Një ditë para 7 Marsit, Ditës së Mësuesve, Kryeministri Edi Rama priti në godinën e qeverisë një përfaqësi të tyre, përballë të cilëve shpalosi programin e qeverisë për arsimin.
Kryeministri tha se qeveria do ta vazhdojë reformat për transformimin e sistemit arsimor, që kanë nisur me procesin e zgjedhjeve në drejtoritë rajonale dhe ato të shkollave.
“Do të vazhdojmë punën për transformimin e sistemit arsimor. Ju tashmë jeni dëshmitarë të procesit të zgjedhjes në drejtoritë arsimore”, tha Rama.
Katër përqind, sipas Ramës, është rritja reale e pagës mesatare për të gjithë arsimtarët të cilës i shtohet edhe taksimi progresiv që përfshin të gjithë këtë sektor, por jo vetëm kaq.
“Këtë vit kemi një rritje reale të pagës në 4 përqind si rritje mesatare për 40 mijë punonjësit e arsimit. Një fazë e re do të hapet me nisjen e projektit të shkollave komunitare. Cdo reformë, sidomos ajo në arsim, duhet të ndërtohet përmes një dialogu. Të ruajmë me përkushtim mësuesit me përvojë, si burime njerëzore. Do ketë vlerësime dhe bonuse për mësuesit me rezultate të larta”, tha Rama.

Edi mor djale i mbare,ti po mundohesh vertete dhe dukesh i lodhur. Beje mendjen top se nuk mund ti besh dot te tera vete. Hiqe ate kukumjacken Lindita Nikolla se vetem po te turperon dhe ver ndonje djale apo vajze te re qe te nderoje ty dhe Qeverine tone. Pune te mbare
Urimi sot me 7 Mars, shkon per te gjithe arsimtaret, kudo ku jane, vecanerisht per ata arsimtare qe e kryen me nder detyren e shenjte te mesuesit dhe sot jane pensioniste te nderuar.
GEZUAR FESTEN.
ke nostalgji per mesuesit e tuj e qaf derr eeh,edhe un kam shum sidomos per kujdestaren e tetvjecares sa njeri i shenjt qe ka qene .Gezuar Festen ..
Rama mund te kete nostalgji, por kete qe po ben me arsimin eshte lemeri. Shikoni cfare po ndodh me Inspektoratin Shteteror te Arsimit. O zot, a arrijme dot ne nivelet e somalise? Ka shume gjasa qe te jemi prane fiseve Honolulu.
Turp, turp per Riindjen e rames.
Mbase do ishte me mire mesejeta e sales.