Koncesioni i dhënë nga qeveria për ndërtimin e Hidrocentralit të Langaricës po ofron një prapaskenë korruptive dhe antiligjore që përfshin shumë zyrtarë të lartë. Disa shkresa zyrtare të siguruara nga DITA sugjerojnë se edhe vetë qeveritarët më të lartë por dhe vetë kompania që aplikoi për ndërtimin e hidrocentralit kanë qenë mëse të ndërgjegjshëm se ishin duke tejkaluar ligjin në mënyrë arbitrare.
Por le t’ia nisim nga fillimi. Kompania “Langarica&Energy” në vitin 2007 me vendim qeverie mori të drejtën për të nisur ndërtimin e një hidrocentrali që do të shfrytëzonte ujërat e lumit të Langaricës në Përmet. Por në vitin 2008, po me vendim qeverie, zona e Bredhit të Hotovës shpallet Park Kombëtar, aty përfshihet dhe zona e koncesionit të Langaricës. Madje ujërat e lumit të Langaricës shfrytëzohen në disa territore dhe për “banja termale” sikurse furnizojnë dhe kanionin e Përmetit. Pra, Langarica përfaqësonte një zonë të mbrojtur posaçërisht brenda këtij Parku kombëtar. Aq e rëndësishme ishte zona dhe lumi i Langaricës sa që në vendimin e qeverisë “ujërat termale” përmendeshin në një kapitull të veçantë të vendimit.
Duke qenë se në vitin 2008 kjo zonë u shpall Park Kombëtar, procedura për ndërtimin e hidrocentralit u ndërpre pasi asnjë autoritet lokal apo qeveritar nuk mund të pajiste me leje kompaninë për të operuar aty. Por këtu fillon dhe loja.
Ndërhyrjet nga lart
Nga viti 2008 deri në vitin 2011, pra për dy vite kompania nuk operonte dot për shkak se zona u shpall Park Kombëtar. Por duket se gjërat kanë nisur të lëvizin në vitin 2011. Një “dorë imponuese” duket se ka vënë në lëvizje edhe qeveritarët më të lartë shqiptarë por edhe përfaqësuesit e pushtetit vendor në Gjirokastër.

Një shkresë e dërguar nga kompania koncesionare për ish-ministrin e mjedisit Fatmir Mediu(Faximile 1) më 22 Shtator 2011 zbulon se kompania e kishte me shumë problem që po operonte në një zonë të mbrojtur dhe i kërkonte ministrit Mediu një “leje të posaçme” mjedisore që i hapte asaj rrugën për të vazhduar punimet. Këtë leje Mediu ia dha kompanisë në fjalë. Ndonëse ligji e detyronte Mediun që ta trajtonte zonën si Park Kombëtar, ku ndalohet rreptësisht kryerja e këtij aktiviteti, Mediu zgjodhi të mbajë anën e kompanisë private. Por kompania gjeti rrugë të lirë dhe në strukturat lokale në Përmet dhe Gjirokastër ku siguroi disa leje dhe atje. Një zyrtar në Bashkinë e Gjirokastrës informoi DITA-n se edhe këto leje nuk janë marrë rastësisht nga kompania. “ Disa deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike për dy vite me radhë kanë ardhur dhe kanë lobuar për ndërtimin e këtij hidrocentrali madje shpesh dhe duke bërë presione. Ne të gjithë e dinim se aty po ndërtonte Ilir Trebicka edhe pse na thoshin se bëhet fjalë për një kompani austriake.

saj në kohën rekord të 5 muajve në vit
Kompania e ka marrë lejen dhe në Këshillin e Qarkut të Gjirokastrës, por e ka marrë pas shumë presioneve që u bënë nga lart pasi në vitin 2011 nisën të ndërhynin dhe politikanë nga Tirana që Këshilli i Qarkut të Gjirokastrës ta miratonte lejen për ndërtimin e këtij koncesioni. Është totalisht e paligjshme por ja që u bë”, – deklaroi për DITA një zyrtar i Bashkisë së Gjirokastrës.
Dokumentet tregojnë(Faximile 2) se kompania për dy vite nuk ka mundur dot të kryejë procedura në shtet, por gjithçka është vënë në lëvizje vetëm në vitin 2011.
Kompania pranon dëmet

Në një plan-projekt(Faximile 3) që kompania shqiptaro-austriake Langarica&Energy” e lidhur me Ilir Trebickën i dërgon ministrisë së Mjedisit, në kapitullin e impakteve që pritej të shkaktonte ndërtimi i hidrocentralit kompania shprehet se do të pakësoheshin dukshëm ujërat e zonës dhe se ishin të pritshme edhe konflikte në të ardhmen me fshatarët e zonës për këtë problem.
Nga ana tjetër kompania thoshte se do të linte vetëm një sasi tepër të vogël të ujërave të lumit pa shfrytëzuar duke zbatuar një normë të BE-së të zgjedhur nga vetë ajo, pasi sipas kompanisë legjislacioni shqiptar nuk parashikonte qartë masën e shfrytëzimit. Në fakt, legjislacioni shqiptar e ndalonte rreptësisht këtë kompani që të operonte në atë zonë me aktivitet industrial të prodhimit të energjisë elektrike. Kompania nuk përmend fare efektet që do të kishte mbi ujërat termale dhe tharjen e tyre apo dhe tharjen e kanionit të Përmetit. Por nga ana e ministrisë së Mjedisit nuk iu bë asnjë oponencë këtij projekti të kompanisë. Të gjithë mbyllën sytë. Një ish-zyrtar e ka shpjegimin dhe për këtë: “ Për dy vite disa drejtorë në ministrinë e Mjedisit kanë refuzuar të japin lejet për këtë kompani sepse ishte e qartë që prej vitit 2008 se ajo zonë ishte rreptësisht e mbrojtur si Park Kombëtar. Por më pas në vitin 2011, gjithçka u mbyll me shpejtësi dhe është evidente se ministri Mediu e ka favorizuar në shkelje të hapur të ligjit kompaninë e Trebickës”, – tregon një ish-punonjës i administratës Berisha.
* * *
Vendimi i Berishës e shpalli Park Kombëtar Bredhin e Hotovës
Një vendim i 17 Dhjetorit të vitit 2008 i qeverisë Berisha e shpall në mënyrë të qartë dhe përfundimtare si zonë të mbrojtur dhe Park Kombëtar Bredhin e Hotovës së Përmetit. Ky vendim i qeverisë ndër të tjera përcakton dhe përmend në mënyrë të posaçme dhe “ujërat termale”. Këto ujëra janë pikërisht ujëra që rrjedhin nga lumi i langaricës i cili tashmë pritet t’i nënshtrohet procesit industrial për prodhimin e energjisë elektrike. Ky vendim i qeverisë Berisha e kthen të gjithë skemën e dhënies së këtij koncesioni në një shkelje ligjore arbitrare, pasi në asnjë rast në zona të mbrojtura nuk mund të lejohen aktivitete të natyrës industriale. Më poshtë DITA ofron të plotë vendimin e qeverisë të vitit 2008 për shpalljen e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovë:
Vendim
Nr.1631, datë 17.12.2008
Për shpalljen “Park kombëtar” të ekosistemit natyror bredhi i hotovës-Dangëlli me sipërfaqe të zgjeruar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 1, shkronja “b”, 6 e 13, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
1. Shpalljen “Park kombëtar” të ekosistemit natyror Bredhi i Hotovës-Dangëlli, me sipërfaqe të zgjeruar, sipas përcaktimeve në hartën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. “Parku Kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ka një sipërfaqe të përgjithshme 34 361.05 (tridhjetë e katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një presje zero pesë) ha, ku pjesën kryesore të territorit e zënë sipërfaqet pyjore, të ndjekura nga sipërfaqet kullosore, bujqësore, joprodhuese, shkëmbore dhe sipërfaqe troje, sipas tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. “Parku kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli ndahet në katër nënzona ruajtjeje e administrimi, si më poshtë vijon:
a) Zona qendror, me sipërfaqe 2.888.69 ha (e shënuar në hartë me “ZQ”), përfshin habitatet kryesore natyrore të Bredhit të Hotovës. Ajo përcaktohet si zonë me vlera të larta, për natyrën dhe biodiversitetin dhe në të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes, që siguron një territor të pashqetësuar.
b) Zona e përdorimit të qëndrueshëm, me sipërfaqe 18 922.50 ha (e shënuar në hartë me “ZPQ”). Në këtë zonë përfshihen habitate, pyjore e kullosore, pothuajse përreth zonës qendrore, për të cilën ajo shërben si zonë buferike. Në këtë zonë lejohen veprimtaritë ekonomike sezonale (si kullotja, grumbullimi i bimëve mjekësore, prodhimeve të dytë të pyllit), të cilat nuk cenojnë integritetin ekologjik të ekosistemit dhe ushtrohen vetëm me leje mjedisi. Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes.
c) Zona rekreative, me sipërfaqe 80.28 ha (e shënuar në hartë me “ZR”), përbën zonën me mundësi rekreative, në natyrë të hapur, në përputhje me funksionet e zonës së mbrojtur, vlerat ekologjike, të peizazhit dhe vlerat turistike e kulturore. Në këtë zonë përfshihen pjesët pyjore, livadhet dhe toka bujqësore në masivin pyjor të Bredhit të Hotovës dhe banjat termale. Në zonën rekreative zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes.
ç) Zona e përdorimit tradicional, me sipërfaqe 12 469.58 ha (e shënuar në hartë me “ZPT”), mundëson vazhdimin e veprimtarive tradicionale dhe ekonomike, dhe në këtë zonë mund të ushtrohen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me leje mjedisi, dhe, për rastet e trashëgimisë kulturore, me leje nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe shërbimi arkeologjik. Në këtë zonë përfshihen territoret bujqësore, ujore e disa toka, me bimësi pyjore, ato rreth qendrave të banuara, kryesisht të përdorura nga banorët. Në zonën e përdorimit tradicional zbatohet shkalla e katërt e mbrojtjes.
5. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministritë e tjera të linjës, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore, me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të hartojnë planin e menaxhimit të “Parkut kombëtar”.
6. Administrata ekzistuese e zonës së mbrojtur dhe e sektorit pyjor të qendrës (DSHP Përmet) kryejnë funksionet e administratës së “Parkut kombëtar” Bredhi i Hotovës-Dangëlli.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe organet përkatëse të qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Kryeministri
Sali Berisha

me duket se ky thatmiri eshte akoma deputet…a ka turp me te madh per ne, a ka tallje me te madhe per ne qe keto kriminele qe vrane e shkaterruan, si p.sh. ne gerdec…qe vodhen cfarejundoli perpara qe edheper zonat e mbrojturavmeligjmnuk pyeten fare duke habiturdhe perfituesit , austriake ne kete rast , perte cilet natyra eshte e shenjte….a ka tallje me te madhe per ne qe keto kriminele jane akoma deputeter dhe marrim nje nga rrogat mete larta ne vend perseri nga taksat tona……cohuni shqiptare ndihmoni ne pastrimin e shqiperise nga plehra te tilla. kane punuar veten per vjedhje vreasje e shkaterrim dhe kanemenduar vetem e vetem si te shpetojne pasi te bienin nga fiku (pushteti), duhe na lene nje shqiperi temjere e te sabotuar nga te gjitha anet e per ironi ja hedhi te gjitha fajet qeverise se re. cohune mor ju qe u ngruitet kundra armeve kimike cohune ku jemi a ka plehra me te medha e me kanceroze sese keto horra me sali berishen ne krye qe akoma komandojne krimion dhe kriminelet ne kete vend….kujtojne se populli nuk e di dhe nuk e kupton strategjine e tyre te zeze
Ne burg dhe ky kelyshi i saliut. PD dhe PR parti hajdutesh dhe kriminelesh. Keta hajdute e kane baterdisur dhe kane bere gjera shume te ndyra per kete vend te vogel. Por nuk ju vjen keq fare, se kane bere miliona euro dhe e bejne jeten edhe ne nje vend tjeter.
JU LUMTE PER KETO SHKRESA TE GJETURA ATEHERE QEVERIA RAMA BEJE AKT AKUZEN PER FATMIR MEDIU DHE TI KALOJE PROKURORISE SHQIPETARE..
Te rraset ne Burg ky spurdhjak i ndyre ! Shet edhe mend per ”miqt qe ka ,, ky myteber !
Le te rrije urte Rama sic ka bere deri tani.
Edi Rama duhet qe te pakten deri ne qershor, te kete shkarkuar, te gjithe kupolen e drejtesise dhe po i vuri shkopinj ne rrota kapteri president, me 84 vota, ta shkarkoje edhe kapterin si te paafte.
Presidenti duhet te jete i afte me te dyja duart, se ajo dore qe eshte e afte, kap edhe ate mikun kur shkon ne vc dhe ndoshta si lan duart dhe si pasoje, shkakton ndonje epidemi nderkombetare, kur shtrengon duart me te huajt dhe boja na ka dale prej saliut per shume bema, por te pakten te ruajme fytyren, qe mos te na akuzojne edhe si pisanjose, se kapterri thote qe jam perfaqesuesi i gjithe shqiptareve.
PO CBEN SHTETI??PSE VAZHDON TE JETE I KORRUPTUAR SI QEVERIA E SALIUT!!!
ehh kur ishte salih berisha ishte me ndyshe….
O zoterinj kryetare te shoqatave te Parmeti ne jeni gjalle, ngrini popullin ne kembe se ka mbetur jetim e mroni teritorin e atij rrethi me se pari Luginene Voses me Bredhin e Benjen Monumente kulture.
Ngrini popullin ju se qeveria sa deputetet nuk kane kohe se punojne per interesat e tyre personale.Foli sa ju bllokua zeri Kastriot bezati ne e mer te shoqates pemeti,po zeri tij perfundoi ne shkrtetire.Mo e lini vetemngrihuni Kudo qofshi. Deri emigrantet kudo qe jane te ngrihen ne protesta ne mbrojtie te kesaj zone jetesore jo vetem per PERMETIN.
E dime qe kryetarin e permetit e kemi te partise demokratike,sa influencen e forcave anti shqiptare te lidhur me greqine per interesa te castit.Priuani Duart me nje levizie te pergjitheshme. keto jo vetem ne Torane.
KU jane premtimet e kryeministrit sa Ministres Kultures per Permetij dhe DANGELLI_Shqerine.
Ngrihuni o njerez te MUNDUAR megjithse dihet URTESIA e permetareve. Naimjanet ku jane?!
Sa here kemi ngritur zerin dhe s’na degjohet.Mire kur ishte VICIDOLI po tani e tre vjet c’behet?!(me falni se permeti e ka PD. si kryesim..)
Guri Bletes me Sanjoven.