, burimeve njerezore, kapacitetit dhe struktures ekonomike, kompetences ne teknologji, bazes industriale dhe burimetve natyrore, dhe ne fund e Forces ushtarake.”
—
Per hir te Lexuesit, Krenarise Kombetare, Gjuhes Shqipe, Realitetit dhe Forcen Aktuale te Shtetit Shqiptar (dobesine esktremete tij) gjeni nje koncept tjeter qe as :
* s’te vret veshin
* s’te ben qesharak.
Shq. eshte nje Shtet de juro ne perkufizim, de facto nuk e shtrin kontrollin ne te gjithe territorin, “provinca e Lazaratit” ne praktike eshte Autonome nga Shteti yne. K perfaqesuesi me i Dukshem i tij, OFICERI I POLICISE, nuk lejohet te hyje. Varferia dhe mungesat jane nje gje, sic eshte korrupsioni dhe humbja e shpreses tek Politika ditore; tallja dhe bufoneria jane dicka tjeter.
Kete (media/politika) mund te na e kurseni.
Me respekt,
Po ku “fut” dot i ngrati Nishan. Ai mezi pjerdh.
Jam me Markon por vetem pjeserisht. Vertet Nishanlliu mezi pjerdh, por pordhet ama gatuhen ne .. e tjeterkujt dhe pastaj ai mundohet ti pjerdhe me b…n e tij. I gjori ai.
Po te jete per te futme o ja ka fut Likja Edit o nuk ja ka fut njeri.
Kam menduar se ky EH do jet te 70 vjec.Po ky sikur ka lindur ne oborr te Stalinit e jo i H.
Nje njeri pa personalitet s;ka si te mare inicjativa te tilla pa patur nje shtyse . Anijen tashme ne fundosje nuk e shpeton dot as Nishani e as ai qe eshte mbrapa tij ,