Zbulohet baza e dytë e bombave, Mandrea i shiste për 1 mijë lekë

anazapta

Një tjetër bazë e prodhimit të bombave u zbulua dje nga policia në zonën e Lezhës, ndërsa në pranga ra një i dyshuar. Pas operacionit në Malësinë e Madhe ku u arrestua Taf Balilaj me 238 kallëpe tritoli, 100 granata dhe 150 detonatorë, u arrestua në Balldre edhe 47-vjeçari Ndrec Mandrea. Sipas policisë, Mandrea e kishte ngritur punishten në banesën e tij dhe vijonte aktivitetin prej dy muajsh. Informacionet e mbledhura nga agjentët në rrugë operative, se 47-vjeçari përgatiste bomba artizanale dhe i shiste me një çmim 1 mijë lekë, ka çuar policinë në fshatin Balldre. Mandrea nuk ka bërë rezistencë dhe është dorëzuar, ndërsa është shoqëruar edhe bashkëshortja e tij, që u mor në pyetje. Madrea ka pranuar se përgatiste bomba artizanale, por jo për qëllime kriminale, por për peshkim ose gurore. Kurse bashkëshortja e tij Gj. Mandrea, ka thënë se Ndreca me këtë zanat fitonte edhe bukën e gojës. Burime të policisë thanë për gazetën DITA se i dyshuari kryente aktivitetin prej disa muajsh, kishte dijeni rreth fushës së eksplozivëve dhe përgatitjes së bombave. Kurse gjatë kontrollit të banesës u gjetën edhe 5 kg nitrat amoni, të përzier me karburant dhe 12 kapsolla detonatore elektrike dhe fitila zjarrpërcjellës. Ekspertët thanë se nga përzierja e këtyre përbërësve kimikë prodhohej një bombë artizanale tip “Molotov”, por më e fuqishme nga ajo dhe madje vdekjeprurëse pasi kishte forcë goditëse si të një bombe me tritol. Aktualisht po kryhen edhe verifikime me vendngjarjet e ndryshme ku janë përdorur bomba të tilla me nitrat dhe karburant dhe me detonatorë për t’u aktivizuar. Policia tha se këto janë prodhime të sofistikuara, edhe pse në dukje të thjeshta. Krahasimi i gjurmëve të atentateve me lëndë plasëse gjatë muajve të fundit në vend do të zbulojë nëse Mandrea ka shitur ndonjë prej atyre bombave të prodhuara. Mësohet se çmimi për çdo bombë ishte i lirë, pasi edhe kostoja e prodhimit ishte e ulët. Mandrea, ashtu sikurse edhe Taf Balilaj dy ditë më parë, është mbrojtur duke thënë se nuk i shiste për vrasje, por kryesisht për peshkim dhe për të nxjerrë gurë në mal. Banorët i kërkonin të tilla bomba që i përdornin për nevojat e tyre dhe çdo bombë kushtonte 1 mijë lekë të reja. Policia tha se po vijon hetimet për identifikimin e personave të cilët 47-vjeçari ua kishte shitur bombat e prodhuara në mënyrë artizanale. Në Malësinë e Madhe u zbulua edhe një bazë tjetër me eksploziv mëngjesin e të martës, ku u arrestua 75 vjeçari Taf Balilaj në fshatin Kurtaj, u shpall në kërkim i biri dhe sekuestruan 238 kallëpe tritoli, 100 granata, 200 m fitil dhe 150 kapsolla, së bashku me 3 armë automatike.

 

Share This Article
4 Comments
  • kjo eshte shqiperia qe na la pas enveri&berisha pas jo 45 vitesh por pas 68 vitesh
    dhe tani keta demokratet e kane te lehte te bombat kane lulezuar. ……….megjithate jemi optimist se shqiperia dote rregullohet jo pa dhimbje………

    • demin maksimal per keto plehra… ushqyes te krimit….por demin maksimal duhet edhe per babain e krimit sali berishen dhe ushunjat e tij

  • Kurse bashkëshortja e tij Gj. Mandrea, ka thënë se Ndreca me këtë zanat fitonte edhe bukën e gojës. (artikulli)

    Fol po deshe! Nen nje llogjike te tille, cdo argument rrezohet.

    Mesa shihet a fundit qe e ka marre vesh (pas gjithe Malsise se Madhe) qenka Policia e Shtetit. Personi ben bomba “per peshk / a gurore” e njerezit shkojne si ne dyqan. (jo se mjeshtri eshte naiv, ai e di qe bomba-eshte-bombe. Kur i del nga dora…tjetri ben c’te doje me te. Sic dhe e di fare mire se Peshkimi me bomba denohet nga ligji. Me 1-2-3 shperthimet e para, puna Operative e Policise duhet ta kishte kapur kete “peshk” ne rrjete. Si ka mundesi qe nje person me aftesi te tilla, nuk ka qene i skeduar ne Polici?

    Ne nje Shtet paksi normal, Drejtoria e Policise ne Malsine se Madhe ka shume shpjegime per te dhene, e poste per te humbur. Gjithshka eshte tek deshmia e Gruas:

    “me kete zanat” = shtirje ne kohe = te gjithe e dine.

    SKANDAL!

  • Ky fakt i deshmuar nga e shoqja e prodhuesit te ketyre materjaleve shperthyese eshte shume fyese per cilindo qe e degjon,njelloj sikur te jetosh ne xhungel, jo ne nje shtet normal me ligje e rregulla
    E Dhimbeshme !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *